Pasi që presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që vendos tarifa doganore reciproke të reduktuara për disa vende të Ballkanit Perëndimor, sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Faton Ahmeti thekson se lajmet nga ShBA-të janë mjaft pozitive për rajonin: tarifat për Shqipërinë dhe Kosovën do të jenë vetëm 10%, për Maqedoninë e Veriut 15%, ndërsa për Serbinë mbeten më të larta, në 35%. Me këtë nënkuptohet se po këputet ‘bota serbe’.
“Lajme të mira nga ShBA-të për rajonin, ulen ndjeshëm tarifat doganore:
Shqipëria 10%
Kosova 10%
Maqedonia e Veriut 15%
Sërbia 35% “, shkruan Ahmeti.
Ky vendim pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në shkëmbimet tregtare mes vendeve të rajonit dhe Shteteve të Bashkuara, duke lehtësuar eksportet dhe duke forcuar bashkëpunimin ekonomik.

