Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

“Fytyra Ozempik” tremb përdoruesit e injeksioneve për dobësim

17 Nëntor, 2026

Presidenti Xi Jinping takon homologun kilian

17 Nëntor, 2026

Pritet vala e shkarkimeve të drejtorëve?!

17 Nëntor, 2026

Diaspora shqiptare në Amerikë i shkruan letër Ramës: Jepe dorëheqjen!

17 Nëntor, 2026

Kandidati i BDI-së për kryeministër shqiptar lavdëron zgjidhjen e VLEN-it për provimin e jurisprudencës në shqip: Është një hap serioz dhe i rëndësishëm

17 Nëntor, 2026

Ahmeti: Sot para 32 vjetëve e emërtuam UÇK-në

17 Nëntor, 2026

Dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident në Gjermani

17 Nëntor, 2026

Ankesë ndaj Spitalit të Kumanovës: gruaja shtatzënë në javën e 40-të pretendon se u përball me sjellje të papërshtatshme të mjekes

17 Nëntor, 2026

Mexhiti takohet me Halil Kastratin, synojnë ndërtimin e shkollës për 200 fëmijë me nevoja të veçanta në Çair

17 Nëntor, 2026

Kodi i ri Penal në Maqedoni: Për fyerje të kolegut mund të dënoheni me gjobë ose burg

17 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 17 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Trump: Më 4 mars tarifa për Meksikën e Kanadanë, 10% shtesë për Kinën

TV NewsBy TV News28 Shkurt, 2025 Botë Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë të enjten se më 4 mars do të vendosë tarifa prej 25% për mallrat e importuara nga Kanadaja dhe Meksika ashtu siç kishte planifikuar fillimisht. Ai tha se dy vendet fqinje nuk po bënin ende sa duhet për të frenuar fluksin e drogës që hyn në Shtetet e Bashkuara.

Po kështu Presidenti Trump paralajmëroi në platformën e tij të mediave sociale ‘Truth Social’ se po të martën do t’i vendoste Kinës një tarifë shtesë prej 10%, krahas 10%-it që i vendosi Pekinit në fillim të këtij muaji. Kina iu kundërpërgj masës së parë amerikane, duke u vendosur produkteve të njëjtën tarifë prej 10 për qindësh.

“Droga vazhdon të hyjë në vendin tonë nga Meksika dhe Kanadaja në nivele shumë të larta dhe të papranueshme”, tha Presidenti Trump.

“Një përqindje e madhe e saj, është në formën e fentanilit dhe prodhohet dhe furnizohen nga Kina”, shtoi ai.

Në fillim të këtij muaji Presidenti Trump njoftoi se do të vendoste tarifa ndaj Kanadasë dhe Meksikës, dy nga aleatët dhe partnerët tregtarë më të ngushtë të vendit.Por ai e pezulloi vendimin për një muaj, deri më 4 mars, pasi Presidentja meksikane Claudia Sheinbaum tha se do të dërgonte 10,000 trupa në kufirin me SHBA-të për të ndihmuar në kontrollin e trafikut të drogës. Po kështu Kryeministri kanadez Justin Trudeau tha se do të emëronte një zyrtar që do të trajtonte çështjen fentanilit.

Meksika eksporton 80% të produkteve të saj në Shtetet e Bashkuara.Zonja Sheinbaum tha në fillim të kësaj jave se “ne presim të arrijmë një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara”, por nëse nuk arrihet, Meksika mund të vendosë si kundërpërgjigje tarifa ndaj produkteve amerikane.

Kur Presidenti Trump njoftoi për herë të parë tarifën për importet kanadeze, zoti Trudeau tha se ishte “krejtësisht e pajustifikuar” dhe premtoi të vendoste një tarifë prej 25%, si kundërpërgjigje, duke filluar nga 12 marsi për produktet e çelikut dhe aluminit amerikan. Kanadaja është eksportuesi kryesor i të dy metaleve në SHBA.

Ekonomistët thonë se tarifat që Presidenti Trump po vendos ka të ngjarë të rrisin çmimet e shitjes me pakicë për konsumatorët dhe koston e materialeve për bizneset. Meksika, Kanadaja dhe Kina, sipas kësaj renditjeje, janë tre partnerët më të mëdhenj tregtarë të Shteteve të Bashkuara, por Bashkimi Evropian prej 27 vendesh është partneri më madh.

Në mbledhjen e parë të kabinetit të tij të ri të mërkurën, Presidenti Trump tha se do të shpallte “shumë shpejt” një tarifë prej 25% për mallrat e importuara nga BE-ja.

BE-ja u zotua se do t’i përgjigjet “në mënyrë të vendosur dhe menjëherë” pengesave “të pajustifikuara” tregtare dhe sugjeroi se do të vendoste tarifat e veta ndaj importeve amerikane nëse Presidenti Trump vazhdon me planet e tij.

Në njoftimin e tij në “Truth Social”, Presidenti Trump tha se tarifat reciproke ndaj atyre vendeve që do tu vendosin tarifa mallrave amerikane, do të hynin në fuqi më 2 prill. Ai ka lënë të kuptohet gjithashtu për vendosjen e tarifave ndaj importeve në automobilë, lëndë drusore, produkteve farmaceutike e mallra të tjera.

Shumë ekonomistë kanë paralajmëruar vazhdimisht se tarifat mund të çojnë në çmime më të larta, duke nxitur rritjen e inflacionit në SHBA. Presidenti Trump ka pranuar se një gjë e tillë mund të shkaktojë dhimbje afatshkurtër për amerikanët, por ai ka shtuar se tarifat do të ishin përfundimisht të dobishme për ekonominë më të madhe në botë.

Presidenti Trump thotë se tarifat do të ishin një nxitje për kompanitë e huaja që të prodhonin më shumë në Shtetet e Bashkuara si një mënyrë për t’i shmangur ato./VoA

Lexuar: 16

Lajme te ngjashme

Presidenti Xi Jinping takon homologun kilian

Rrëzohet avioni ushtarak në Serbi, dyshohet se është luftarak i tipit MiG-29!

BE-ja godet Rusinë me sanksione të reja, 113 persona dhe kompani në listën e zezë – miraton afro 8 miliardë euro për Ukrainën

Kremlini u jep udhëzime deputetëve: Përgatituni për shpalljen e fitores në Ukrainë

Li Qiang u bën thirrje ASEAN-it të qëndrojnë të bashkuar e të mos e shpërqendrojnë fokusin

Lista Studentore publikon programin, Kosovën e konsideron pjesë të Serbisë

Lajmet e fundit

“Fytyra Ozempik” tremb përdoruesit e injeksioneve për dobësim

17 Nëntor, 2026

Presidenti Xi Jinping takon homologun kilian

17 Nëntor, 2026

Pritet vala e shkarkimeve të drejtorëve?!

17 Nëntor, 2026

Diaspora shqiptare në Amerikë i shkruan letër Ramës: Jepe dorëheqjen!

17 Nëntor, 2026

Kandidati i BDI-së për kryeministër shqiptar lavdëron zgjidhjen e VLEN-it për provimin e jurisprudencës në shqip: Është një hap serioz dhe i rëndësishëm

17 Nëntor, 2026

Ahmeti: Sot para 32 vjetëve e emërtuam UÇK-në

17 Nëntor, 2026

Dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident në Gjermani

17 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.