Autor: Suad Avdiu
Ripërtëritja Demokratike e Maqedonisë (RDM) reagon me shqetësim të madh ndaj deklaratës së djeshme të kryeministrit Hristijan Mickoski se, nëse zgjedhjet lokale në tetor janë “të pasuksesshme”, Qeveria do të emërojë administratorë si kryetarë komune. Një kërcënim i tillë i hapur është një sulm i drejtpërdrejtë mbi themelet e demokracisë dhe përfaqëson një njoftim të hapur të kthimit në autoritarizmin e kohës së Nikola Gruevskit, mentorit të Mickoskit. “Ky propozim është qartësisht antidemokratik: ai anulon kuptimin e zgjedhjeve dhe injoron vullnetin e qytetarëve të cilët, imagjinoni, do të kishin zgjedhur kandidatë të pavarur për kryetarë komune ose këshilltarë. Kjo nuk është një…
Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, me erë dhe i paqëndrueshëm me shira dhe bubullima lokale. Do të fryjë erë e fuqishme, në disa vende madje e përforcuar nga drejtimi perëndimor (mbi 70 km/orë) në formën e stuhisë. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 12 deri në 20 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 29 deri në 37 gradë Celsius. Në Shkup, do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell. Në disa pjesë të luginës do të jetë i paqëndrueshëm, në formën e stuhisë afatshkurtre me erë të përforcuar…
Në një koncert të mbushur me energji dhe emocion, Yll Limani performoi mbrëmjen e 20 gushtit në Shkup, duke sjellë atmosferë të jashtëzakonshme për publikun. Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi e vlerësoi artistin jo vetëm për talentin dhe zërin e tij unik, por edhe për përkushtimin ndaj kulturës dhe audiencës. Sipas tij, përvoja e të qenit spektator në koncertin e Yllit është një shembull i fuqisë bashkuese të muzikës dhe një reflektim i dinjitetit, pasionit dhe përkushtimit që duhet të mishërojë politika. “𝒀𝒍𝒍𝒊 𝒒ë 𝒏𝒅𝒓𝒊ç𝒐𝒊 𝑺𝒉𝒌𝒖𝒑𝒊𝒏.Të jesh spektator në koncertin e Yll Limanit do të thotë…
Kryeministri Hristijan Mickoski, është pyetur sot, lidhur me deklaratat e ministrit të drejtësisë, Igor Filkov, i cili ka deklaruar se ndoshta ka ardhur koha të shqyrtohet badenteri. Mickoski ka thënë se Badenteri është pjesë e Marrëveshjes së Ohrit dhe të Kushtetutës. “Marrëveshja e Ohrit është përmbushur plotësisht dhe është mbyllur dhe kjo është temë e kryer dhe e mbyllur. Ajo që përfaqësonte problem thelbësor dhe institucional dhe ajo ishte balancuesi, siç e dini, ne kemi bërë ligj, ligji për përfaqësim të drejtë, I cili krahas përkatësisë etnike do të ketë komponentë e cila do të vlerësoj sipas kualitetit, kompetencës e…
Aleanca për Shqiptarët, krahu i Arben Taravarit, shpreh shqetësim të thellë për deklaratën e Igor Filkov, ministrit të Drejtësisë, për mundësinë e rishikimit të shumicës së Badenterit. Nga ASh thonë se ky mekanizëm është themelor për garantimin e përfaqësimit të komunitetit shqiptar në institucionet e Maqedonisë së Veriut. “Deklarata e ministrit është e papranueshme dhe përbën kërcënim të drejtpërdrejtë për të drejtat dhe përfaqësimin e shqiptarëve. Pas heqjes së Balancuesit, tani kërkohet edhe heqja e Badenterit, duke vënë në rrezik barazinë etnike dhe parimet demokratike,” thekson nga ASh. ASh për këtë ka akuzuar edhe koalicionin qeverisës VLEN. “VLEN vazhdon të…
