Autor: Suad Avdiu
Komisioni Parlamentar për Zgjedhjet dhe Emërimet vendosi sot për të hapur konkurs për emërimin e një kryetari dhe anëtari të ri të KSHPK-së, pas dorëheqjes së Tatjana Dimitrovskës. Kryetarja e Komisionit Kundër Korrupsionit, Dimitrovska, paraqiti dorëheqjen e saj më 25 korrik, dhe më 29 korrik, Kuvendi i Maqedonisë konfirmoi dorëheqjen e saj, pasi Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar ngriti akuza kundër saj për dy vepra penale “për zbulimin e një sekreti zyrtar” ish-drejtorit të HCE-it të Negotinës, Nebojsha Stojanoviq, i akuzuar në rastin “Aditiv”, dhe për “falsifikim kompjuterik” sepse një auditor nga Enti Shtetëror për Auditim kaloi testin…
Shefi i Shtabit Qendror Zgjedhor të BDI-së, Faton Ahmeti, ka bërë publike disa nga emrat e parë të kandidatëve të koalicionit opozitar shqiptar Aleanca Kombëtare për Integrim për zgjedhjet e ardhshme lokale. Në një status të shpërndarë në rrjetet sociale, Ahmeti thekson se përgatitjet janë në vazhdim dhe se kandidaturat përfaqësojnë “bashkimin politik” dhe synimin për t’i dhënë fund, siç shprehet ai, “përbuzjes së përditshme ndaj shqiptarëve”. Emrat e konfirmuar deri tani janë: Bajram Rexhepi – Tetovë Valbon Limani – Gostivar Bujar Osmani – Çair Nazim Taipi – Tearcë Blerant Ramadani – Saraj Emir Sulejmani – Zhelinë Isen Shabani –…
Shkruan ne faqen e tij ne fb kryetari i Komunes se Likove Erkan Arifi Sot zhvillova një vizitë pune në fshatin Sllupçan, ku ndoqa nga afër ecurinë e punimeve për ndërtimin e ujësjellësit, një projekt i rëndësishëm për komunitetin. ✅ Qytetarët janë gjithmonë prioriteti ynë!🤝 Falënderoj banorët për durimin dhe bashkëpunimin gjatë realizimit të këtyre punimeve që synojnë përmirësimin e jetesës për të gjithë.
Koalicioni opozitar shqiptar VLEN ka finalizuar marrëveshjen për ndarjen e kandidaturave për zgjedhjet lokale që do të mbahen në nëntor të këtij viti. Burime të INA bëjnë të ditur se marrëveshja është arritur pas një takimi vendimtar të zhvilluar mbrëmjen e djeshme mes liderëve të partive përbërëse të koalicionit. Pas diskutimeve intensive, është vendosur ndarja përfundimtare e kandidaturave në disa nga komunat kryesore me shumicë shqiptare në vend. Sipas marrëveshjes që e ka mësuar INA, këto janë kandidaturat që pritet të jenë zyrtare: Çair – Izet Mexhiti Tetovë – Bilall Kasami Kërçovë – Fatmir Limani Gostivar – Fadil Cana Saraj…
Frekuencë e shtuar e automjeteve është regjistruar sot paradite në pikën kufitare Tabanoc, ku koha e pritjes për hyrje dhe dalje nga vendi është rreth 30-45 minuta. Në pikat e tjera kufitare në anën maqedonase nuk ka vonesa më të gjata, njoftoi LAMM Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku…
BDI është e vetëdijshme se humbja është e afërt. Ajo e di se populli nuk fal, se koha e manipulimeve dhe simboleve të rreme po mbaron. Prandaj, këto ditë po dëshmojmë sjellje jashtëzakonisht poshtëruese dhe të dëshpëruara, ndarjen e kandidaturave për zgjedhje lokale, pozicioneve dhe mbështetjes së ish-kundërshtarëve politikë, vetëm për të krijuar një frymë force dhe për të justifikuar humbjen e afërt, akuzojnë sot nga koalicioni VLEN. “Shqiptarët e shohin pafuqinë e BDI-së. Ajo parti nuk ka më identitetin e vet. BDI pothuajse nuk ka kandidatë të vetin. Përveç dy ose tre, gjithçka tjetër janë emra të huaj, personazhe…
Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, sot ka folur për afatet për shpalljen e zgjedhjeve lokale, si dhe zgjedhjen e Avokatit të Popullit dhe kryetarin e Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit. Ai tha se pret që zgjedhjet lokale të shpallen në afatin e fundit ligjor. Jemi në afat të ngushtë për zgjedhjen e Avokatit të Popullit dhe kryetarit të Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit, kështu që do të shohim që të shpallim zgjedhjet në afatin e fundit ligjor”. “Për shkak të kësaj që e tash pak më herët në lidhje me afatet që zgjasin për Avokatin e Popullit dhe kryetarit të…
Zv.kryeministri i parë i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, në intervistë për “Euronews Albania” konfirmoi se do të jetë kandidat për kryetar të Komunës së Çairit nga koalicioni VLEN. Ai tha se çdo herë që ka garuar në Çair, ka dalë fitues, ndërsa në këto zgjedhje pret konfirmim të fitores së VLEN-it. “Po, do të kandidoj, do të jem kandidat për kryetar komune të Komunës së Çairit. Jam kryetari i parë i Çairit që kam qenë në detyrë për 13 vjet. Kam qenë zëvendëskryeministër i parë për gati një vit tani, por vlerësimet dhe analizat e koalicionit VLEN…
Bashkimi Demokratik për Integrim në një kumtesë për media thotë se Qeveria shkel Ligjin për përdorimin e gjuhëve, pasi sipas tyre, nuk boton procesverbalet e mbledhjeve të Qeverisë edhe në gjuhën shqipe. Nga BDI thonë se fakti që, që nga data 10 qershor 2025, janë mbajtur 14 mbledhje të Qeverisë dhe asnjë prej procesverbaleve nuk është publikuar në gjuhën shqipe në faqen zyrtare të institucionit qeveritar, përbën jo vetëm një shkelje të hapur të ligjit, por edhe një akt diskriminimi të qëllimshëm ndaj gjuhës dhe qytetarëve shqiptarë. “Arsyetimi me “vonesa teknike” është i papranueshëm dhe përçmues. Gjuha shqipe është gjuhë…
Qendra për Menaxhimin e Krizave njoftoi këtë mëngjes se deri në orën 06:30 në territorin e vendit ishin aktive tre zjarre dhe një ishte nën kontroll. 24 zjarre nga gjithsej 28 zjarre të regjistruara janë shuar. Zjarri në malin Goten midis komunave Vasilevë, Radovish dhe Berovë mbetet aktiv, ku që nga dje, përveç ekipeve nga vendi, kanë vepruar edhe helikopteri çek “Black Hawk” dhe zjarrfikësit sllovenë. Sipas informacioneve nga QMK, zjarret midis fshatrave Galishtë dhe Qesendre në komunën e Kavadarit janë gjithashtu aktive, ku digjen pyje të përziera dhe bimësi të ulëta, dhe dega e zjarrit drejt fshatit Gradeshnicë në…
