Autor: Suad Avdiu
Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti, ka dënuar ashpër thirrjet antishqiptare të dëgjuara gjatë ndeshjes së basketbollit në Kumanovë. Mexhiti në reagimin e tij shkruan se fjalët fyese nuk kanë vend në shoqërinë tonë. “Fjalët fyese dhe këngët që nxisin urrejtje, nuk kanë vend në shtetin dhe shoqërinë tonë. Ato përbëjnë një sulm ndaj bashkëjetesës, dhe barazisë që e bëjnë Maqedoninë e Veriut unike. Maqedonia e Veriut është shtet i përbashkët për të gjithë: maqedonas, shqiptarë, turq, romë, vllahë, boshnjakë e të tjerë. Të gjithë kontribuojmë për këtë vend. Të gjithë meritojmë respekt. Sporti duhet të na bashkojë, jo të na ndajë. Thirrjet…
Ne si këshilltarë të Bashkimit Demokratik për Integrim në Kumanovë e dënojmë ashpër gjuhën antishqiptare dhe thirrjet raciste që u dëgjuan gjatë ndeshjes së basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë. Në vend që ky aktivitet sportiv të shërbente për bashkim dhe frymë pozitive, ai u shndërrua në një skenë të hapur të urrejtjes etnike ndaj shqiptarëve, në prani të krerëve më të lartë shtetëror. Thirrje si “Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur”, “Dhoma e gazit për shqiptarët” dhe “Maqedoni e pastër” janë të papranueshme, të neveritshme dhe thellësisht të rrezikshme. Ato rikthejnë në kujtesë periudha të errëta të…
Ngjarjet e ndodhura mbrëmë në një ndeshje basketbolli në qytetin e Kumanovës kanë nxitur reagimin e ashpër të kreut të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari. Në një status të publikuar në rrjetet sociale, Taravari dënon ofendimet e bëra nga disa tifozë maqedonas, të cilët në prani të figurave të larta shtetërore kanë sharë në kor shqiptarët, familjet dhe origjinën e tyre. “Na është sharë nëna, familja, origjina, fisi dhe fara në kor nga tifozë maqedonas,” shkroi Taravari, duke theksuar se gjithçka ka ndodhur në prezencë të Kryeministrit Hristijan Mickoski, përfaqësuesve të koalicionit VLEN, ministrit të Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski,…
Thirrjet ksenofobike që u dëgjuan gjatë ndeshjes së djeshme të basketbollit në Kumanovë janë të papranueshme dhe nuk përfaqësojnë frymën e bashkëjetesës që ne të gjithë e promovojmë. Këto provokime vijnë nga grupe të vogla, por të zhurmshme. Kështu ka reaguar zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, por pa paralajmëruar se do të ketë ose jo “përgjegjësi” dje “dënim” për huliganët maqedonas që fyen rëndë shqiptarët në ndeshjen e basketbollit Maqedoni-Rumuni në sallën e sportit në Kumanovë. “Ne i dënojmë fuqishëm dhe kërkojmë që të mos relativizohen, po ashtu do të përgjigjen nismëtarët e këtij provokimi. Sa i përket…
Përsëriten sërish skenaret me koret me gjuhë urrejtëse, raciste dhe ksenofobe antishqiptare në tribunat e palestrës në Kumanovë në ndeshjen e mbrëmshme të basketbollit Maqedoni e Veriut-Rumani. “Le ta kuptojnë shqiptarët e mallkuar, emri maqedonas nuk do të zhduket, Maqedoni e pastër, e pastër, e pastër” — ky ishte refreni i thirrjeve që u dëgjuan qartë nga një pjesë e tifozëve në podium, ndërsa autoritetet e pranishme nuk ndërmorën asnjë veprim për të ndalur gjuhën e urrejtjes. Koret nuk pushonin edhe përkundër pranisë në sallë të kryeministrit Hristijan Mickoski, kryetarit të Kumanovës Maksim Dimitrievski, ministrit të punëve të jashtme Panço…
