Autor: Suad Avdiu
Me rastin e 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, zëvendëskryeministri i parë shqiptar në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka uruar popullin amerikan, duke theksuar miqësinë e fortë mes shqiptarëve dhe SHBA-së. Në mesazhin e tij, Mexhiti shkroi:“Qoftë e përjetshme miqësia me SHBA-në! Urime Ditëlindja e 249-të!” Ai tha se SHBA ka luajtur një rol të rëndësishëm për paqen dhe zhvillimin në rajon, si dhe për mbështetjen e shqiptarëve në rrugën drejt barazisë dhe drejtësisë. Bashkë me Mexhitin, në ceremoninë festive morën pjesë edhe përfaqësues të tjerë të koalicionit VLEN, Bilall Kasami, Zeqirja Ibrahimi…
Në zgjedhjet lokale të vjeshtës në Maqedoninë e Veriut partitë politike shqiptare dhe koalicionet ende nuk kanë zbardhur emrat e kandidatëve për kryetar komunash. Ndërkohë, në garë për këto zgjedhje tashmë do të ketë edhe kandidatë të pavarur. Një nga të parët që ka publikuar dhe zyrtarizuar kandidimin është Mendi Qyra, biznesmeni i sukseshëm strugan dhe kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore. Por përpos tij, për herë të parë pritet të ketë më shumë kandidatë të pavarur. Ndër të përmenden garimi i sërishëm i kryetarit të komunës së Studeniçanit, Azem Sadiku. Përpos tij do të ketë kandidat edhe në…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, është takuar sot me Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Ata kanë qenë të shoqëruar së bashku nëpër Çarshinë e Vjetër në Shkup. Pas shëtitjes në këtë zonë, Taravari dhe Rama janë ulur për drekë në një nga lokalet tradicionale të Çarshisë, në një atmosferë miqësore dhe të ngrohtë. Ende nuk ka detaje nëse takimi kishte karakter politik apo ishte thjesht një takim shoqëror, por prania e dy figurave të njohura politike ka ngjallur interes në opinionin publik dhe mediat lokale
Sot u nda nga jeta profesori i mirënjohur Visar Limani nga Kumanova. Kontributi i tij në historinë e arsimit padyshim që do të lërë shenja për shumë gjatë. Prof. Visar Limani ligjëroi lëndën e Historisë në Gjimnazin e Kumanovës, dhe përcolli breza me radhë e që sot ky lajm i hidhur preku familjarët, miqtë dhe çdo nxënës të tij. Ngushëllimet e përzemërta familjes dhe çdokujt që njohu nga afër njeriun me shumë vlera./Televizioni News
Tre autobusë dhe një furgon u dogjën mbrëmë në një parking në dalje të Koçanit pranë një pompe benzine pranë Orizarës. Sipas MPB-së, zjarri u shua nga Njësia Territoriale e Zjarrfikësve nga Shtipi, ndërsa nuk pati të lënduar. Një ekip nga Departamenti i Zjarrfikësve të Koçanit do të kryejë inspektim gjatë ditës për të përcaktuar shkaqet e zjarrit.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, para fillimit të takimit të liderëve të Ballkanit Perëndimor në Shkup për Planin e Rritjes të Bashkimit Evropian, ka folur shkurt për media. Ai tha se në darkën e mbrëmshme me liderët rajonal dhe përfaqësuesit e unionit evropian kanë diskutuar për Planin e Rritjes së BE-së për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, mirëpo nuk dha detaje për një gjë të tillë. Plani i Rritjes është një kornizë e re e BE-së për përshpejtimin e reformave për integrim evropian të tërë rajonit, që kombinon reformat me kontribut të drejtpërdrejtë financiar nga fondet e BE-së…
Kryeminsitri i Shqipërisë, Edi Rama nga Shkupi ku po mbahet samiti i liderëve BE-Ballkani Perëndimor, theksoi se kurrë nuk kemi qenë më afër BE-së, transmeton TV21. Tutje, Rama në deklaratë për media tha se ka atmosferë pozitive, por shtoi se do të përmbushen të gjitha detyrimet në afatet e parapara së bashku me Komisionin Europian. “Kurrë nuk kemi qenë më afër realizimit të një aspirate shumë shekullore. Dhe nga ana tjetër më vjen mirë që ka një atmosferë të përgjithshme pozitive në këtë drejtim. Jemi shumë afër. Nuk kemi qenë asnjëherë më afër, dhe besoj shumë që ne do t’i…
“Forca jonë qëndron në unitetin dhe stabilitetin përmes forcimit të marrëdhënieve me fqinjët tanë dhe Bashkimin Evropian, përmes hapjes së tregjeve të reja, vendeve të reja të punës, miqësive të reja, heqjes së barrierave në tregti, përmirësimit të infrastrukturës dhe rritjes së investimeve”, tha kryeministri Hristijan Mickoski sot në hapjen e samitit të liderëve BE-Ballkani Perëndimor kushtuar Planit të Rritjes. “Rajoni është pjesë vitale e të ardhmes së BE. Ballkani Perëndimor është rajon ambicioz, por shpesh herë i lënë nën hije me narrativa të vonimeve. Por kur shoh këtu, shoh tregim tjetër, regjion që dëshiron të përparojë. Ky samit i…
Një person është vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur pas një sulmi me thikë që ndodhi herët në mëngjes në një kompani në Gjermaninë jug-qendrore. Sipas raportimeve të mediave të huaja, incidenti ndodhi në ambientet e kompanisë së shërbimeve Ueberlandwerk Rhoen, e cila ndodhet në Rrugën Sondheimer në qytetin bavarez Mellrichstadt. Policia dhe ndihma e shpejtë u përgjigjën menjëherë pas njoftimit për sulmin. Gazeta gjermane Bild raportoi se viktima kishte ndërruar jetë si pasojë e plagëve të shumta me thikë në pjesën e sipërme të trupit, përfshirë qafën, përcjell Insajderi. Një zëdhënës i kompanisë refuzoi të komentojë për ngjarjen, ndërsa…
Prokuroria Themelore Publike në Manastir ka filluar procedurë kundër një personi për të cilin ekziston dyshim i bazuar se ka kryer vepër penale – “Sulm ndaj punonjësit shëndetësor dhe asistentit shëndetësor gjatë kryerjes së aktiviteteve shëndetësore”, si dhe vepër penale – “Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së punëve të sigurisë”. “Më 29 qershor, në një kazino në Manastir, i dyshuari fillimisht sulmoi një mjek nga shërbimi i urgjencës mjekësore i cili po i ofronte ndihmë mjekësore. Ai e goditi me grusht dhe i shkaktoi lëndime trupore. Pasi iu dha ndihma mjekësore, i dyshuari u transferua në Spitalin Klinik IPSH…
