Autor: Suad Avdiu

Moti sot do të jetë me diell me vranësira lokale të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga jugu. Pasdite do të ketë kushte për jostabilitet të izoluar me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima afatshkurtra. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 11 deri në 18 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 28 deri në 36 gradë. Në Shkup, me diell me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë nga jugu. Temperatura minimale do të bjerë në 16, ndërsa maksimale do të arrijë 35 gradë

Read More

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka dalë në mbështetje të protestës kundër Gjykatës Speciale, e cila do të organizohet më 7 gusht në Prishtinë. Ai iu ka bërë thirrje gjithë shqiptarëve që t`i bashkohen kësaj proteste. Në profilin e tij në “Facebook”, Ahmeti ka shkruar se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dje e duhur. “Lufta e popullit shqiptar e prirë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishtë e drejtë, e duhur dhe e përkrahur nga gjithë bota demokratike dhe liridashëse. Që nga paslufta, panumër procese gjyqësore ndërkombëtare e vendore dëshmuan çiltërsinë e luftës sonë për liri, demokraci, pavarësi. Drejtësia për…

Read More

Koalicioni VLEN ka dalë me disa nga emrat për kryetarë komunash, njofton TV21. Azir Aliu njoftoi se kryesia ka vendosur në mbledhje që për kryetarë komunash t’i kandidojë personat si: Tetovë – Bilall Kasami Çair – Izet Mexhiti Strugë – mbështet kandidaturën e pavarur, Mendi qyra Kërçovë fatmir limani ‘ Dibër, Fisnik Vela Shkup – Bashkim Bakiu Saraj – Muhamed Elmazi Likovë – Nexhmedin Sadiku Haraçinë – Daut Beqiri Zhelinë -Blerim Sejdiu Tearcë – Daut Memishi Bogovinë – Feti Abazi Bërvenicë – Haqim Ramadani Dollnen – Blerim Islami “Me këtë rast ju njoftoj se ende nuk kemi vendim të prerë…

Read More

Haraçina është më shumë se një vendbanim. Është plagë dhe krenari. Është kujtim dhe projekt. Është gurë që mbajnë histori dhe është qiell që pret të ndriçojë të ardhmen tonë. Për mua, Haraçina është edhe më shumë, është zemër, është frymë, është shtëpi. Është vendi ku kam hedhur hapat e parë si djalë, dhe tani kërkoj besimin tuaj që të udhëheq si burrë. Sot, me emocione të thella dhe përgjegjësi të pamatë, dua të falënderoj kryesinë e VLEN për besimin që më dhanë për të qenë kandidat për kryetar të Komunës së Haraçinës. Nuk e marr këtë si privilegj, por…

Read More

Kryesia e Aleancës për Shqiptarët, e udhëhequr nga Ziadin Sela sot në Gostivar ka miratuar emrat e kandidatëve për zgjedhjet lokale që do të garojnë në kuadër të Aleancës Kombëtare për Integrim, përcjell INA. Sipas vendimit të fundit, këta janë tre nga kandidatët e shpallur: Ilirjan Fetahu – kandidat për komunën e Dibrës Dr.Arsim Dalipi – kandidat për komunën e Strugës Skender Isufi – kandidat për komunën e Haraçinës Këto emra janë pjesë e kandidaturave të koalicionit opozitar shqiptar për zgjedhjet lokale në RMV.

Read More

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Afrim Gashi, ka mirëpritur sot me emocion të veçantë një delegacion të bashkatdhetarëve nga mërgata. Takimi u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, larg formalizmave, duke reflektuar lidhjen e thellë shpirtërore ndërmjet institucioneve dhe diasporës shqiptare. Gjatë bisedës së hapur, u diskutuan sfidat që përballen shqiptarët jashtë vendit, lidhja e tyre e pazëvendësueshme me atdheun, si dhe mundësitë konkrete për forcimin e bashkëpunimit institucional. “Ju jeni ambasadorët tanë të vërtetë. Kontributi që jepni për gjuhën, kulturën dhe ruajtjen e identitetit tonë është i jashtëzakonshëm. Dera e Kuvendit është…

Read More

Presidentja e vendit Gordana Siljanovska-Davkova ka thirrur seancën e dytë të Këshillit të Sigurisë për sot në mesditë. Anëtarët e Këshillit të Sigurisë sipas detyrës zyrtare janë: Afrim Gashi, Kryetar i Parlamentit; Hristijan Mickoski, Kryeministër; Pance Toshkovski, Ministër i Punëve të Brendshme; Vlado Misajlovski, Ministër i Mbrojtjes; Timcho Mucunski, Ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, dhe tre anëtarët e emëruar nga Presidenti: Xhevdet Hajredini, Malinka Ristevska-Jordanova dhe Vlado Spiridonov. Në seancën e dytë të Këshillit të Sigurisë, me ftesë të Presidentes Siljanovska-Davkova, do të marrin pjesë edhe Drejtori i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, Bojan Hristovski; Drejtoresha e…

Read More

Pasi që presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që vendos tarifa doganore reciproke të reduktuara për disa vende të Ballkanit Perëndimor, sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Faton Ahmeti thekson se lajmet nga ShBA-të janë mjaft pozitive për rajonin: tarifat për Shqipërinë dhe Kosovën do të jenë vetëm 10%, për Maqedoninë e Veriut 15%, ndërsa për Serbinë mbeten më të larta, në 35%. Me këtë nënkuptohet se po këputet ‘bota serbe’. “Lajme të mira nga ShBA-të për rajonin, ulen ndjeshëm tarifat doganore: Shqipëria 10% Kosova 10% Maqedonia e Veriut 15% Sërbia 35% “,…

Read More

Që nga fillimi i mandatit të përbërjes aktuale parlamentare, 65 deputetë kanë marrë kompensim për shpenzime udhëtimi në një shumë totale prej 18,6 milionë denarë, që është rreth 303.320 euro. Shuma më e lartë e paguar për një deputet ka arritur rreth 13.200 euro, që mesatarisht i bie nga 1.000 euro në muaj. Sipas të dhënave që “Radio Evropa e Lirë” i ka marrë përmes Ligjit për qasje të lirë në informata me karakter publik, fondet e paguara i përkasin periudhës nga 28 maji 2024 deri më 30 qershor 2025. Nga shuma totale, 26.717 euro janë për pagesa të rrugëve…

Read More