Autor: Suad Avdiu

Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi dhe njëherit kryetar i degës së Lëvizjes BESA në Tetovë do të udhëheqë shtabin e VLEN-it në Tetovë, me kandidatin për kryetar komune Bilall Kasami. Durmishi njihet si një figurë e afërt me terrenin dhe këtë e ka dëshmuar edhe në zgjedhjet e kaluara, ku ishte bartës i listës për këshilltar dhe zhvilloi një fushatë interesante “derë më derë”, duke lënë përshypje pozitive te qytetarët.

Read More

Postim i Mesud Bajramit:  Apel për bashkim për të mirën e shqiptarëve në Kumanovë! Pothuajse 30 vite flitet për lista të përbashkëta në Kumanovë, si nga partitë opozitare, ashtu edhe nga ato në pushtet. Lista “Për Shqiptarët e Kumanovës” u krijua – tani fjalët duhet të kthehen në vepra! Një listë me fytyra të pastra, të pakorruptuara dhe me bagazh patriotik e kombëtar. Ju ftojmë ta përkrahni! Kjo nuk është thjesht një listë për këshilltarë, por është listë për bashkimin e shqiptarëve në Kumanovë dhe fuqizimin e tyre politik. Bashkohu edhe ti – së bashku jemi më të fortë!

Read More

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit nga koalicioni VLEN, Izet Mexhiti, ka prezantuar projektin e Qendrës Rinore, të cilën e vlerësoi si një nga prioritetet kryesore të mandatit të tij. Sipas Mexhitit, Qendra Rinore do të shtrihet në katër nivele funksionale. “Kati i parë: bibliotekë dhe sallë ligjëratash, e hapur për lexim, kërkime dhe ngjarje të ndryshme. Kati i dytë: Qendër Digjitale me laborator të inteligjencës artificiale (AI), kompjuterë dhe trajnime falas në programim, inteligjencë artificiale dhe shkrim-lexim digjital. Ky kat do të përfshijë edhe një hapësirë bashkëpunimi (co-working space) për mbështetje të start-up-eve rinore, si dhe program mentorimi…

Read More

Deklaratat e fundit të përfaqësuesve qeveritarë se “nuk mjafton një vit për ndryshimet kushtetuese” janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik dhe e dështimit të kësaj qeverie për ta çuar vendin drejt integrimit europian dhe për të respektuar vetë Marrëveshjen e Ohrit. Prej ditës së parë të mandatit, përveç bllokimit të perspektivës evropiane, kjo qeveri dhe partnerët e saj kanë sulmuar themelet e barazisë dhe të Marrëveshjes së Ohrit: • kanë shfuqizuar balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera; • kanë zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit duke ia dorëzuar implementimin figurave me bindje antishqiptare dhe antiperëndimore, si…

Read More

Pjesërisht me vranësira, me shira lokalë dhe bubullima në mëngjes, kryesisht në pjesët lindore. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë perëndimore, dhe në pjesët lindore erë veriperëndimore. Në Shkup, pjesërisht i vranët, me reshje të herëpashershme shiu në orët e para të mëngjesit. Do të fryjë erë e moderuar veriperëndimore.

Read More

Këngëtarja e njohur shqiptare, Mihrije Braha, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj në rrjete sociale me një foto të re të publikuar nga pushimet e saj verore. E veshur me një rrobë banje, Mihrija pozon me vetëbesim buzë detit. Këngëtarja e njohur shqiptare, Mihrije Braha, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj në rrjete sociale me një foto të re të publikuar nga pushimet e saj verore. E veshur me një rrobë banje, Mihrija pozon me vetëbesim buzë detit.

Read More

Besari është një artist i ri dhe i talentuar, pasioni i të cilit është brumi dhe ngjyrat përbërësve më të freskët. Udhëtimi i tij filloi në skenën e gjallë të kuzhinës së Berlinit, ku ai jo vetëm që mësoi të bënte pica, ai mësoi ta kuptonte atë. Ai forcoi aftësitë e tij nën drejtimin e mjeshtërve, duke zbuluar sekretet e kores së përsosur dhe kombinimet më harmonike të shijeve. Për Besarin, kjo ishte më shumë se një punë; ishte zbulimi i një pasioni të përjetshëm. Ai e solli atë zjarr në shtëpi, dhe me të, një ëndërr për të krijuar…

Read More

Në kuadër të vizitave në Çair, kandidati për kryetar të Komunës së Çairit nga koalicioni VLEN, Izet Mexhiti, vizitoi familjen e legjendës së sportit shqiptar dhe botëror, Shaban Tërstena. Ai shtoi se Shaban Tërstena është figurë e madhe dhe krenari kombëtare, i cili me arritjet e tij olimpike i ka dhënë Çairit dhe gjithë shqiptarëve një vend të veçantë në hartën e sportit botëror. “Ne synojmë që këtë frymë të sukseseve dhe krenarisë ta shndërrojmë në udhëheqje e vizion politik për Çairin e së ardhmes, një vend që do të nxjerrë figura të mëdha jo vetëm në sport, por edhe…

Read More

Aleanca për Shqiptarët (ASH) thekson se e keqja e VLEN-it nuk është opozita shqiptare dhe Aleanca për Shqiptarët, por partnerët e tyre qeveritarë – VMRO-DPMNE, ZNAM dhe Partia Demokratike Serbe e Ivan Stoilkoviçit. “Me politikat e tyre antishqiptare, këta partnerë po e përdorin dhe po e eksploatojnë VLEN-in përditë, duke e nxjerrë keq para syve të shqiptarëve. Diskriminimi dhe degradimi i shqiptarëve në çdo instancë ndodh hapur, para dhe pas syve të zyrtarëve të VLEN-it, dhe për këtë përgjegjësia nuk mund t’i faturohet opozitës shqiptare. VLEN duhet të ndalë së sjelluri si opozitë, duke u amnistuar nga mëkatet e kësaj…

Read More

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njotojnë se një pensioniste nga Velesi ka denoncuar se më 27 gusht kishte marrë një thirrje në numrin e saj të telefonit fiks nga një peson i panjohur i cili e ka informuar se vajza e saj dyshohej për një aksident trafiku ku kishte përplasur një fëmijë katërvjeçar, transmeton TV21. “Më 29.08.2025, në SPB Shkup, D.G. (88) nga Veles ka denoncuar se më 27.08.2025 rreth orës 10:00 kishte marrë një thirrje në numrin e saj të telefonit fiks nga një person mashkull i panjohur, i cili e informoi se vajza e saj dyshohej për…

Read More