Autor: Suad Avdiu

Sedat Bislimi, me përvojë profesionale disa vjeçare si revizor i brendshëm në Agjencinë IPARD, ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për kryetar të Komunës së Studeniçanit nën siglën e koalicionit VLEN. Ai tha se vendimin për të hyrë në garë e ka marrë pas disa konsultimeve, duke e parë këtë si një detyrim për të sjellë ndryshime pozitive në komunë dhe jo si privilegj personal. “Nuk mund ta refuzoja mundësinë që të kontribuoj për Karshiakën tonë. Sot qëndroj para jush si kandidat që nuk premton vetëm fjalë, por punë dhe rezultate konkrete,” theksoi Bislimi. Ai u shpreh i bindur se “koha e…

Read More

Laboratori Qendror i Ministrisë së Mjedisit Jetësor ka përfunduar procesin e reakreditimit, duke siguruar një certifikatë të re për një periudhë 4-vjeçare, për monitorimin e mjedisit në vend. Laboratori përfshin 20 metoda analitike, nga matja e zhurmës ambientale, deri te analizat e ujërave të zeza industriale dhe atyre sipërfaqësore. Në kuadër të projektit EU for Clean Air, Laboratori është pajisur me një aparaturë moderne me vlerë rreth 160,000 euro, që do të mundësojë matjen e përqendrimit të metaleve të rënda në tokë, ujë dhe ajër. Instalimi i saj dhe trajnimi i stafit pritet të realizohen në shtator. Lajmin e bëri…

Read More

Kryetari i Alternativës dhe njëri prej liderëve të VLEN, Zeqirija Ibrahimi, së bashku me kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi dhe kandidatin e VLEN për qytetin e Dibrës, Fisnik Melën u takuan me qytetarët e qytetit të Dibrës, ku prej se afërmi u njoftuan me problemet e tyre. “Së bashku me Kryetarin e Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi, vizituam qytetin e Dibrës, ku patëm kënaqësinë të takojmë qytetarët e mrekullueshëm të kësaj treve me vlera të mëdha historike dhe kulturore. Gjatë vizitës sonë, bashkë me kandidatin tonë të VLEN-it, Fisnik Mela, dëgjuam nga afër shqetësimet, idetë dhe shpresat e dibranëve për…

Read More

Drejtori i Qendres per Menaxhim me Kriza Muhamed Ali ka bërë të ditur se së bashku me komandantin e Brigadës Avni Ameti , udhëheqsen e QMK Tetovë ,Arlinda Muharemi në vendngjarje po i koordinojnë përpjekjet për të ndaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit që shpërtheu në Jazhincë. “Të gjitha ekipet zjarrfikëse nga Tetova dhe dy automjete të specializuara të Drejtorisë për Mbrojtje dhe shpëtim ndodhen në terren dhe po punojnë për të mbrojtur pronat e qytetarëve. Në rrugë drejt ndërhyrjes janë edhe avioni “Air Tractor” i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe një helikopter i MPB-së. Rruga drejt vendkalimit kufitar…

Read More

Pas muajsh spekulimesh për mundësinë e hyrjes së Partisë Demokratike Shqiptare në pushtet, kryetari Menduh Thaçi i ka dhënë fund dilemave. PDSH-ja nuk do të bëhet pjesë e Qeverisë së Hristijan Mickoskit, duke theksuar se “nuk ka asnjë pikë të përbashkët” me të. Në prag të zgjedhjeve lokale, kanë dështuar edhe bisedimet me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti, ndërsa vendimi përfundimtar për koalicionet pritet të merret të dielën nga Kuvendi Qendror i partisë Ersan PAJAZITI Shkup, 15 gusht – Në prag të zgjedhjeve lokale të 19 tetorit, partitë politike në vend po hyjnë në një fazë vendimtare të pazareve dhe…

Read More

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira. Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi verilindor. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 11 deri 20, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 29 deri 36 gradë celsius. Gjatë fundjavës moti do të jetë me diell dhe vranësira. Në orët e pasdites do të ketë kushte për reshje të shitu./Telegrafi/

Read More

Zëvendëskryeministri njëherazi, një nga Krerët e VLEN, Arben Fetai ka kujtuar figurën e liderit të madh politik, Arbën Xhaferi, duke e vlerësuar si një nga personalitetet më të rëndësishme të historisë moderne shqiptare. “Arbën Xhaferi na ka lënë një trashëgimi të çmuar, të gdhendur me mençuri, durim, qëndrueshmëri dhe një vullnet të pathyeshëm për dinjitetin e kombit tonë”, ka shkruar Fetai. Ai ka theksuar se vizioni dhe urtësia e Xhaferit janë frymëzim i përjetshëm për gjeneratat që vijnë. “Me urtësinë e tij të rrallë dhe vizionin e një lideri me përmasa mbarëkombëtare, Arbni mbetet një frymëzim i përjetshëm, një dritë…

Read More

Kryeministri Hristijan Mickoski sot i ka dërguar mesazh BDI-së se “kështu nuk shkon”, kur bëhet fjalë për fitimin e votave me patriotizëm të rremë. Mickoski tha se BDI ka për qëllim të provokojë zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe i porositi ata të mos shpresojnë për këtë. “Ata po luajnë në kartën e kujtesës së shkurtër. Kështu nuk shkon. I bëj thirrje të gjithë qytetarëve se këtu zgjedhin mes një koncepti që për 20 vjet e ka shkatërruar Maqedoninë dhe nuk ka asnjë lidhje me të drejtat dhe atyre që duan të ndërtojmë së bashku të ardhmen,” ka thënë Mickoski. Mickoski…

Read More

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski sot në Shtip, ku mori pjesë në prezantimin e pajisjeve të sapoardhura nga Shtetet e Bashkuara në kazermën “Jane Sandanski”, theksoi se ata absolutisht nuk do të tërhiqen kurrë nga negociatat me Bashkimin Evropian dhe se qëllimi i kësaj qeverie është që vendi të bëhet pjesë e BE. Mickoski në pyetjen e gazetarëve për të komentuar iniciativën e paraqitur nga ish-deputetja dhe kryetarja e RDM-së, Liljana Popovska në Gjykatën Kushtetuese për të kontestuar Protokollin e takimit të dytë të Komisionit të Përbashkët Ndërqeveritar me Bullgarinë, për të cilin Gjykata Kushtetuese hapi rast, për të…

Read More

Rrafsh 11 orë pasi e shpalla kandidaturën time për kryetare të Komunës Qendër, policët trokitën në derën time. Kështu nis reagimin e saj kandidatja e pavarur për Komunën Qendër, ish-kryetare e Komisionit për Antikorrupsion, Biljana Ivanovska, ndërsa ka akuzuar pushtetin për presion policor, shkruan gazeta KOHA. “Mbrëmë në orën 20:30 dy policë më kanë kërkuar për të më dorëzuar një kallëzim penal, por unë nuk isha në shtëpi. Sot në mëngjes menjëherë shkova ta marr Thirrjen nga Prokuroria Themelore Publike Shkup për të parë se për çfarë bëhet fjalë. Më thërrasin për bisedë më 19 gusht. Unë nuk kam çfarë…

Read More