Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Zëvendësministrja e Sportit, Safije Sadiki, takim me përfaqësuesit e KF “Liria”

21 Gusht, 2026

Durmishi me masë në ndihmë të prindërve: Rikthehet ‘shporta shkollore’ për uljen e shpenzimeve

21 Gusht, 2026

Pas Tabanocit, arkëtimi i gjobave për automjetet e huaja nis së shpejti edhe në Bllacë

21 Gusht, 2026

Ylfete Fanaj kandidon sërish për Qeverinë e Lucernit, merr mbështetje unanime

21 Gusht, 2026

Turqia lëshon urdhër-arrest ndërkombëtar për Netanyahun

21 Gusht, 2026

Gjesti zhvishet në fitnes dhe tregon transformimin e trupit

21 Gusht, 2026

Zjarr në Elbasan, flakët u afrohen banesave

21 Gusht, 2026

Kumanovari bashkë me nipin sulmohen në Bit Pazar të Shkupit, sulmuesit më pas ua dëmtojnë edhe veturën

21 Gusht, 2026

Si është e mundur që për tragjedinë me 14 viktimat të “Spitali modular”, sërish “fajtor të jetë kablloja?

21 Gusht, 2026

Beqir Dauti: Punët vazhdojnë. Haraçina po bëhet më e mirë, rrugë pas rruge

21 Gusht, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 22 Gusht
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Ja se cilët janë dezinfektuesit e dobishëm natyralë për shtëpinë tuaj

TV NewsBy TV News29 Janar, 2025 Lifestyle Pa Komente4 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Uthulla, limoni, soda e bukës dhe vajrat esencialë janë përbërësit më ekonomikë dhe më ekologjikë, të cilët mund t’i përdorni për një pastrim të shkëlqyer të shtëpisë suaj

Më poshtë do të gjeni disa shembuj të përbërësve që mund t’i përdorni për përgatitjen e dezinfektuesve natyralë për të pastruar shtëpinë.


Reklamë

Bikarbonat natriumi (sodë buke)

Mikrobevrasësja e pamposhtur, soda, është një dezinfektues i vlefshëm natyror. Por, përveçse dezinfekton, pluhuri i saj ka edhe një funksion gërryes që zhduk madje edhe njollat më të vështira. Ajo është e dobishme edhe për të pasur veshje apo atlete mjaft të pastra. Përveç kësaj, ajo mund të përdoret si pluhur për të dezinfektuar dhe për të lehtësuar heqjen e njollave nga sixhadetë dhe qilimat.

Gjithashtu soda mund të përdoret edhe në formën e një paste (si pasta e dhëmbëve) gërryese për pastrimin e makinës së enëve dhe të sobës. Atë mund ta përgatisni duke përzier një lugë gjelle ujë dhe tre lugë të tilla sodë buke.

Në frigorifer shpesh paraqiten aroma të pakëndshme, për shkak të ushqimit. Nëse dëshironi t’i largoni ato, në një sfungjer të lagësht hidhni pak sodë dhe përshkojeni përgjatë sipërfaqes së brendshme të frigoriferit. Pas disa minutash, me një sfungjer të pastër të lagësht pastrojeni sipërfaqen.

Soda e kuzhinës, përveçse vepron si dezinfektues, po ashtu ka efekt edhe te neutralizimi i aromave.

Limoni

Lëngu i limonit, falë aciditetit të tij, është me të vërtetë i domosdoshëm në pastrimin ekologjik. Lëngu i limonit dezinfekton dhe përhap një aromë mjaft të këndshme: mund të përdoret për të pastruar dhe për të dezinfektuar apo higjienizuar objekte prej bakri, por edhe furrat. Të gjitha pjesët metalike në tualet apo edhe lavamanët e shtëpisë do të shkëlqejnë si më parë nëse fërkohen me lëng limoni. Saktësisht, gjysmë kokrre limoni të lëngshëm.

Lëngu i limonit mund të përzihet me uthullën, por edhe me sodën e bukës për të krijuar detergjent me efekt më të fortë. Ndërkohë, nëse përzieni limonin me vaj ulliri, për shembull dy lugë gjelle vaj ulliri dhe një gjysmë limoni të shtrydhur, ju mund ta përdorni këtë përzierje për të lustruar mobiliet prej druri. Po kështu, nëse do të linim një lëkurë limoni ose portokalli mbi tavolinë, ato do të aromatizonin ajrin e dhomës.

Ndërsa për të hequr erën e keqe të mikrovalës, duhet të mbushni një enë përgjysmë me ujë dhe të shtrydhni në të një gjysmë limoni, dhe më pas futeni enën në mikrovalë për pesë minuta.

Uthulla

Uthulla është dezinfektuese, tret yndyrat, gurët gëlqerorë, por nuk mund të përdoret në mermer. Nuk lë erë pas përdorimit, ajo ikën pasi thahet. Me të mund të pastroni vaskën, WC-në, dyshemenë e banjës. Uthulla e paholluar tret mirë gurët e krijuar në porcelanin e WC-së.

Në kuzhinë mund ta përdorni për të pastruar sobën dhe dyshemenë. Uthulla mund të përdoret në vend të zbutësit të rrobave. Në procesin e shpëlarjes mund të shtojmë 50 ml uthull në vend të zbutësit. Uthulla e tret mirë detergjentin. Kjo ndihmon sidomos për personat me lëkurë të ndjeshme.

Vajrat esencialë

Ekzistojnë disa vajra esencialë që kanë një funksion dezinfektues: natyrisht ai i livandës dhe i limonit, por edhe çaji i gjelbër dhe ai i eukaliptit do të mund ta bëjnë shtëpinë tuaj shumë të pastër dhe me një parfum unik e të këndshëm.

Ja një shembull i një dezinfektuesi natyral me bazë vajrash esencialë, që ka efekt antibakterial e antimyk dhe ku mund të përdoret mbi sipërfaqet që lahen gjithmonë:

– 500 ml ujë i distiluar

– 25 pika vaj esencial çaj të gjelbër

– 25 pika vaj esencial livande

Përbërësit duhet të futen në një mbajtëse në formë spërkatësi dhe ajo duhet të tundet çdo herë përpara përdorimit. /telegrafi

Lexuar: 6

Lajme te ngjashme

Ushqyerja, ushtrimet dhe gjumi: si ta zgjasni vërtet jetën tuaj

Maskë me mango për flokë të shëndetshëm, ja si ta përgatisni

Veronika, thesari i natyrës për shëndetin; Si ta përdorni

Simptoma që tregojnë se jeni të dehidratuar

Vitamina C, dozat e nevojshme dhe ushqimet ku gjendet

Çiftet e suksesshme bëjnë këto 2 gjëra kur grinden

Lajmet e fundit

Zëvendësministrja e Sportit, Safije Sadiki, takim me përfaqësuesit e KF “Liria”

21 Gusht, 2026

Durmishi me masë në ndihmë të prindërve: Rikthehet ‘shporta shkollore’ për uljen e shpenzimeve

21 Gusht, 2026

Pas Tabanocit, arkëtimi i gjobave për automjetet e huaja nis së shpejti edhe në Bllacë

21 Gusht, 2026

Ylfete Fanaj kandidon sërish për Qeverinë e Lucernit, merr mbështetje unanime

21 Gusht, 2026

Turqia lëshon urdhër-arrest ndërkombëtar për Netanyahun

21 Gusht, 2026

Gjesti zhvishet në fitnes dhe tregon transformimin e trupit

21 Gusht, 2026

Zjarr në Elbasan, flakët u afrohen banesave

21 Gusht, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.