Autor: Suad Avdiu

Sot shënohen 27 vjet nga rënia heroike e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ismet Jashari – Kumanova. I lindur më 16 prill 1967 në Orizare të Kumanovës, Jashari që në rini u përfshi në veprimtari atdhetare, duke u bërë pjesë e brezit që besonte në alternativën e rezistencës së armatosur kundër pushtuesit. Ai ishte ndër nismëtarët e fondit “Vendlindja Thërret”, që u shndërrua në shtyllë të logjistikës dhe financimit të luftës së UÇK-së. Pas epopesë së Prekazit më mars 1998, Jashari hyri në Kosovë bashkë me shumë figura të njohura të luftës çlirimtare, duke u vendosur në Likoc, bazën…

Read More

Me diell me vranësira lokale të lehta deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga jugperëndimi. Pasdite do të ketë kushte për shira të dobët lokalë në rajonet malore. Në Shkup, me diell me vranësira të lehta deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugperëndimi.

Read More

Kandidati i pavarur, për pozitën e numrit një të Stugës, Mendi Qyra, i mbështetur nga VLEN për zgjedhjet e tetorit, deklaroi për Zyrtare, se një pjesë të pagës si kryetar, do ndajë për kategoritë më të ndjeshme të shoqërisë. “Personave me aftësi ndryshe, të cilëve duhet t’u kushtojmë një rëndësi të veçantë, pjesën time të pagës, do t’ia dedikoj këtyre grupeve më të ndijshme të shoqërisë. Normalisht mjete do të vinë edhe nga projekte që do të realizojmë për të absorbuar mjete nga qeveria, ambasadat, IPA fondet” -theksoi Qyra.

Read More

Bujar Osmani Qeveria e VMRO-së dhe ZNAM-it, e udhëhequr nga Hristijan Mickoski, në intensitet të plotë vazhdon të zbatojë politikën që synon të largojë shqiptarët nga rrjedhat shoqërore, duke i kthyer në pozitat periferike të para Marrëveshjes së Ohrit. Këtë politikë të Mickoskit shpesh e shohim si shprehje të karakterit të tij personal – “do t’i nxjerrim prej veshëve”, “do t’ua tregojmë vendin” – por edhe si qëndrim profesional e zyrtar për përjashtimin e shqiptarëve nga rrethet vendimmarrëse: që nga Kabineti i tij personal, te rrethi më i ngushtë administrativ në ndërtesën e Qeverisë, deri te grupet punuese qeveritare dhe…

Read More

Mbrëmë në Kumanovë në një zjarr që shpërtheu në bar të thatë në rrugën “Revolucioni Popullor”, janë djegur disa automjete motorike, përfshirë vetura, kamionë, furgonë dhe minibusë në pronësi të disa kompanive private, Nga MPB njoftojnë se në zjarr nuk pati të lënduar dhe janë shkaktuar vetëm dëme materiale. “Dje në orën 23:51, në Departamentin e Zjarrfikësve të Kumanovës u njoftua se një zjarr ka shpërthyer në bar të thatë në rrugën “Narodna Revolucija” në Kumanovë, i cili ka përfshirë edhe një parcelë toke në pronësi të B.R., ku kanë marrë flakë një automjet për udhëtarë “Ford monde”o, një veturë…

Read More

Nga Qendra për Menaxhim me Kriza njoftojnë se janë lokalizuar zjarret në fshatrat Opajë dhe Vaksincë, në rajonin e Kumanovës “Në orën 15:07 është raportuar zjarr në fsh. Vaksincë, ndërsa në orën 15:35 edhe në fsh. Opajë. Kanë intervenuar NJTZ Kumanovë me 2 automjete zjarrfikëse dhe 4 zjarrfikës, si dhe popullata lokale. Zjarri në të dy fshatrat është lokalizuar rreth orës 16:40”, thonë nga QMK.

Read More

Një shtetas i Ukrainës ka ndërruar jetë pasi është goditur nga një veturë me targa gjermane, që po drejtohej nga një shtetas i Kosovës, përcjell TV21. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Shkup-Bllacë, respektivisht pranë pikës kufitare mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. “Më 22.08.2025 rreth orës 18:00, në SPB-Shkup u raportua se në rrugën magistrale Shkup– pika kufitare Bllacë e Poshtme, rreth 200 metra nga dogana, një automjet “Volkswagen Golf” me targa gjermane, i drejtuar nga B.S. (22) nga Kosova, me vendbanim në Republikën Federale të Gjermanisë, ka goditur këmbësorin K.M. (53) nga Ukraina. Në aksident, këmbësori pësoi lëndime të…

Read More

Kandidati i AKI-së për Komunën e Sarajit, Blerant Ramadani, ka theksuar se programi i tij zgjedhor do të jetë i ndërtuar mbi idetë dhe propozimet e qytetarëve. Në një postim, ai bëri të ditur se së bashku me rininë e AKI-së janë duke sistemuar sugjerimet e ardhura përmes platformës online. “Bashkë me rininë e AKI-së po sistemojmë propozimet tuaja nga www.blerantramadani.com– programi Saraji 2025–2029 shkruhet me ju!” ka deklaruar Ramadani. Ai shtoi se transparenca dhe përfshirja e drejtpërdrejtë e qytetarëve në hartimin e programit janë garanci që prioritetet e komunës do të pasqyrojnë vërtet nevojat e banorëve të Sarajit. Video KËTU

Read More

Në periudhën janar-korrik të këtij viti, Shqipërinë e kanë vizituar 6,6 milionë turistë, që është katër për qind më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Instituti i Statistikave i Shqipërisë (INSTAT) ka publikuar një raport në të cilin konfirmohet se vendin e kanë vizituar mbi 225.000 turistë më shumë vizituan sesa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Këto shifra konfirmojnë se turizmi mbetet një nxitës i fuqishëm i treguesve ekonomikë, si dhe i punësimit në vend. “Turistët vijnë kryesisht nga rajoni evropian, duke përbërë rreth 95 për qind të turistëve të huaj. Më të…

Read More

BDI bën sikur është e shqetësuar për përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve. Por e vërteta është e hidhur: pikërisht ata e krijuan padrejtësinë që sot e denoncojnë. Kështu arsyetohet koalicioni VLEN, ndërsa asnjë fjalë nuk e thonë për mbivotimin në  Komsionin Shtetëror Zgjedhor, apo për vendimin antikushtetues të KSHZ-së që ul numrin e këshilltarëve! “Ligji për regjistrimin, nga shkronja e parë deri te e fundit, është vepër e ministrave dhe deputetëve të BDI-së. Bujar Osmani, Artan Grubi, Fatmir Besimi dhe kolegët e tyre e përgatitën dhe e propozuan ligjin, ndërsa Arbër Ademi dhe grupi i tij parlamentar e votuan pa…

Read More