Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Lëvizja Studentore në Maqedoni: Nuk na frikësoni me ndalesa në kufi, zëri i studentëve nuk do të heshtet

17 Nëntor, 2026

BDI akuzon VLEN-in: Në nëntë institucione, vetëm 3.5% e të punësuarve janë shqiptarë!

17 Nëntor, 2026

Besim Hoda hap parti të re, zbulohet emri, do të quhet “Lëvizja NJË”

17 Nëntor, 2026

Serbja që e dëgjoi “Oj Kosovo, Kosovo” live në Bruksel: Vargje simbolike – Kandiq i reagon: Këto na çuan te bombardimet, varrezat masive

17 Nëntor, 2026

“Fytyra Ozempik” tremb përdoruesit e injeksioneve për dobësim

17 Nëntor, 2026

Presidenti Xi Jinping takon homologun kilian

17 Nëntor, 2026

Pritet vala e shkarkimeve të drejtorëve?!

17 Nëntor, 2026

Diaspora shqiptare në Amerikë i shkruan letër Ramës: Jepe dorëheqjen!

17 Nëntor, 2026

Kandidati i BDI-së për kryeministër shqiptar lavdëron zgjidhjen e VLEN-it për provimin e jurisprudencës në shqip: Është një hap serioz dhe i rëndësishëm

17 Nëntor, 2026

Ahmeti: Sot para 32 vjetëve e emërtuam UÇK-në

17 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E mërkurë, 18 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Zelensky thotë se ka diskutuar për garancitë e sigurisë me shefin e NATO-s

TV NewsBy TV News20 Shkurt, 2025 Botë Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se ka biseduar me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, për rëndësinë e garancive të sigurisë për Kievin në çdo diskutim për një zgjidhje të luftës kundër Rusisë, që ka nisur më 2022.

Zelensky shkoi në X se ai dhe Rutte kanë analizuar kontaktet me partnerët e Ukrainës dhe “koordinimin e hapave tanë të ardhshëm”.

“Ne nuk mund ta lejojmë që [presidenti rus, Vladimir] Putin ta mashtrojë dikë sërish”, shkroi Zelensky.

“Para çdo negociate të mundshme, të gjithë partnerët duhet ta kuptojnë qartë se garancitë e forta të sigurisë janë prioritet për një paqe të qëndrueshme”.

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia të martën u takuan në Riad dhe u pajtuan për t’i adresuar faktorët “acarues” në raportet mes dy shteteve dhe thanë se kanë nisur punën drejt dhënies fund të luftës në Ukrainë.

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se do të duhet kohë për të organizuar një samit me presidentin amerikan, Donald Trump.

Deklaratat e dy zyrtarëve vijnë pasi Trumpi e quajti Zelenskyn “diktator pa zgjedhje”, pas refuzimit të Ukrainës që të mbajë zgjedhje në kohë lufte.

Trump po ashtu ka lënë të kuptohet se e fajëson Ukrainën për nisjen e luftës më 2022.

Rutte po ashtu shkroi në X se ka pasur një “bisedë të mirë” me të dërguarin amerikan për Rusinë dhe Ukrainën, Keith Kellogg, i cili po zhvillon vizitë në Ukrainë.

Zelensky po ashtu duke iu referuar këtyre diskutimeve, tha se çështja duhet të përqendrohet “në arritjen e paqes së garantuar, jo vetëm të një armëpushimi të përkohshëm. Duhet të ketë besim që pas disa muajsh apo vitesh, Putin nuk do të kthehet me luftën e tij”./Radio Evropa e Lirë

Lexuar: 19

Lajme te ngjashme

Presidenti Xi Jinping takon homologun kilian

Rrëzohet avioni ushtarak në Serbi, dyshohet se është luftarak i tipit MiG-29!

BE-ja godet Rusinë me sanksione të reja, 113 persona dhe kompani në listën e zezë – miraton afro 8 miliardë euro për Ukrainën

Kremlini u jep udhëzime deputetëve: Përgatituni për shpalljen e fitores në Ukrainë

Li Qiang u bën thirrje ASEAN-it të qëndrojnë të bashkuar e të mos e shpërqendrojnë fokusin

Lista Studentore publikon programin, Kosovën e konsideron pjesë të Serbisë

Lajmet e fundit

Lëvizja Studentore në Maqedoni: Nuk na frikësoni me ndalesa në kufi, zëri i studentëve nuk do të heshtet

17 Nëntor, 2026

BDI akuzon VLEN-in: Në nëntë institucione, vetëm 3.5% e të punësuarve janë shqiptarë!

17 Nëntor, 2026

Besim Hoda hap parti të re, zbulohet emri, do të quhet “Lëvizja NJË”

17 Nëntor, 2026

Serbja që e dëgjoi “Oj Kosovo, Kosovo” live në Bruksel: Vargje simbolike – Kandiq i reagon: Këto na çuan te bombardimet, varrezat masive

17 Nëntor, 2026

“Fytyra Ozempik” tremb përdoruesit e injeksioneve për dobësim

17 Nëntor, 2026

Presidenti Xi Jinping takon homologun kilian

17 Nëntor, 2026

Pritet vala e shkarkimeve të drejtorëve?!

17 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.