Autor: Suad Avdiu
Ministria e Punëve të Brendshme ka krijuar një platformë të re digjitale për publikimin dhe shkëmbimin e të dhënave për dokumentet e humbura ose të vjedhura që shpallen në Gazetën Zyrtare. Qëllimi është të përshpejtohet komunikimi mes institucioneve dhe t’u ofrohen qytetarëve shërbime më të shpejta dhe më efikase, duke kursyer kohë. Me këtë sistem të ri, shkëmbimi i të dhënave nuk do të bëhet më me email, por përmes platformës kombëtare për ndërveprueshmëri. Gazeta Zyrtare do t’i marrë çdo ditë automatikisht dokumentet e raportuara si të humbura ose të vjedhura dhe do t’i publikojë si të pavlefshme. Pas publikimit,…
ASh, krahu i Arben Taravarit, denoncon aktin më të ulët politik të këtij viti: shantazhin e hapur elektoral të bërë nga ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, dhe ortakët e tij politikë në VLEN, ndaj 155 mjekëve, motrave medicinale dhe punonjësve administrativë të Spitalit Klinik të Tetovës. Nga ASh thonë se ky nuk është thjesht abuzim politik – ky është krim i mirëfilltë elektoral, është korrupsion i pastër dhe përdhunim i dinjitetit të profesionistëve të shëndetësisë. “Më 22 korrik 2025, Aliu doli para kamerave me një shfaqje teatrale, duke shpallur me bujë se “problemi është zgjidhur” dhe punësimet janë të garantuara.…
Komuna Qendër me shumë gjasa do t’i takojë Lëvizjes Znam në kuadër të ndarjes së komunave në prag të zgjedhjeve lokale brenda shumicës qeveritare, shkruan Alsat. Këtë e konfirmoi vet kryeministri Hristijan Mickoski, i cili njoftoi se përpos Qendrën, me shumë gjasa kandidatin e ZNAM-it do ta mbështesin edhe në Kumanovë. Siç informoi kryeministri, listat për këshilltarë secila do t’i ketë të vetat dhe nuk do të garojnë me lista të përbashkëta. “Jemi shumë afër marrëveshjes për mbështetje të kandidatëve të ZNAM-it në Kumanovë dhe Qendër. Nuk mund të them se kemi marrëveshje definitive por jemi shumë afër marrëveshjes. Në…
Për dy ditë 1455 kundërvajtje komunikacioni në territorin e mbarë vendit, 348 për vozitje të shpejtë
Gjatë dy ditëve të kaluara si rezultat i kontrolleve të rregullta të komunikacionit që janë duke i realizuar nëpunësit policorë nga të gjithë sektorët e punëve të brendshme në rrugët e mbarë vendit, nga gjithsej 1455 urdhërpagesa të dhëna, madje 145 kundërvajtje kanë të bëjnë me vozitësit që kanë marrë pjesë në komunikacion pa patentë shoferi. Njëkohësisht 20 vozitës kanë ngarë nën ndikimin e alkoolit dhe janë mënjanuar nga komunikacioni, ndërsa 179 vozitës motoçikletash janë ndëshkuar për shkak të mosmbajtjes së helmetës mbrojtëse, informojnë nga MPB-ja. “Përndryshe, sipas dispozitave të Ligjit për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor, më së shumti kundërvajtje…
Kryeministri Hristijan Mickoski sot morri pjesë në dorëzimin e 29 automjeteve të blinduara ushtarake për ushtrinë e Maqedonisë. Mickoski me këtë rast tha se një nga prioritetet e tij kryesore ka qenë gjithmonë siguria e vendit, ruajtja e paqes dhe stabilitetit të vendit, sepse këto janë kushtet themelore që ne të jemi në gjendje të zhvillojmë një shoqëri që do të përparojë dhe një shoqëri që do të ofrojë një të ardhme për të gjithë qytetarët. “Sa i përket përcaktimit të prioriteteve, diçka që e kemi diskutuar më parë me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Ministrin, Ambasadorin dhe kolegë të…
Sot u mbajt takimi koordinues me drejtorët e shkollave fillore dhe drejtorin e shkollës së mesme, për të diskutuar mbi çështjet arsimore në nivel lokal e për të filluar vitin e ri shkollor 2025/2026, në kushte sa sa më të volitshme për nxënësit dhe stafin . Kontributi në arsim nga gjithsecili është i shenjtë, prandaj edhe duhet përkushtim maksimal në vazhdimësi.
Bashkimi Demokratik për Integrim dënon me ashpërsinë më të madhe mashtrimin publik të kryer nga Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, i cili ka manipuluar me vendimet për punësime në Spitalin Klinik të Tetovës, duke mashtruar 155 punonjës dhe gjithë opinionin publik. Dje kemi dëshmuar një absurditet skandaloz: Azir Aliu e demanton Azir Aliun! Fillimisht njoftoi për punësime, pastaj i mohoi ato, duke dëshmuar se i gjithë procesi ishte një gënjeshtër politike për të fituar pikë elektorale mbi kurrizin e qytetarëve dhe punëtorëve të shëndetësisë. Nuk mund të relativizojmë gënjeshtrën dhe mashtrimin. Duhet ta hedhim poshtë këtë teori të rrezikshme të…
Aktorja e njohur Sara Bajrami i ka dhënë fund beqarisë, duke kurorëzuar dashurinë e saj me një ceremoni martese plot elegancë dhe emocion përkrah partnerit të saj, Mirad, i cili i ka rrëmbyer zemrën. E njohur për publikun si një nga aktoret më të dashura të teatrit dhe sidomos për rolin e Lizës në serialin shumë të ndjekur Bashkallajk, Sara u shfaq mahnitëse në fustanin e bardhë të nusërisë, duke rrezatuar hijeshi dhe thjeshtësi. Përmes një sërë postimesh në ‘Instastory’, ndjekësit kanë pasur mundësinë të shohin pamje nga ceremonia dhe festa, e cila ishte një kombinim perfekt mes modernes dhe…
Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi sot njoftoi se bisedimet me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti kanë dështuar. “Të dielën besoj se Kuvendi i partisë do të merr konkluza të sakta për të ardhmen. Me keqardhje mund të konstatoi se bisedimet me Ali Ahmetin kanë dështuar”, tha Thaçi. Për të konstatuar këtë tha se të dielën do të merr vendim edhe organet partiake./Telegrafi/
Në Santa Cruz, Bolivi, para disa ditësh u vranë brutalisht tre persona nga rajoni, në një likuidim që lidhet me tregtinë e paligjshme të drogës. Mediat lokale sot njoftuan se është konfirmuar identiteti i të vrarëve – Dejanço Lazarevski (43), i njohur si “Maqedonci”, me origjinë nga Strumica, Miljan Gjekić (38) nga Nishi, Serbia, si dhe Vanja Milošević, gjithashtu shtetas serb. Portali lokal “Red Uno” publikoi fotografi që pretendohet se janë të dy prej viktimave – serbit Gjekić dhe Lazarevskit. Policia boliviane informoi se trupat e të vrarëve janë gjetur në kuzhinën e një shtëpie me qira, të mbështjellë me…
