Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

“Fytyra Ozempik” tremb përdoruesit e injeksioneve për dobësim

17 Nëntor, 2026

Presidenti Xi Jinping takon homologun kilian

17 Nëntor, 2026

Pritet vala e shkarkimeve të drejtorëve?!

17 Nëntor, 2026

Diaspora shqiptare në Amerikë i shkruan letër Ramës: Jepe dorëheqjen!

17 Nëntor, 2026

Kandidati i BDI-së për kryeministër shqiptar lavdëron zgjidhjen e VLEN-it për provimin e jurisprudencës në shqip: Është një hap serioz dhe i rëndësishëm

17 Nëntor, 2026

Ahmeti: Sot para 32 vjetëve e emërtuam UÇK-në

17 Nëntor, 2026

Dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident në Gjermani

17 Nëntor, 2026

Ankesë ndaj Spitalit të Kumanovës: gruaja shtatzënë në javën e 40-të pretendon se u përball me sjellje të papërshtatshme të mjekes

17 Nëntor, 2026

Mexhiti takohet me Halil Kastratin, synojnë ndërtimin e shkollës për 200 fëmijë me nevoja të veçanta në Çair

17 Nëntor, 2026

Kodi i ri Penal në Maqedoni: Për fyerje të kolegut mund të dënoheni me gjobë ose burg

17 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 17 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Meksika i dorëzon autoriteteve amerikane bosët e drogës, mes kërcënimit për tarifa

TV NewsBy TV News28 Shkurt, 2025 Botë Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Meksika dorëzoi të enjten figura të njohura të botës së krimit tek autoritetet amerikane, pjesë e një ekstradimi të beftë që përfshiu rreth 30 të dënuar me burg apo të tjerë në paraburgim, të akuzuar për lidhje me kartelet e dhunshme të drogës.

Disa janë drejtues të hershëm bandash, që mbretëruan mbi rrjetet ndërkombëtare të trafikut të kokainës dhe heroinës dekada më parë. Të tjerë, drejtues shumë më të rinj, të angazhuar kohët e fundit në trafikimin e sasive të mëdha të fentanilit vdekjeprurës drejt SHBA-ve.

Autoritetet meksikane konfirmuan se zyrtarët i dorëzuan SHBA-ve 29 figura të njohura të karteleve të drogës. Vendimi vjen pas kërcënimeve të vazhdueshme të Presidentit Donald Trump për të vendosur tarifa ndaj gjitha mallrave meksikane, që siç tha ai sot (e enjte) do të hyjnë në fuqi më 4 mars.

Ky është ekstradimi më i pazakontë dhe më i madh ndër vite ndërmarrë nga Meksika.

Prokurorja e Përgjithshme Pamela Bondi, në një deklaratë me shkrim, konfirmoi se Shtetet e Bashkuara kishin marrë në dorëzim 29 figura të botës së krimit.Të paktën dy prej tyre – përfshirë Rafael Caro Quinteron, i cili dyshohet si një nga përgjegjësit për vrasjen e një agjenti amerikan kundër narkotikëve në vitin 1985 – do të dalë të premten para gjykatës federale në Bruklin, sipas një personi në dijeni të çështjes.

Po kështu u dorëzuan emra të tjerë të trafikut të drogës, si Antonio Oseguera Cervantes – vëllai i bosit më të kërkuar të drogës në Meksikë, Nemesio Oseguera Cervantes, i cili drejton kartelin më të fuqishëm ‘Jalisco New Generation’.

Autoritetet amerikane kishin ofruar një shpërblim prej 15 milionë dollarësh për çdo informacion që çonte në arrestimin e Nemesios, i njohur si “El Mencho”.Autoritetet amerikane thonë se ‘Jalisco New Generation’ është një nga dy bandat kryesore meksikane të drogës, së bashku me kartelin famëkeq ‘Sinaloa’, përgjegjës për futjen e fentanilit në SHBA gjatë viteve të fundit.

Një figurë e rangut të lartë në krahun e kartelit ‘Sinaloa’ të udhëhequr nga djemtë e Joaquin “El Chapos” Guzman Loera, Jose Angel “El Guerito” Canobbio, ishte gjithashtu në mesin e atyre që u dorëzuan nga autoritetet meksikane.

Ekstradimi masiv shënon një përshkallëzim të ndjeshëm krahasuar me vitet e kaluara.Mes viteve 2019 dhe 2023, Meksika i ka dorëzuar SHBA-ve mesatarisht rreth 65 të dyshuar për krime në vit, sipas të dhënave të siguruara nga një zyrtar amerikan.

Lexuar: 16

Lajme te ngjashme

Presidenti Xi Jinping takon homologun kilian

Rrëzohet avioni ushtarak në Serbi, dyshohet se është luftarak i tipit MiG-29!

BE-ja godet Rusinë me sanksione të reja, 113 persona dhe kompani në listën e zezë – miraton afro 8 miliardë euro për Ukrainën

Kremlini u jep udhëzime deputetëve: Përgatituni për shpalljen e fitores në Ukrainë

Li Qiang u bën thirrje ASEAN-it të qëndrojnë të bashkuar e të mos e shpërqendrojnë fokusin

Lista Studentore publikon programin, Kosovën e konsideron pjesë të Serbisë

Lajmet e fundit

“Fytyra Ozempik” tremb përdoruesit e injeksioneve për dobësim

17 Nëntor, 2026

Presidenti Xi Jinping takon homologun kilian

17 Nëntor, 2026

Pritet vala e shkarkimeve të drejtorëve?!

17 Nëntor, 2026

Diaspora shqiptare në Amerikë i shkruan letër Ramës: Jepe dorëheqjen!

17 Nëntor, 2026

Kandidati i BDI-së për kryeministër shqiptar lavdëron zgjidhjen e VLEN-it për provimin e jurisprudencës në shqip: Është një hap serioz dhe i rëndësishëm

17 Nëntor, 2026

Ahmeti: Sot para 32 vjetëve e emërtuam UÇK-në

17 Nëntor, 2026

Dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident në Gjermani

17 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.