Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Gjiganti rus “Lukoil” drejt duarve amerikane: 2.000 pika karburanti në 16 shtete

27 Nëntor, 2026

Ushtarakë të Serbisë në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, çfarë thuhet në njoftimin e misionit paqeruajtës?

27 Nëntor, 2026

Kroacia kushtëzon Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, Plenkoviq: Nuk ka arbitrazh për Prevlakën!

27 Nëntor, 2026

Ahmeti takoi mërgimtarët në Zvicër: Bashkëbiseduam për mundësitë e investimit në vendlindje

27 Nëntor, 2026

Alarm në një shkollë në Kroaci: Nxënësi dyshohet se ka kërcënuar bashkëmoshatarët

26 Nëntor, 2026

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

26 Nëntor, 2026

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

26 Nëntor, 2026

Mbi dy muaj nga shpallja e dënimeve, Specialja tregon pse ende nuk ka publikuar aktgjykimin e plotë për ish-krerët e UÇK-së

26 Nëntor, 2026

Kuvendi ndan 61 mijë euro për Komisionin që do të hetojë rrethanat e vrasjes së Arlinda Zekajt

26 Nëntor, 2026

Gashi: Ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen nga dhuna në familje presin mendimin e Qeverisë

26 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 27 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

VLEN: Rritje rekord e pagave dhe çerdhe të reja në komunat shqiptare!

Suad AvdiuBy Suad Avdiu22 Gusht, 2025 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Fatmir Sabriu – Përfaqësues i VLEN

Të nderuar qytetarë, të nderuara media  VLEN sot sjell jo vetëm lajme, por një revolucion social që shqiptarët dhe gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut e kanë pritur për dekada të tëra! Nën udhëheqjen vizionare të Ministrit të Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, ne shënojmë një moment gjigant, që nuk është vetëm politik, por mbi të gjitha human dhe shoqëror.

Për herë të parë, nënshkruam marrëveshje të rëndësishme me 8 komuna, marrëveshje që nuk mbeten në letër, por që kthehen menjëherë në projekte konkrete, në ndryshime të dukshme dhe të prekshme për fëmijët, të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara.

Për herë të parë në histori, Hasanbegu në Komunën e Gazi Babës dhe Çellopeku në Komunën e Bërvenicës do të kenë çerdhet e tyre publike!

Për dekada, këto zona ishin të harruara, të lëna jashtë hartës së zhvillimit, por sot, falë qeverisjes së VLEN, ato marrin vëmendjen dhe investimin e merituar. Ky nuk është thjesht një objekt ndërtimi, por është jetë e re, është shpresë dhe dinjitet për prindërit e rinj dhe për fëmijët tanë, të cilët janë ardhmëria e vendit.

Po ashtu, është nënshkruar një Marrëveshje të re Kolektive me sindikatat AOJSHQ dhe SASHK, një akt që hyn në histori si marrëveshja e dinjitetit për punonjësit e sistemit të mbrojtjes sociale.

Për herë të parë, ata marrin një rritje historike prej 20% të pagave, përfshirë edhe drejtorët e institucioneve sociale.  Kjo nuk është vetëm një rritje page. Ky është një mesazh respekti dhe mirënjohjeje për punonjësit socialë që çdo ditë përballen me sfida të mëdha, që janë pranë fëmijëve pa përkujdesje, pranë të moshuarve që nuk kanë kë të mbështeten, pranë personave me aftësi të kufizuara. Ata nuk janë punëtorë të zakonshëm, ata janë heronj të përditshëm të shoqërisë sonë, dhe sot shteti, përmes VLEN, u thotë: Ju jeni të çmuar, ju meritoni dinjitet dhe shpërblim të drejtë!

Të nderuar qytetarë,  Ky është modeli ynë i qeverisjes: jo fjalë të thata, jo premtime boshe, por veprime konkrete, të matshme dhe afatgjata. Ne besojmë se shteti nuk është vetëm administratë, por është mbi të gjitha kujdes për njeriun.

VLEN ka hyrë në qeverisje për të sjellë ndryshimin që njerëzit e thjeshtë e presin, dhe sot ky ndryshim shihet, ndjehet dhe preket. Nga fëmijët që do të kenë çerdhet e tyre, te punonjësit socialë që marrin pagën e merituar, te çdo familje që ndjen se ka një shtet që kujdeset për të.  Ky është vetëm fillimi. Ky është vetëm hapi i parë i një rruge të gjatë, ku VLEN ka një mision të qartë: të ndërtojë një shtet social të drejtë, human dhe të barabartë për të gjithë qytetarët.  Beso me zemër! Sepse kur vepron me zemër, ndryshimi është i pashmangshëm.

Lexuar: 58

Lajme te ngjashme

Ahmeti takoi mërgimtarët në Zvicër: Bashkëbiseduam për mundësitë e investimit në vendlindje

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

Gashi: Ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen nga dhuna në familje presin mendimin e Qeverisë

Sali: Plani i Rritjes po sjell rezultate konkrete dhe po përshpejton integrimin evropian

Cigaret do të shtrenjtohen në Maqedoni, plani për të ulur duhanpirjen

Lajmet e fundit

Gjiganti rus “Lukoil” drejt duarve amerikane: 2.000 pika karburanti në 16 shtete

27 Nëntor, 2026

Ushtarakë të Serbisë në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, çfarë thuhet në njoftimin e misionit paqeruajtës?

27 Nëntor, 2026

Kroacia kushtëzon Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, Plenkoviq: Nuk ka arbitrazh për Prevlakën!

27 Nëntor, 2026

Ahmeti takoi mërgimtarët në Zvicër: Bashkëbiseduam për mundësitë e investimit në vendlindje

27 Nëntor, 2026

Alarm në një shkollë në Kroaci: Nxënësi dyshohet se ka kërcënuar bashkëmoshatarët

26 Nëntor, 2026

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

26 Nëntor, 2026

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

26 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.