Autor: Suad Avdiu

Sot, edhe një herë, u turpëruan publikisht, në sytë e opinionit. VMRO dhe LSDM mbivotuan përfaqësuesen shqiptare në KSHZ, e vetme në seancë, duke ulur numrin e këshilltarëve në komunat tona dhe duke shkelur Kushtetutën dhe Ligjin për vetëqeverisje lokale. Kështu shkruan Arbër Ademi, nënkryetar i BDI-së, ndërsa ka reaguar ashpër për mbivotimin që sot, anëtarët maqedonas të Komisionit Shtetëror Zgjedhor i bënë anëtares shqiptare në vendimin për uljen e këshilltarëve në komuna. Sa për ilustrim, në Gostivar numri i këshlltarëve nga 31 zvogëlohet në 23. Reagimi i plotë i nënkryetarit Arbër Ademi: Sot, edhe një herë, u turpëruan publikisht,…

Read More

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftoi se që nesër e deri më 11 shtator fillon shqyrtimi publik i listës zgjedhore. KSHZ u bënë thirrje qytetarëve të kontrollojnë veten në listë me qëllim që të korrigjohen informacionet e pasakta. “Nesër më datë 23 gusht fillon afati për shqyrtimin publik të listës zgjedhore që do të zgjasë deri më 11 shtator. Prandaj e shfrytëzojmë këtë mundësi që në funksion të zbatimit të veprimeve tona zgjedhore pa pengesa, në afatin e paraparë, publikisht i njoftojmë dhe i ftojmë qytetarët, të kontrollojnë listën”, tha Boris Kondarko, Kryetar i KSHZ-së.

Read More

Institucionet private të kujdesit shëndetësor do të detyrohen të hapin bazat e të dhënave për të monitoruar rrugën shëndetësore të çdo qytetari, njoftoi dje Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu. Ai shtoi se duke filluar nga data 15 shtator, bazat e të dhënave të pacientëve në institucionet private, duhet të jenë të qasshme për shtetin. “Një komision tashmë po punon me ne, nëse ka pengesa ligjore që duhet të hiqen menjëherë, javën tjetër, dhe ne do t’u dërgojmë letër të gjitha institucioneve private të kujdesit shëndetësor nga data 15 e muajit të ardhshëm që të detyrohen të hapin bazat e të…

Read More

Nga 352 kërkesa të arritura për regjistrim në regjistrin, nga Komisioni shtetëror zgjedhor sot në mbledhjes e 131-të informuan se kanë regjistruar 33 televizione, 42 radiostacione, tetë mediume të shtypura dhe 246 portale të internetit. “Arritën 352 kërkesa për regjistrim, gjithashtu në KSHZ janë parashtruar gjithsej 399 çmimore për reklamim të paguar politik. Në bazë të tërë dokumentacionit të përpunuar janë regjistruar 33 televizione, 42 radiostacione, tetë mediume të shtypura dhe 246 portale interneti. Kërkesat e 22 personave juridik, dy televizione, pesë radiostacione, një medium i shtypur dhe 15 portale interneti janë hedhur poshtë si të parregullta, përkatësisht nuk janë…

Read More

66% e buxhetit për zgjedhje ose 397 milion denarë do të ndahen për programin e paguar politik kurse të drejtën për këto përmbajtje e kanë fituar 33 televizione, 43 radio, 8 media të shtypura dhe 246 portale. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve po ashtu njoftoi se nesër fillon shqyrtimi publik i listës zgjedhore. Ata u bënë thirrje qytetarëve të kontrollojnë veten në listë me qëllim që të korrigjohen informacionet e pasakta. “Nesër më datë 23 gusht fillon afati për shqyrtimin publik të listës zgjedhore që do të zgjasë deri më 11 shtator. Prandaj e shfrytëzojmë këtë mundësi që në funksion të…

Read More

Fatmir Sabriu – Përfaqësues i VLEN Të nderuar qytetarë, të nderuara media  VLEN sot sjell jo vetëm lajme, por një revolucion social që shqiptarët dhe gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut e kanë pritur për dekada të tëra! Nën udhëheqjen vizionare të Ministrit të Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, ne shënojmë një moment gjigant, që nuk është vetëm politik, por mbi të gjitha human dhe shoqëror. Për herë të parë, nënshkruam marrëveshje të rëndësishme me 8 komuna, marrëveshje që nuk mbeten në letër, por që kthehen menjëherë në projekte konkrete, në ndryshime të dukshme dhe të prekshme për…

Read More

E hapëm derën e mbyllur për dekada të parkingut nëntokësor tek Muzeu, duke vënë në funksion një hapësirë të rëndësishme që do t’i shërbejë qytetarëve, bizneseve dhe vizitorëve të Çarshisë së Shkupit. Kështu ka thënë sot gjatë një vizite në Muzeun e Maqedonisë së Veriut, zëvendëskryeministri Izet Mexhiti i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Zoran Lutkov, ndërsa ka shtuar se po hapet parkingu nëntokësor te hapësira e Muzeut. “Për dekada të tëra, në zemrën e Çarshisë së Shkupit ka ekzistuar një hapësirë parkimi tek Muzeu, e cila ka qenë e mbyllur dhe e papërdorur. Një mundësi reale për qytetarët, për…

Read More

“Nuk mendoj se është llapsus a rastësi deklarata e kryeministrit. Unë mendoj se është një strategji e kryeministriti, i cili urdhëron ministrat për të nxjerrë deklarata të tilla si ballon prove, që të normalizohet si temë dhe pastaj del me demante boshe. Është pjesë e strategjisë për të demontuar Marrëveshjen e Ohrit”, theksoi Bujar Osmani, kandidati i AKI për Çairin dhe njëherit nënkryetar i BDI. Sipas tij, ajo që është tronditëse është heshtja e VLEN-it ndaj një veprimi të tillë të rrezikshëm, ndaj hapjes së këtij debati të rrezikshëm dhe qëndrimi në prehërin e VMRO-së edhe përkundër asaj se po…

Read More

Zhvendosje e kufijve në transplantimin ortopedik– është kryer transplanti më i ndërlikuar i kockës në Klinikën e Ortopedisë. Në Klinikën Universitare të Ortopedisë u realizua me sukses transplanti më i ndërlikuar deri më tani, duke shënuar një arritje të re në kirurgjinë ortopedike bashkëkohore në vendin tonë, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë. “Pacienti, një burrë 64-vjeçar me përsëritje të liposarkomës miksioide në kofshën e majtë, iu nënshtrua një rezekcioni të pjesës së mesme të femurit, rekonstruksionit me graft nga kadaver dhe fiksimit me kunj. Operacioni u zhvillua në dy akte – në të dytin u krye rikonstruksion plastik nga një…

Read More

Respektimi i vaksinimit të fëmijëve para nisjes së vitit shkollor është jetik për të shmangur shpërthime të rënda të virozëve apo sëmundjeve epidemike që mund të kërcënojnë shëndetin publik, shkruan Alsat. Sipas institucioneve kompetente vaksinat janë të sigurta dhe janë arma më e fortë për mbrojtjen e imunitetit të fëmijëve. Mjekët përveç vaksinimit, apelojnë që fëmijët në nisjen e vitit shkollor por edhe gjatë tërë vitit shkollor të jenë më të kujdesshëm në ushqyerjen e tyre dhe konsumimin e më shumë vitaminave të nevojshëm “Një nxënës shkollor ose fëmijët që qëndrojnë në grupe normale është të kenë nga pesë deri…

Read More