Koalicioni VLEN ka dënuar gjuhën e urrejtjes dhe thirrjet fyese ndaj shqiptarëve, të dëgjuara gjatë ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës në Basketboll 2027, mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë. “Ajo që pamë dhe dëgjuam në palestrën sportive ishte një pasqyrë shqetësuese e një sjelljeje të papranueshme që nuk përfaqëson shumicën e qytetarëve të këtij vendi, por që nuk duhet as të injorohet, as të tolerohet. Sporti duhet të jetë urë lidhëse mes njerëzve, vend i garës së ndershme dhe i respektit të ndërsjellë, dhe jo platformë për përhapjen e urrejtjes apo përçarjes”, thuhet në reagimin e VLEN-it. VLEN ka…
Bashkimi Demokratik për Integrim ka dënuar thirrjet raciste kundër shqiptarëve në Kumanovë. “BDI shpreh indinjatën dhe revoltën më të thellë për ngjarjen skandaloze që ndodhi mbrëmë në Kumanovë, ku në prani të funksionarëve më të lartë shtetëror, përfshirë kryeministrin Hristijan Mickoski, kryetarin e Kumanovës, Maksim Dimitrievski, ministrin e Punëve të Brendshme, Panço Toshkovski dhe zëvendëskryeministrin Ivan Stoilkoviq, u dëgjuan kore antishqiptare, thirrje raciste dhe gjuhë e pastër e urrejtjes etnike ndaj shqiptarëve. Në vend që ndeshja të ishte një manifestim sportiv dhe bashkimi, ajo u shndërrua në një teatër të nacionalizmit primitiv dhe urrejtjes kolektive, që nuk ka vend në…
Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka njoftuar edhe zyrtarisht rikandidimin e tij për një mandat të dytë në krye të qytetit. Në postimin e tij në Facebook, ai theksoi se mandati i parë ishte periudha e shpëtimit të Tetovës nga degradimi i trashëguar, ndërsa mandati i dytë do të jetës i ndërtimit sipas vizionit të përbashkët me qytetarët. Kasami kujtoi se në vitin 2021 mori një komunë të zhytur në borxhe, me administratë të paralizuar, jetë publike të shuar dhe infrastrukturë të rrënuar, por me angazhim dhe punë të përbashkët, u kthye funksionaliteti dhe u hodhën bazat për…
Me një varg ngjarjesh e manifestimesh Maqedonia e Veriut sot shënon 122 vjetori i Kryengritjes së Ilindenit dhe Republikës së Krushevës dhe 80 vjetori i seancës së parë të KAÇKM-së. Manifestimi qendror për shënimin e Ilindenit – Ditës së Republikës do të mbahet në Krushevë të Gumenjës dhe në zonën e Meçkin Kamen (Guri i Ariut), ku fjalim do të mbajë presidentja Siljanovska dhe kryeministri Hristijan Mickoski, të cilët do të vendosin edhe në varrin e Nikolla Karevit. “Nën patronazhin e Presidentes Gordana Siljanovska-Davkova, më 2 gusht, do të mbahet kremtimi qendror i Ditës së Republikës në Gurin e Ariut …
Të rinjtë e Çairit zhvilluan takim me kandidatin e Bashkimit Demokratik për Integrim për kryetar të komunës së Çairit, Osmani. Ai tha se të rinjtë nuk do të mbeten vetëm spektatorë të zhvillimeve politike, por do të jenë pjesë aktive e ekipit dhe vendimmarrës për të ardhmen e komunës. Osmani theksoi se e ardhmja ndërtohet bashkë me rininë – me energjinë, idetë dhe guximin e tyre, duke krijuar kështu një Çair më të zhvilluar, më të hapur dhe më të drejtë për të gjithë. “BDI mbetet e përkushtuar që të rinjtë të jenë pjesë e proceseve vendimmarrëse dhe të kontribuojnë…
