Autor: Suad Avdiu
Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se zgjedhjet e ardhshme lokale nuk janë thjesht një garë për qeverisjen komunale, ato janë një referendum politik për të ardhmen strategjike të vendit dhe për orientimin e tij drejt familjes evropiane. “Sot, më shumë se kurrë, është e qartë se beteja për komunat është betejë për shtetin. Raporti më i fundit i miratuar nga Parlamenti Evropian, me shumicën dërrmuese prej 461 eurodeputetësh nga të gjitha grupimet politike, e konfirmon zyrtarisht se Maqedonia e Veriut po ekspozohet gjithnjë e më tepër ndaj ndikimeve destabilizuese të Serbisë dhe Rusisë, pjesë e projektit gjeopolitik të ashtuquajtur ‘Bota…
“Vendi është përfshirë nga një valë përvëluese e të nxehtit, me temperatura që arrijnë apo tejkalojnë 40 gradë Celsius në disa zona. Autoritetet kompetente kanë lëshuar paralajmërime të vazhdueshme duke rekomanduar që qytetarët të shmangin lëvizjet jashtë në orët më të nxehta të ditës, nga ora 11:00 deri në 17:00.Megjithatë, pavarësisht këtyre apelimeve, nëpër rrugë vërehen ende lëvizje të shumta të qytetarëve” Drejtoria Hidrometeorologjike paralajmëron se i nxehti do ta arrijë kulmin të premten dhe të shtunën. Temperaturat pritet të jenë mbi 43 gradë celsius. Rënie e lehtë e temperaturave pritet nga e diela. “Moti do të mbetet me diell…
epa01078480 A Macedonian Army helicopter extinguishes a forest fire near the village of Kopance 25 km. from Skopje on 27 July , 2007.Croatia, Turkey, Slovenia and Germany have sent firefighting aircrafts to Macedonia, to help the country solving the situation with the wild-fires. EPA/DARKO ANDONOVSKI Gjithsej 21 zjarre në ambiente të hapura, nga të cilat gjashtë janë aktivë, katër janë nën kontroll dhe 11 janë shuar, janë regjistruar deri në orën 18:30 pasdite. Siç informon Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK), aktive janë zjarret në Komunën e Vasilevës, Radovishit dhe Berovës – fsh. Niviçinë, malet Golem Goten dhe Malet e…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, realizoi një takim me kongresisten republikane, znj. Nicole Malliotakis. “Sot me kryetarin e komunës së Vrapçishtit, z. Isen Shabanin dhe mikun tonë z. Ilir Rusin patëm një bisedë të vyer me kongresisten republikane znj. Nicole Malliotakis. Kënaqësi!”, shkroi Taravari në rrjetet sociale, duke ndarë edhe fotografi nga takimi. Vizita e Taravarit në SHBA po zhvillohet në kuadër të angazhimeve ndërkombëtare dhe përfshirjes së tij në forume ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe zhvillimin demokratik në Ballkan. Flaka
Nga Kabinet i kryepalramentarit Afrim Gashi thonë se gjendja shëndetësore e tij është stabile, përcjell TV21. Shtojnë se kryetarit të Kuvendit po i bëhen ekzaminime të detajuara shëndetësore. “Lidhur me informacionet e publikuara në media për gjendjen shëndetësore të Kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, z. Afrim Gashi, e informojmë opinionin se ai dje është hospitalizuar në Klinikën Universitare për Kirurgji Digjestive. Gjendja shëndetësore e z. Gashi është stabile dhe aktualisht po kryhen ekzaminime të detajuara mjekësore. Të gjitha informacionet e mëtejshme do t’i bëhen me kohë të ditura publikut nga institucionet përkatëse”, thonë nga Kabineti i Gashit.
Zv.kryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, sot në konferencë për shtyp tha se nga 1 janari 2026 do të hyjnë në fuqi ligje të reja për administratën publike, me të cilat do të shfuqizohet titulli “bashkëpunëtor i ri” dhe “referent i ri”. Ai tha se këto dy terme kanë poshtëruar shqiptarët në çdo zyrë shtetërore. “Qeveria VLEN ka marrë një vendim historik në kuadër të reformës së administratës publike. Me ligjet e reja për administratën publike, do të shfuqizohen përfundimisht titujt diskriminues “pomlad sorabotnik” dhe “pomlad referent”, që për dy dekada poshtruan shqiptarët në çdo zyrë shtetërore. Me VLEN,…
Qytetarët e Maqedonisë pa viza mund të udhëtojnë (hyjnë) në 130 shtete të botës që është për tre herë më shumë se vitin e kaluar. Me këtë sipas renditjes së “The Henley Passport Index”, pasaporta e Maqedonisë është në vendin e 38-të në botë dhe shënon një kërcim prej shtatë vendeve në krahasim me vitin e kaluar. Në listën e vitit 2025 jemi para Serbisë e cila e ka vendin e 32-të, Mali i Zi, Bosnje e Hercegovina dhe Shqipëria janë në vendin e 43-të, Turqia në vendin e 46-të dhe Kosova në vendin e 61-të. Pasaporta më e fuqishme…
Përforcohet bashkëpunimi institucional në drejtim të tërheqjes së investimeve Zëvendësdrejtori në Drejtorinë e Doganave të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Mustafa Dauti, realizoi një takim pune me drejtorin e Agjencisë për Investime të Huaja dhe Promovim të Eksportit, Refik Xhemaili, ku u diskutua për thellimin e bashkëpunimit institucional me qëllim përmirësimin e klimës investuese në vend. Fokusi i takimit ishte në disa tema kyçe: • Rritja e mbështetjes për kompanitë e orientuara drejt eksportit, përmes shkëmbimit të informacionit në kohë dhe koordinimit operativ ndërinstitucional; • Aktivitetet e përbashkëta për krijimin e një kornize rregullatore transparente, të parashikueshme dhe konkurruese, e…
Përdoruesit e rrjeteve sociale në Francë kanë reaguar ndaj deklaratave të bëra së fundmi në televizion nga ekonomisti Jean-Claude Delgènes, i cili tha se Franca ka “mbetur plotësisht pas për sa i përket kushteve të punës”. Euroverify ka analizuar të dhënat që qëndrojnë pas këtyre pretendimeve. “Në një studim të realizuar në fund të vitit 2021 dhe të publikuar në 2022, Franca renditet në vendin e 36-të, në fund të listës bashkë me Shqipërinë, për sa i përket kushteve të punës”, deklaroi Delgenes për Public Senat, kanali zyrtar televiziv i dhomës së lartë të Parlamentit francez. Deklaratat e tij kanë…
Kryetari i Kuvendit të RMV, Afrim Gashi, është shtruar në spital në Klinikën për Kirurgji Tretëse për shkak të një bllokimi të zorrëve, njoftoi drejtori i Klinikës, Ognen Kostovski. Mjeku tha se sipas asaj që është e qartë deri më tani, gjendja e Gashit ka shumë të ngjarë të zgjidhet pa ndërhyrje kirurgjikale, edhe pse ai u shtrua me bllokim të zorrëve. “Ai është pranuar në klinikën tonë dhe po trajtohet në mënyrë konservative. Po e monitorojmë gjendjen dhe deri më tani nuk kemi marrë vendim për ndërhyrje kirurgjikale. Bëhet fjalë për bllokim të zorrëve, por duket se është diçka…
