Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Alarm në një shkollë në Kroaci: Nxënësi dyshohet se ka kërcënuar bashkëmoshatarët

26 Nëntor, 2026

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

26 Nëntor, 2026

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

26 Nëntor, 2026

Mbi dy muaj nga shpallja e dënimeve, Specialja tregon pse ende nuk ka publikuar aktgjykimin e plotë për ish-krerët e UÇK-së

26 Nëntor, 2026

Kuvendi ndan 61 mijë euro për Komisionin që do të hetojë rrethanat e vrasjes së Arlinda Zekajt

26 Nëntor, 2026

Gashi: Ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen nga dhuna në familje presin mendimin e Qeverisë

26 Nëntor, 2026

Sali: Plani i Rritjes po sjell rezultate konkrete dhe po përshpejton integrimin evropian

26 Nëntor, 2026

Cigaret do të shtrenjtohen në Maqedoni, plani për të ulur duhanpirjen

26 Nëntor, 2026

Edhe me dy rroga, vështirë deri në fund të muajit!

26 Nëntor, 2026

Mbi 4.500 përfitues të parregullt të ndihmës sociale, Mickoski: Gjysmë miliard denarë shkonin çdo vit te personat që nuk kishin të drejtë

26 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 26 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

ASh: Një vit dështim, një vit nënçmim, një vit degradim – vetëm përkthim VMRO–Shqip

Suad AvdiuBy Suad Avdiu5 Korrik, 2025 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ekspozimi i sajuar i eksponentëve të të ashtuquajturit VLEN, për të paraqitur kinse arritjet e tyre në një vit qeverisje, u karakterizua nga kontradikta, konspiracione, të pavërteta dhe ikje nga përgjegjësia. Eksponentët e këtij grupacioni nuk përmendën asnjë nga premtimet elektorale të realizuara gjatë vitit të parë të qeverisjes, por përkthyen si të tyret projektet e realizuara nga patroni i tyre – VMRO-DPMNE. Folën për Bashkimin Evropian, por nuk treguan pse nuk u realizuan ndryshimet kushtetuese, as pas një viti qeverisje. U lavdëruan me kredinë hungareze, por nuk thanë asgjë për vërejtjen e raportit të Komisionit Evropian, i cili thekson se kredia kishte prejardhje nga Kina. Folën për raporte të mira me BE-në, por nuk përmendën asnjë fjalë për raportin e KE-së, që flet qartë për ndikimin e ashpër të projektit “Bota Serbe” gjatë qeverisjes së VMRO-DPMNE-së – ku ata vetë sillen si argatë dhe vazalë. Folën për raporte të mira me BE-në, por nuk përmendën që shteti ka humbur pothuajse 40 milionë euro nga Plani për Rritje i Bashkimit Evropian. Ato ishin të destinuara për mbështetjen e reformave që ndikojnë drejtpërdrejt në ekonominë, energjetikën, arsimin dhe standardin jetësor të qytetarëve, për çka u tha se çdo gjë është perfekte. Përmendën hidrocentrale, por nuk u tha asgjë se përse Ministria e Energjisë ka marrë vlerësim negativ nga Brukseli për reformat që duhej të zbatoheshin deri në dhjetor 2024, duke e lënë shtetin pa 2.1 milionë euro. E njëjta ministri nuk i ka përmbushur as detyrimet për qershor 2025, duke humbur edhe të paktën 10 milionë euro të tjera nga fondet e BE-së. Folën për moral dhe luftën kundër korrupsionit, ndërkohë që përfaqësues të tyre në Çair dhe Tetovë denoncohen përditë për uzurpim të pronës publike, falsifikime dhe mafie urbane. Folën për shërbesë ndaj qytetarëve, por nuk përmendën se sa shqiptarë janë të papunë e sa janë të nënshtruar përballë arrogancës së pushtetit. Folën për raporte të mira me Shqipërinë, por nuk treguan pse kryeministri shqiptar i ka fshirë nga agjenda e tij. Derisa Bilall Kasami ofendon rëndë ambasadorin Denion Meidani, Zeqirja Ibrahimi, në anën tjetër, e pranon kontributin e tij dhe suksesin për Shkollën e Nerovës ia dedikon pikërisht ambasadorit. U morën me projekte që nuk u shihet as fillimi, lëre më fundi. Folën për kredi miliardëshe, subvencione dhe fonde që qytetari shqiptar nuk i sheh dhe nuk i prek. Folën për Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat – një dokument që është kritikuar edhe nga ekspertë shqiptarë të grupit punues – por nuk morën përgjegjësi për të treguar se kur do të fuqizohet ky ligj i mangët në Kuvendin Republikan. Folën me superlativa për punën e tyre, por nuk thanë sa shqiptarë janë punësuar dhe sa maqedonas, gjatë kësaj qeverisjeje të nënshtrimit. Nuk folën për projektet e shoqatave serbe që i mbështet Ivan Stoilkoviç me paratë edhe të taksapaguesve shqiptarë. Nuk treguan se sa projekte janë ndarë për shoqatat shqiptare. Folën për jetë dhe standard të përmirësuar – një realitet që qytetari shqiptar nuk e sheh. Nëse është përmirësuar standardi i zyrtarëve të VLEN-it, kjo nuk do të thotë se qytetarët janë të kënaqur.

Lexuar: 25

Lajme te ngjashme

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

Gashi: Ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen nga dhuna në familje presin mendimin e Qeverisë

Sali: Plani i Rritjes po sjell rezultate konkrete dhe po përshpejton integrimin evropian

Cigaret do të shtrenjtohen në Maqedoni, plani për të ulur duhanpirjen

Edhe me dy rroga, vështirë deri në fund të muajit!

Lajmet e fundit

Alarm në një shkollë në Kroaci: Nxënësi dyshohet se ka kërcënuar bashkëmoshatarët

26 Nëntor, 2026

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

26 Nëntor, 2026

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

26 Nëntor, 2026

Mbi dy muaj nga shpallja e dënimeve, Specialja tregon pse ende nuk ka publikuar aktgjykimin e plotë për ish-krerët e UÇK-së

26 Nëntor, 2026

Kuvendi ndan 61 mijë euro për Komisionin që do të hetojë rrethanat e vrasjes së Arlinda Zekajt

26 Nëntor, 2026

Gashi: Ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen nga dhuna në familje presin mendimin e Qeverisë

26 Nëntor, 2026

Sali: Plani i Rritjes po sjell rezultate konkrete dhe po përshpejton integrimin evropian

26 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.