Ministri i Drejtësisë në RMV, Igor Filkov thotë se ndoshta ka ardhur koha për të rishikuar shumicën e Badenterit dhe se Maqedonia duhet të ecë përpara. Në një intervistë për të përjavshmen “Focus”, ai flet për miratimin e Kodit Zgjedhor në Parlament, dhe intervista është zhvilluar para votimit të së shtunës në Kuvendin e Maqedonisë, i cili nuk votoi për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. “Shpresoj që deri në kohën kur të publikohet kjo intervistë, Kuvendi do ta ketë përfunduar tashmë punën e tij të brendshme dhe nuk do të lejojë që të krijohet një boshllëk ligjor. Por nëse kjo nuk…
Kadriu: Pas largimit të ASH-së nga pushteti, Dimitrievski orienton projektet nëpër lagjet maqedonase
Të nderuar qytetarë të qytetit të Kumanovës, Shikoni fotot: për vetëm dy javë, kryetari i Komunës së Kumanovës ka realizuar mbi 22 projekte me mjete buxhetore me kosto miliona euro të grumbulluara nga të gjithë taksapaguesit përfshirë edhe mbi 30% shqiptarë. Fatkeqësisht, asnjë nga këto projekte nuk është realizuar në lagjet e banuara me shqiptarë. Aleanca për Shqiptarët, gjatë tri viteve që ishte pjesë e pushtetit lokal, kurrë nuk e ka lejuar këtë diskriminim etnik. Të gjithë jeni dëshmitarë për sa projekte janë realizuar në lagjet shqiptare. Unë e kuptoj Maksim Dimitrievskin, por nuk i kuptoj LEN çfarë bëjnë ata…
Deputeti i BDI-së, Arbër Ademi sot ka akuzuar qeverinë e RMV-së se po ul numrin e këshilltarëve në komuna, shkruan Telegrafi Maqedoni. “Qeveria po cenon përfaqësimin e drejtë nëpër komuna duke e ul numrin e këshilltarëve, në kundërshtim me Kushtetutën dhe në kundërshtim me ligjin. BDI shpreh shqetësim të thellë për vendosmërinë e qeverisë në zbatimin e vendimit të marrë në qershor për uljen e këshilltarëve”, tha Ademi. Ademi thotë se ky vendim bie ndesh edhe me Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale ku thotë se numri i këshilltarëve përcaktohet nga numri i banorëve pa bërë dallim në rezidentë dhe jorezidentë. https://youtu.be/LArhqoWQ2wg…
Hipokrizia politike e Grupit të Taravarit nuk ka fund. Ata që e kanë kthyer nepotizmin në sport familjar, sot guxojnë të akuzojnë VLEN-in. Por faktet janë kokëforta dhe dokumentet flasin vetë. Ish drejtori aktual i Klinikës së Neurologjisë, Fatmir Mexhiti, në të njëjtën kohë që ishte në krye të këtij institucioni publik, merrte edhe honorar nga Ministria e Shëndetësisë, institucion që e kishte emëruar me një pagesë mujore prej 60 mijë denarësh, për punë të paqartë dhe të padefinuar. Kontrata është nënshkruar menjëherë pasi ministër i Shëndetësisë u bë Arben Taravari, mik personal i Mexhitit. Pra, ndërkohë që qytetarët nuk…
Një shtetas serb është kapur gjatë tentativës për të kontrabanduar orë dy orë Rolex dhe një orë Omega në Maqedoni. Nga Drejtoria e Doganave thonë se orët janë zbuluar në veturën e personit në fjalë, i cili po përpiqej të hynte në Maqedoni përmes pikës kufitare “Tabanoc”. Bëhet fjalë për modelet Rolex Submariner, Rolex Sky-Dweller dhe Omega Speedmaster, vlera e të cilave sipas Doganës është 38.000 euro. “Kundër personit është ngritur kallëzim penal për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale – kontrabandë. Shoferi, me qëllim që të shmangë kontrollin doganor, vendosi orët në një kuti të…
