Autor: Suad Avdiu
Një hap i vogël, por me domethënie të madhe humane. Me rastin e festës shtetërore 2 Gushti – Ilindeni, Presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, prof. dr. Gordana Siljanovska-Davkova, mori vendim për falje të plotë për dy të dënuar nga Burgu i Kumanovës, një hap që erdhi pas kërkesës zyrtare që e kam dorëzuar personalisht, si zëvendësdrejtor i institucionit. Ky vendim përfshiu Z.M nga fshati Çerkez dhe N.K nga Kumanova, të cilët gjatë qëndrimit të tyre në repartin e hapur në Kriva Pallankë kanë dëshmuar sjellje shembullore dhe përkushtim drejt përmirësimit personal. Falë bashkëpunimit korrekt dhe mbështetjes së institucioneve…
Izet Mexhiti Muhamed Murtezi – Doktor i mjekësisë, Magjistër i eurointegrimeve, botues dhe veprimtar i palodhur i shoqërisë civile për më shumë se tre dekada. Një figurë e respektuar jo vetëm në Çair, por nga Likova e deri në Strugë, gjithmonë në shërbim të kauzës kombëtare dhe zhvillimit shoqëror. Sot, Muhamedi i bashkohet VLEN-it për të sjellë me vete dijen, përvojën dhe profesionalizmin që e ka karakterizuar gjithë jetën e tij. Me të, forcohet vizioni ynë për një qeverisje më gjithëpërfshirëse, më efikase dhe më të hapur ndaj ideve të reja. Përfshirja e tij është vlerë e shtuar për mozaikun…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari, në një intervistë për televizionin Kanal 5 në “Plus Vesti”, deklaroi se pritshmëritë për zgjedhjet lokale janë që koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim të fitojë me një diferencë më të madhe se 2:1 ndaj Frontit Evropian. “Në zgjedhjet e fundit, kur ishim pjesë e koalicionit VLEN, morëm 107 mijë vota, ndërsa BDI, gjegjësisht Fronti Evropian, mori 137 mijë. Në të gjitha anketat, Aleanca për Shqiptarët ishte gjysma e VLEN-it, dhe ky është fakt i pamohueshëm,” tha Taravari, duke shtuar se tani diferenca pritet të thellohet ndjeshëm. Sipas tij, nëse rezultati përfundimtar nuk…
Koalicioni shqiptar VLEN ka përzgjedhur Bashkim Bakiun si kandidat për kryetar të Qytetit të Shkupit në zgjedhjet lokale të nëntorit, mëson INA. Kandidatura e Bakiut është dakorduar mes partive të koalicionit dhe pritet të zyrtarizohet në ditët në vijim. Aktualisht, Bashkim Bakiu ushtron detyrën e drejtorit të Drejtorisë së Shërbimeve të Përgjithshme në Qendrën Klinike Universitare në Shkup. Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut pritet të mbahen në vjeshtën e këtij viti, ndërsa VLEN tashmë ka shpallur shumicën e kandidatëve në komunat shqiptare. (INA)
Kryeministri Hristijan Mickoski, në seancën e sotme për pyetje të deputetëve, në përgjigje të pyetjes së Mitko Trajçuleski nga LSDM-ja, në lidhje me premtimet e paplotësuara në lidhje me integrimin evropian, u përgjigj se qëndrimet negative për identitetin dhe gjuhën maqedonase nuk janë risi në disa qarqe në Bullgari dhe se ato ekzistojnë që nga krijimi i shtetit bullgar deri më sot, duke kritikuar opozitën se ka bërë një gabim strategjik me pranimin e të ashtuquajturit propozim francez. Kryeministri e porositi Trajçulevskin se nuk do t’i komentojë tezat e llojit të patriotëve dhe tradhtarëve. “Nuk do të komentoj, do të…
Presidentja Gordana Siljanovska Davkova ka marrë vendim për faljen e disa personave të dënuar me rastin e 2 Gushtit – Ilindeni, festa kombëtare e Maqedonisë. Me këtë vendim, katër të dënuar lirohen plotësisht nga vuajtja e mëtejshme e dënimit me burg: – Rade Zdravko Jovanoviq nga fshati Krivolak, Komuna e Negotinës – Albert Tarzan Alievski nga Kavadarci – Nikollçe Ljube Kostadinovski nga Kumanova – Zejadin Sali Miftari nga fshati Çerkez Falje të pjesshme, përkatësisht ulje të dënimit me burg, kanë marrë edhe katër të dënuar të tjerë: – Emir Nadir Jonuzi nga fshati Sllatinë, Tetovë – 3 muaj – Kole…
“Tre persona kanë humbur jetët tragjikisht në aksidentin e sotëm në autostradën Tetovë – Shkup, konkretisht në dalje të Tetovës. Në makinën që shihni pas meje të tipit Opel Astra, ku udhëtonin katër persona të së njëjtës familje, iu ka mbijetuar plagëve vetëm një i mitur që është duke u kuruar në spitalin klinik të Tetovës. Deri tek aksidenti ka ardhur si pasojë e përplasjes së makinës me një autobus”, raporton Bashkim Sulejmani, gazetar. Aksidenti ka ndodhur në orën 15 e 45 minuta, kur sipas Policisë, makina në të cilën udhëtonin katër persona të familjes Ismaili dhe Murati nga Tetova,…
Informacionet fillestare lidhur me aksidentin në autostradën Tetovë-Shkup, në dalje të Tetovës, në mes të veturës Opel me targa të Tetovës dhe një autobusi. Në vend ngjarje kanë ndruar jetë dy persona një burë dhe një grua, kurse një grua ka ndruar jetë në Spitalin klinik të Tetovës, ku gjithashtu është dërguar edhe një fëmijë i lënduar të cilit i ofrohet ndima mjekësore. Prokurori publik, ekipet e zjarrfikësve dhe policia janë më vendin e ngjarjes për të kryer hetimet. Për detaje tjera më të hollësishme pasi të dokumentohet rasti.
Banorët e Likovës shprehin vlerësimin dhe mirënjohjen e tyre për punën e palodhur të kryetarit të komunës, Erkan Arifi. Sipas tyre Arifi ka treguar përkushtim të vazhdueshëm ndaj zhvillimit të komunës. “Nëpërmjet projekteve infrastrukturore, investimeve në arsim, shëndetësi dhe hapësira publike, ai ka arritur të ndryshojë për mirë jetën tonë”, thotë njëri prej banorëve të abketuar. Shumica e tyre flasin me me respekt, prandaj theksojnë se një mandat i ri i Erkan Arifit në zgjedhjet e vjeshtës do të ishte në favor të komunes së Likoves dhe banorëve të saj. “Kryetari jonë nuk premton, ai vepron!”, shprehet një banor tjetër.…
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se dje në Stacionin Kufitar të Policisë Tabanoc u ndaluan dy persona – njëri për kontrabandë droge, tjetri për patentë shoferi të falsifikuar. Siç njoftojnë nga MBP, dje (30 korrik) rreth orës 09:30, oficerët e Stacionit Kufitar të Policisë në Tabanoc arrestuan personin H.O. (22), shtetas polak, gjatë hyrjes në Republikën e Maqedonisë, i cili po përpiqej të hynte në vendin tonë me një automjet pasagjerësh Renault Megane me targa kombëtare polake. “Personi u ndalua sepse gjatë kontrollit shtesë të automjetit, u gjet një kavanoz plastike me drogë narkotike – marihuanë, si dhe një…
