Autor: Suad Avdiu
Hfz. Isa Abdullahu u emërua imam në Xhaminë “TATAR SINAN PASHA” – KUMANOVË Sot, më 29.08.2025 (e premte), para namazit të xhumasë, Muftiu i Muftinisë së BFI-së – Kumanovë, h. Abedin ef. Imeri, dorëzoi vendimin – dekretin e BFI-së për emërimin e imamit të ri në Xhaminë “Tatar Sinan Pasha” – Kumanovë. Me këtë rast, Muftiu uroi imamin e ri hfz. Isa Abdullahun duke i dëshiruar shëndet, suksese dhe ndihmë nga Allahu i Madhërishëm në këtë mision fisnik me përgjegjësi të shenjtë. Po ashtu, Muftiu ia bëri përhajr edhe hoxhallarëve, Këshillit të xhamisë dhe gjithë xhematit në përgjithësi, duke lutur…
Drejtoria e Policisë Financiare njofton se më 28.08.2025, në pikën kufitare “Bllacë e Poshtme”, gjatë përpjekjes për të hyrë në RMV, është privuar nga liria S.A., shtetas i Republikës së Kosovës, për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale “Bashkim kriminal” (neni 394, paragrafi 2) dhe veprën penale “Shmangie tatimore” (neni 279, paragrafi 3), transmeton Portalb.mk. Nga ana e personave të autorizuar zyrtarë të Drejtorisë së Policisë Financiare, personi menjëherë është arrestuar dhe është sjellë para gjyqtarit për procedurë paraprake, ku i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, pas së cilës është dërguar në…
Nesër pasdite, gjatë natës dhe të dielën në mëngjes moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i paqëndrueshëm me shira të rrëmbyeshëm lokalë dhe bubullima. Vende-vende, siç informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), proceset do të jenë më intensive në formën e një stuhie me shi më të rrëmbyeshëm dhe në një kohë të shkurtër do të bien mbi 20 litra për metër katror, me erë të fortë mbi 60 kilometra në orë dhe breshër të izoluar. Në Shkup, nga fundi i ditës dhe gjatë natës, mori do të jetë i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm, bubullima…
Kandidati për kryetar të komunës së Çairit, nga radhët e koalicionit Aleanca Kombëtare për Integrim, Bujar Osmani, prezantoi planin për formimin e ndërmarrjes komunale për një Çair të pastër. Në kuadër të këtij plani, sipas tij, do të punësohen 120 persona që do të kujdesen çdo ditë për pastërtinë e hapësirave publike në Çair. “Një komunë e papastër është pasqyrë për një komunë që nuk i respekton qytetarët e vet, prandaj sot dal me premtimin që nga dita e parë bëjmë ndërmarrje të veçantë për pastrim të komunës në Çair, duke punësuar rreth 120 higjienistë të uniformuar në bazë të…
Kandidati i pavarur për kryetar të Strugës, Mendi Qyra, u takua me sportistët e qytetit, ku dëgjoi kërkesat dhe shqetësimet e tyre. Sportistët ngritën problemet e mungesës së infrastrukturës, bursave dhe mbështetjes së nevojshme për talentet lokale, duke kërkuar një qasje më serioze nga pushteti lokal. Në një njoftim, Qyra theksoi se sporti nuk është vetëm çështje medaljesh, por edhe një element kyç për shëndetin dhe zhvillimin e fëmijëve, duke u zotuar për mbështetje konkrete ndaj komunitetit sportiv strugan. Më poshtë njoftimi i plotë i Mendi Qyrës: “Duam një kryetar që do kujdeset për sportin dhe sportistët si baba e…
Postim i Mesud Bajramit, Lista e pavarur për këshilltarë komunalë “Për Shqiptarët e Kumanovës”: Të nderuar qytetarë, miq, shokë e dashamirë, Dua t’ju njoftoj se sot, bashkë me mikun tim Besim Aliu, edhe zyrtarisht e dorëzuam listën e pavarur për këshilltarë komunalë “Për Shqiptarët e Kumanovës” në KSHZ. Besoj fort se me përkrahjen tuaj do t’ia dalim të bëjmë më të mirën e mundshme për qytetarët shqiptarë. Ne mundemi më shumë!
Zyrtarët e Doganës së Maqedonisë së Veriut kanë kapur disa raste kontrabande në pikat kufitare të vendit, duke sekuestruar mallra të ndryshme – nga pajisje industriale e farmaceutike, deri te produkte ushqimore dhe cigare. Kabllo me unaza diamantësh Në pikën kufitare Bogorodicë, në një veturë Audi A8 me targa kosovare, u gjetën 18 bobina kabllo me unaza diamantësh për prerjen e mermerit. Malli ishte fshehur në bagazh dhe ka vlerë rreth 664 mijë denarë. Pronarëve u është ngritur procedurë penale. Ilaçe Në kufirin Tabanoc, ekipet mobile doganore zbuluan 63 paketime me barna dhe materiale mjekësore (sirupe, tableta, shiringa, spraj etj.)…
Çdo premtim i dhënë nga VLEN doli që është një mashtrim i madh. Çdo fjalë e thënë nga VLEN, doli që është një gënjeshtër e madhe. Për vetëm një vit, injoranca, paaftësia, serviliteti, korrupsioni, vazaliteti, përulja, mashtrimet dhe gënjeshtrat e VLEN, dolën në sipërfaqe. Kështu e nis reagimin e saj BDI, ndërsa shtojnë se premtuan që do të themelojnë Akademi të Shkencave dhe Arteve Shqiptare në Maqedoni, por e sollën “Akademik” Dodikun dhe donacionin serb në Tetovë prej 800.000€ nga kompani serbe cila ka fitim vjetor vetëm 50.000€. Reagimi i plotë i BDI-së: Çdo premtim i dhënë nga VLEN doli…
Kryetari i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, zhvilloi sot takim falënderues me ambasadoren e Zvicrës, Veronik Ulman. Pres shërbimi i Kuvendit informon se Gashi ka shprehur mirënjohje për angazhimin e saj në forcimin e marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit parlamentar ndërmjet dy vendeve, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme që Zvicra i jep integrimit evropian të vendit tonë. Në veçanti, u theksua kontributi në themelimin dhe zhvillimin e Institutit Parlamentar, i cili përfaqëson trashëgimi të qëndrueshme të mandatit të saj. “Ambasadorja Ullmann e vlerësoi misionin e saj në Maqedoninë e Veriut si jashtëzakonisht të frytshëm dhe të…
VLEN përmes një komunikate thekson se makineria propagandistike e BDI-së dhe e patericave të saj ka nisur një fushatë të ulët shpifjesh dhe gënjeshtrash ndaj zëvendëskryeministrit, Arben Fetai. “Duke u fshehur pas profileve të rreme dhe duke përdorur metoda të pista, ata përpiqen të njollosin personalitetin e tij dhe ta pengojnë procesin e ndryshimit që tashmë është bërë i pandalshëm. Këto sulme dëshmojnë vetëm një gjë: fuqia e VLEN-it i ka shkatërruar planet e BDI-së dhe të Taravarit me klanin e Gjokës. Ata janë të frikësuar nga transparenca, nga duart e pastra dhe nga vendosmëria jonë për të çrrënjosur keqpërdorimet,…
