Autor: Suad Avdiu

Aleanca për Shqiptarët ka kritikuar koalicionin VLEN, pasi sipas tyre po miraton të gjitha vendimet anti-shqiptare të Hristijan Mickoskit. Sipas ASH-së, liderët e VLEN-it shprehin vazalitet ndaj Mickoskit, edhe pse e dinë se populli nuk i beson më. Komunikata e plotë e Aleancës për Shqiptarët Me një dështim të plotë në realizimin e premtimeve elektorale të vitit 2024 dhe me një seri vendimesh antishqiptare nga qeveria monoetnike, krerët e grupimit VLEN po enden nëpër terren për të mashtruar sërish qytetarët. Lajmi i mirë në këtë katrahurë është se populli e ka kuptuar qartë tradhtinë e tyre, etjen për pushtet me…

Read More

Besjona Jusufi (majtas) është nga qyteti i Manastirit dhe ka përfunduar studimet për albanologji në Universitetin e Shkupit. Ajo është vlerësuar nga të gjithë profesorët si studentja më e shkëlqyer e universitetit, me një mesatare të lartë e me rezultate të jashtëzakonshme. “Ndërkohë që bashkëmoshatarët e saj shpenzonin kohën në klube nate, Besjona botoi veprat e para letrare, duke dëshmuar përkushtim, disiplinë dhe talent të rrallë. Me profesionalizmin e saj ajo jo vetëm që na befason, por edhe na bën krenarë. Sot, Besjona konsiderohet si një ndër albanologet më të shquara të Manastirit dhe të qyteteve afër si dhe Prespës.…

Read More

BDI bën sikur është e shqetësuar për përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve. Por e vërteta është e hidhur: pikërisht ata e krijuan padrejtësinë që sot e denoncojnë. Ligji për regjistrimin, nga shkronja e parë deri te e fundit, është vepër e ministrave dhe deputetëve të BDI-së. Bujar Osmani, Artan Grubi, Fatmir Besimi dhe kolegët e tyre e përgatitën dhe e propozuan ligjin, ndërsa Arbër Ademi dhe grupi i tij parlamentar e votuan pa asnjë vërejtje. Ata i futën grafat që nuk ekzistojnë askund në botë, ata lejuan që bashkëqytetarët tanë nga diaspora të trajtohen si të huaj në shtetin e…

Read More

Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ashpër ndaj vendimit të djeshëm në Komisionin Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), ku erdhi në shprehje mbivotimi etnik mbi përfaqësuesen shqiptare Ditmire Shehu, si e veteme në seancë, me ç’rast ulën në mënyrë të njëanshme numrin e këshilltarëve në komunat shqiptare, duke shkelur hapur Kushtetutën dhe Ligjin për vetëqeverisje lokale. Ky vendim nuk është vetëm i dëmshëm politikisht për shqiptarët, por është edhe precedent i rrezikshëm që kthen vendin pas në kohën e para vitit 2001, apo më mirë të thuhet, në kohën e Millosheviçit dhe Rrahman Morinës, kur vullneti i shqiptarëve në mënyrë sistematike injorohej dhe…

Read More

Në disa rrugë që kalojnë nëpër prerje dhe përrenj, janë të mundshme rrëshqitje të vogla dheu, të cilat pastrohen rregullisht. NP Rrugët e Maqedonisë apelojnë për drejtim të kujdesshëm të automjeteve, respektim të sinjalistikës së vendosur të trafikut, si dhe përshtatje të shpejtësisë sipas kushteve të rrugës. Ekipet e kujdestarisë së NP Rrugët e Maqedonisë janë vazhdimisht në terren dhe i mbajnë të gjitha rrugët të kalueshme. Të gjitha informacionet e hollësishme mund të merren nga përdoruesit e rrugës në numrin tonë të telefonit të kujdestarisë 02 25 61 502.

Read More

LAMM: Pritje deri në 15 minuta në vendkalimin kufitar “Tabanoc” Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur, informon LAMM. Për shkak të pushimeve verore, vërehet një frekuencë e shtuar e automjeteve, në pikën kufitare Tabanocë koha e pritjes për dalje është rreth 10-15 minuta. Në pikat e tjera kufitare në anën maqedonase nuk ka vonesa më të gjata gjatë hyrjes ose daljes nga vendi. LAMM rekomandon një shpejtësi të rregulluar, duke respektuar sinjalistikën e vendosur të trafikut dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në…

Read More

Moti sot do të jetë jesërisht me vranësira dhe periudha me diell, pasdite në pjesët perëndimore do të ketë shira të rrëmbyeshëm lokalë dhe bubullima të rralla. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare, dhe përgjatë rajonit Povardarieto erë e fortë nga veriu. Në Shkup, pjesërisht i vranët me periudha me diell. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit shënon 20 gradë Celsius, teksa ajo maksimale do të arrijë në 29 gradë Celsius.

Read More

VLEN sot hapi shtabin zgjedhor në Haraçinë, ku u promovua kandidati për kryetar të komunës, Daut Beqiri. Në këtë tubim madhështor morën pjesë liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti, Arben Fetai, Zeqirija Ibrahimi, si dhe shefi i shtabit qendror zgjedhor, Adnan Azizi, të cilët vlerësuan lart mobilizimin e jashtëzakonshëm që ka ndodhur në Haraçinë dhe jehonën e madhe që ka krijuar kandidatura e Beqirit. Në fjalimet e tyre, udhëheqësit e VLEN theksuan mbështetjen e fuqishme që Qeveria aktuale po i jep kësaj komune përmes projekteve madhore si mbulimi i kanalit dhe investime tjera kapitale, duke rikthyer besimin se Haraçina më në…

Read More

Gostivarit sot po i priten duart dhe këmbët me vendimin antikushtetues e antiligjor të qeverisë monoetnike VMRO–LEN, që mohon mbi 30.000 gostivaras në mërgim, që janë shtylla kryesore e zhvillimit ekonomik e shoqëror të qytetit tonë. Kështu shkruan kryetari i Degës së BDI-së në Gostivar, njëherësh bartës i Listës së Këshilltarëve i Aleancës Kombëtare për Integrim në Gostivar. Reagimi i plotë i Valdet Xhaferit: Gostivarit sot po i priten duart dhe këmbët me vendimin antikushtetues e antiligjor të qeverisë monoetnike VMRO–LEN, që mohon mbi 30.000 gostivaras në mërgim, që janë shtylla kryesore e zhvillimit ekonomik e shoqëror të qytetit tonë.…

Read More

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij nga Venezuela, Nikolas Maduro. Kjo vjen në një kohë kur administrata amerikane e presidentit Donald Trump vendosi një shpërblim të majmë për arrestimin e tij, duke e konsideruar një kërcënim për sigurinë kombëtare. Vuçiç e konsideron Maduron një mik të madh të Serbisë dhe nënvizon se bisedoi me të për sfidat aktuale globale dhe rritjen e bashkëpunimit dypalësh. “Serbia e vlerëson shumë mbështetjen parimore dhe të vazhdueshme të Venezuelës kur bëhet fjalë për ruajtjen e integritetit tonë territorial dhe mosnjohjen e pavarësisë së shpallur njëanshëm të…

Read More