Autor: Suad Avdiu
Bashkimi Demokratik për Integrim sot publikoi, siç u tha, dëshmi tronditëse për shpërdorimet dhe veprimtarinë kriminale në Komunën e Çairit, të udhëhequr nga Izet Mexhiti dhe Visar Ganiu. Sipas të dhënave zyrtare, Komuna e Çairit paguan shifrën marramendëse prej 72.000 denarë për 1 metër katrorë asfalt për mbushjen e gropave në rrugë. Për krahasim, Komuna fqinje e Butelit për të njëjtën punë paguan vetëm 7.100 denarë, gati 10 herë më pak. “Po, e dëgjuat mirë shtatëdhjetë e dy mijë denarë për një metër asfalt në Çair. Ndërsa në Butel, për të njëjtën punë paguhet dhjetë herë më pak. Pyetja është…
VLEN theksoi se Qeveria e udhëhequr nga VLEN, përmes Ministrisë së Transportit, po dëshmon vendosmëri historike për ndërtimin e mëtejshëm të Korridorit Hekurudhor 8, duke hapur një kapitull të ri të zhvillimit ekonomik dhe integrimit rajonal. “Ky është projekt që tejkalon kufijtë teknikë të ndërtimit, sepse ka dimension kombëtar dhe është arteria kryesore që bashkon shqiptarët dhe forcon pozitën e tyre në rajon. Në këtë drejtim, Qeveria miratoi vendimin për realizimin e Marrëveshjes për grant në vlerë prej 3,7 milionë euro, siguruar nga Banka Evropiane e Investimeve, i cili do të shërbejë për përgatitjen e dokumentacionit të ri projektues dhe…
Sot në Butel, në prani të shumë qytetarëve entuziastë dhe përfaqësuesve të koalicionit tonë fitimtar, VLEN hapi zyrtarisht shtabin zgjedhor për zgjedhjet lokale të 19 tetorit. Ky hap shënon fillimin e një fushate që do të vulosë ndryshimin edhe në këtë komunë, duke e kthyer zërin e shqiptarëve të Butelit në fuqi vendimmarrëse. Me këtë rast, u promovua lista e këshilltarëve e udhëhequr nga Behar Rexhepi, një profesionist i dëshmuar, një njeri me integritet dhe përkushtim të palëkundur, i gatshëm të jetë në shërbim të qytetarëve të Butelit. Në këtë tubim madhështor, folën krerët e VLEN, Izet Mexhiti dhe Zeqirija…
Majlinda Bregu, ish-Sekretare e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC) dhe një nga figurat më me ndikim në rajon, ka shprehur mbështetjen e saj për kandidatin për kryetar të komunës së Çairit, Bujar Osmani. Përmes një video-mesazhi drejtuar qytetarëve të Çairit, Bregu vlerësoi lart bashkëpunimin e gjatë me Osmanin, duke theksuar angazhimin e tij të palëkundur për integrimin europian, aftësinë për të dëgjuar dhe respektuar qytetarët, si dhe vizionin për një zhvillim të qëndrueshëm që lidh nivelin lokal me atë rajonal dhe europian. “Ky nuk është vetëm një mesazh politik, por një thirrje për reflektim: Çairi meriton një të…
Kryetari i Lëvizjes ZNAM, Maksim Dimitrievski është marrë me parimin e Badenterit, duke theksuar se ai po vë në pikëpyetje në disa raste funksionimin e shtetit. “Deklarata e Ministrit Filkov i referohet ekskluzivisht funksionalitetit të rregullit të Badenterit. Për ne si subjekt politik, Marrëveshja Kornizë është një vepër e përfunduar, e shfuqizuar dhe është përmbushur dhe zbatuar plotësisht. Por fakti është se në momente të caktuara rregulli i Badenterit vë në pikëpyetje funksionalitetin e shtetit dhe për këtë do të kemi konfirmim pas përfundimit të zgjedhjeve lokale”, tha Dimitrievski. Sipas tij, ZNAM mbështet Marrëveshjen Kornizë të Ohrit, mirëpo Badenteri si…
Bashkimi Demokratik për Integrim, sot përmes një komunikate ka ritheksuar edhe njëherë se qeveria aktuale në vazhdimësi po e dëmton dhe rrënon Marrëvershjen e Ohrit. Sipas tyre, deklarata e Dimitirievskit, kundër mekanizmit të Badenterit është sulm që kthen shtetin mbrapa dhe dëmton rendin kushtetues. Deklarata e plotë e BDI-së në vijim: Deklaratat e djeshme të Maksim Dimitrievskit kundër shumicës së Badenterit janë vazhdim i një fushate të orkestruar nga kjo qeveri dhe partnerët e saj për të rrënuar themelet e Marrëveshjes së Ohrit dhe për të kthyer shtetin mbrapa, në padrejtësi dhe përjashtim. Që nga dita e parë e mandatit,…
Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit nga VLEN, Izet Mexhiti, ka zhvilluar një takim me sportistin e mirënjohur nga Çairi, Nexhmedin Memedin, ish-kapitenin e gjeneratës së artë të FC Shkupit. Me këtë rast, Mexhiti ka ndarë një fotografi dhe ka shprehur mirënjohje për përkrahjen e marrë nga legjenda e futbollit, duke theksuar respektin e tij për figurën sportive që për vite ka qenë simbol i suksesit dhe krenarisë për qytetin. “Një kafe me Nexhmedin Memedin, kapitenin e gjeneratës së artë kampione të klubit tonë të zemrës, FC Shkupi! Mirënjohës për përkrahjen, Neçko!”, ka shkruar Mexhiti.
Kjo shoqëri me vite të tëra ka qenë ambasador i kulturës sonë, duke përfaqësuar me sukses në festivale kombëtare e ndërkombëtare dhe duke u kthyer gjithmonë me çmime e vlerësime të larta. U takova me kryetarin Rinor Iseni dhe valltarët, të cilët po përgatiten me përkushtim për festivalin e madh shqiptar në İnegöl, Turqi. Ishte kënaqësi të shoh energjinë dhe pasionin e tyre për artin dhe kulturën shqiptare.
Në Butel është hapur sot shtabi zgjedhor i koalicionit VLEN, ku u prezantua edhe ekipi që do të përfaqësojë këtë komunë në zgjedhjet e 19 tetorit. Bartës i listës është Behar Rexhepi, i cilësuar si një zë i besueshëm dhe i gatshëm për të përfaqësuar qytetarët. “Shqiptarët në Butel po bëhen gjithnjë e më të fuqishëm. Më 19 tetor, kjo fuqi do të kthehet në fitore,” ka deklaruar zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, në fjalën e tij. Ngjarja u shoqërua me moton: “Buteli me Beharin, Buteli me VLEN!”
Shkruna: Iljasa Abazi Në programet vjetore të shkollave për vitin 2025/26 në Komunën e Likovës, numri i nxënësve vit pas viti dukshëm është zvogëluar. Në programet e tyre që sollën drejtorët e shkollave para nesh këshilltarëve, disa prej tyre kishin theksuar edhe numrin e nxënësve. Ashtu si në çdo shkollë të Komunës së Likovës edhe në shkollën fillore “Faik Konica” ku mësojnë nxënësit e fshatrave Sllupçan dhe Orizare, numri i nxënësve për vitin shkollor 2007/8, ka qenë 1056, ndërsa nga ky vit shkollor deri më tani në vitin 2025/26, dukshëm ka rënie ku tash kjo shkollë numëron përafërsisht 553 nxënës.…
