Autor: Suad Avdiu
Për shkak të zjarrit në Parkun Kombëtar Jasen, rruga rajonale R1106 Makedonski Brod – Shkup është e mbyllur për të gjitha llojet e automjeteve. Trafiku në rrugët e tjera të vendit po zhvillohet pa probleme, në rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur. “Për shkak të pushimeve verore, vërehet një frekuencë e shtuar e automjeteve, në pikën kufitare “Tabanoc” koha e pritjes për hyrje dhe dalje është rreth 20 minuta. Në pikën kufitare “Bogorodicë” koha e pritjes për dalje është rreth 20 minuta, ndërsa në pikat e tjera kufitare në anën maqedonase nuk…
Gjatë 24 orëve të fundit, ka pasur gjithsej 18 zjarre në zona të hapura në të gjithë vendin, nga të cilat tre janë aktive, njoftoi këtë mëngjes Qendra e Menaxhimit të Krizave (QMK). Zjarret janë aktive në territorin e komunave Makedonski Brod, Prilep dhe Mavrovë e Rostushë. Në “Jasen” po digjet një mal i përzier. Në zonën e fshatit Bellovodicë, në vendin e quajtur “Livada”, po digjet një mal me ah. Në territorin e fshatit Cerovë, po digjet një mal me kërcell të ulët dhe po digjen prerje drurësh. Nga zjarret e shuar, dy ishin në territorin e komunave Gostivar,…
Një kallëzim penal për “terrorizëm” është ngritur kundër një banori të Shkupit i cili ka raportuar rrejshëm se është vendosur bombë në një aeroplan në aeroportin e Shkupit më 16 gusht, njoftojnë nga Ministria e Brendshme. “Departamenti për Shtypjen e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë në kuadër të MPB-së – Sektori për Luftimin e Terrorizmit, në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ngriti kallëzim penal me procedurë të përshpejtuar kundër S.A. (26) nga Shkupi për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “terrorizëm” sipas nenit 394 – b të…
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira lokale. Në vend do të fryjë një erë lehtë nga drejtimi jugor. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 11 deri 19, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 30 deri 37 gradë celsius. Nesër moti pritet të jetë moti të jetë me diell dhe erë të fortë./Telegrafi/
Gjatë raportimit nga një tubim publik në qytetin e Pazarit të Ri (Novi Pazar) në Sanxhak, një oficer serb i policisë pa shenjë të dukshme të emrit u hodhi komente të papërshtatshme studenteve që ndodheshin në rreshtat e parë, raporton portali Takt.info. Sipas këtij mediumi, pasi redaktorja e portalit, Nusreta Brunçeviq, e pyeti policin që të prezantohej, ai refuzoi, duke treguar vetëm emrin e tij. Më pas iu drejtua asaj drejtpërdrejt me fjalët se ishte “e parëndësishme” dhe shtoi: “Do të shihemi”. Në pyetjen shtesë nëse me të vërtetë e kishte thënë këtë, polici, me ton përqeshës dhe duke qeshur,…
Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, sot zhvilloi një takim pune me kryetarin e Shoqatës së Mjekëve të Mjekësisë Familjare, dr. Dragan Gjorgjievski dhe me përfaqësues të Shoqatës, ku u diskutua për disa tema aktuale, me fokus në avancimin e shëndetësisë elektronike dhe mundësinë e heqjes së kartonit në letër, kumtoi Ministria e Shëndetësisë. “Mjekët e mjekësisë familjare kanë rëndësi thelbësore për parandalimin, zbulimin e hershëm të sëmundjeve dhe ndjekjen e vazhdueshme të shëndetit të pacientëve. Në takimin e sotëm diskutuam për mënyra të ndryshme për të stimuluar mjekët familjarë për hapjen e ordinancave të reja, si dhe për mbrojtjen e…
Është paraqitur si e zhdukur, kumanovarja 17 vjеcare,. Paraqitjen e saj ne organet kompetente (Polici) e ka bërë babai i saj “Sot në Stacionin policor të Kumanovës (SPB), në ora 01:30, personi me incialet S.I. (47) nga Kumanova, ka denoncuar se vajza e tij A.I. (17), është larguar nga shtëpia në drejtim të panjohur”, kanë njoftuar përfaqësuesit e Sektorit për Punë të Brendshme (SPB) Kumanovë. Organi përkatës ka bërë të ditur se i ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme ligjore, për ta zbardhur rastin sa më shpejtë të jetë e mundur.
Bashkimi Demokratik për Integrim ka akuzuar Izet Mexhitin për siç thonë kaosin urbanistik në Çair. “Deklarata e bartësit të listës së VLEN në Çair për gjendjen “kaotike të infrastrukturës dhe vendbanimeve” nuk është zbulim i ri, është vetëm konfirmim i asaj që BDI e ka thënë vazhdimisht. Çairi nuk është bërë kështu vetvetiu. Ka një fajtor të vetëm: Izet Mexhiti. Kështu thuhet në reagimin e BDI-së, sipas të cilës, prej vitit 2005, Mexhiti ka qeverisur me Çairin dhe e ka shndërruar në simbol të ndërtimeve pa leje, mbi 150 raste të dokumentuara. Ai është autori i kaosit urbanistik dhe betonizimit…
Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se së shpejti do të dalin me prezantimin e zgjidhjes ligjore ndaj kompanive që mundësojnë marrjen e kredive të shpejta. Mickoski tha se është simptomatike sesi këto kompani, shfaqen pikërisht në afërsi të kazinove dhe bastoreve. “Si qeveri punojmë në dy projekte. Njëri është Ligji i ri për Lojërat e Fatit, ku do të ketë ndryshime të mëdha, ndërsa projekti tjetër është pikërisht kjo që po e thoni, sepse disi rastësisht, afër aparateve, kazinove që i shohim, afër tyre shfaqen kompani për kredi të shpejta. A është rastësi, jam i bindur që nuk është. Numri më…
Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka dështuar t’i marrë votat e nevojshme për t’u zgjedhur si kryetare e Kuvendit të Kosovës Nga 116 deputetë të pranishëm në sallë, vetëm 57 deputetë kanë votuar për. 56 deputetë votuan kundër Haxhiut, ndërkaq tre deputetë kanë abstenuar. Pas dështimit të votimit të Albulena Haxhiut, Lëvizja Vetëvendosje e ka propozuar emrin e Donika Gërvallës për kryeparlamentare. Ka qenë hera e parë që në legjislaturën e re, si propozim për kryeparlamentar ka qenë një emër tjetër, pos ai i Albulena Haxhiut. Edhe Gërvalla dështoi të marrë shumicën si kandidate për kryetare të Kuvendit.…
