Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Ushtarakë të Serbisë në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, çfarë thuhet në njoftimin e misionit paqeruajtës?

27 Nëntor, 2026

Kroacia kushtëzon Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, Plenkoviq: Nuk ka arbitrazh për Prevlakën!

27 Nëntor, 2026

Ahmeti takoi mërgimtarët në Zvicër: Bashkëbiseduam për mundësitë e investimit në vendlindje

27 Nëntor, 2026

Alarm në një shkollë në Kroaci: Nxënësi dyshohet se ka kërcënuar bashkëmoshatarët

26 Nëntor, 2026

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

26 Nëntor, 2026

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

26 Nëntor, 2026

Mbi dy muaj nga shpallja e dënimeve, Specialja tregon pse ende nuk ka publikuar aktgjykimin e plotë për ish-krerët e UÇK-së

26 Nëntor, 2026

Kuvendi ndan 61 mijë euro për Komisionin që do të hetojë rrethanat e vrasjes së Arlinda Zekajt

26 Nëntor, 2026

Gashi: Ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen nga dhuna në familje presin mendimin e Qeverisë

26 Nëntor, 2026

Sali: Plani i Rritjes po sjell rezultate konkrete dhe po përshpejton integrimin evropian

26 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 27 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Tmerrohet Maqedonia: 43-vjeçari ka vrarë dhe e ka varrosur në oborr vëllain e tij më të ri

Suad AvdiuBy Suad Avdiu6 Gusht, 2025 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se e kanë zbardhur tërësisht rastin e zhdukjes së 42-vjeçarit I.I. nga Kavadari, përcjell TV21. Sipas njoftimit të Policisë, 42-vjeçari ishte vrarë nga vëllai i tij 43 vjeç me iniciale S.I.
“Sot (06.08.2025), DPB-Kavadar ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike Kavadar kundër S.I. (43) nga Kavadari, për shkak të dyshimeve të bazuara se ka kryer veprën penale “vrasje”, sipas nenit 123 të Kodit Penal. Ai dyshohet se më 27.07.2025, në shtëpinë familjare në Kavadar, me një mjet metalik i ka shkaktuar plagë vëllait të tij I.I. (42) nga Kavadari, nga të cilat ai ka ndërruar jetë, dhe më pas trupin e tij e ka varrosur në një objekt ndihmës në oborrin e shtëpisë së përbashkët. Më konkretisht, dje (05.08.2025), motra e tyre V.O. (44) në orën 11:00 e ka raportuar në DPB Kavadar zhdukjen e vëllait të saj I.I.. Ndërsa në orën 13:00 ka raportuar se në objektin ndihmës në oborrin e shtëpisë së vëllezërve të saj, ku kishte shkuar me bashkëshortin, kishin vërejtur një gropë të mbuluar me dhe të lirshme, duke dyshuar se ndoshta vëllai i saj i zhdukur mund të ishte varrosur aty. Menjëherë pas raportimit, në vendin e ngjarjes dolën prokurori publik, zyrtarët policorë dhe përfaqësues nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Shkup, si dhe nga një kompani funerale u hap gropa dhe u gjet trupi i pajetë i I.I.. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit u dërgua për autopsi dhe ekspertizë. Po atë ditë në orën 14:40, pas kontrolleve operative dhe marrjes së informacioneve dhe në koordinim me prokurorin publik, zyrtarët policorë e arrestuan S.I., të cilin më pas e dërguan në prokurori, ku gjatë bisedës zyrtare ai e pranoi veprën”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Lexuar: 17

Lajme te ngjashme

Ahmeti takoi mërgimtarët në Zvicër: Bashkëbiseduam për mundësitë e investimit në vendlindje

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

Gashi: Ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen nga dhuna në familje presin mendimin e Qeverisë

Sali: Plani i Rritjes po sjell rezultate konkrete dhe po përshpejton integrimin evropian

Cigaret do të shtrenjtohen në Maqedoni, plani për të ulur duhanpirjen

Lajmet e fundit

Ushtarakë të Serbisë në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, çfarë thuhet në njoftimin e misionit paqeruajtës?

27 Nëntor, 2026

Kroacia kushtëzon Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, Plenkoviq: Nuk ka arbitrazh për Prevlakën!

27 Nëntor, 2026

Ahmeti takoi mërgimtarët në Zvicër: Bashkëbiseduam për mundësitë e investimit në vendlindje

27 Nëntor, 2026

Alarm në një shkollë në Kroaci: Nxënësi dyshohet se ka kërcënuar bashkëmoshatarët

26 Nëntor, 2026

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

26 Nëntor, 2026

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

26 Nëntor, 2026

Mbi dy muaj nga shpallja e dënimeve, Specialja tregon pse ende nuk ka publikuar aktgjykimin e plotë për ish-krerët e UÇK-së

26 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.