Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Pamje të reja nga sulmi në Banjskë – zbulohen lëvizjet e grupit serb

19 Nëntor, 2026

Parakalimi i çmendur kthehet në tragjedi! Tre burra vdesin në vend, tre të tjerë përfundojnë të plagosur në Kroaci.

18 Nëntor, 2026

Zjarr në garazhin e “KAM Mall” në Shkup, evakuohen vizitorët pas përhapjes së tymit

18 Nëntor, 2026

Limaj për rikthimin e Ligjit për Specialen: Kam qenë i shokuar atë natë

18 Nëntor, 2026

Jakup Krasniqi mbërrin në shtëpinë e tij në Velani në Prishtinë

18 Nëntor, 2026

Europarlamenti kërkon shtrenjtimin e cigareve dhe kufizime të reja për alkoolin

18 Nëntor, 2026

I dyshuari për vrasjen e sotme në Suharekë, raportohet se ishte dëbuar nga Zvicra pasi kishte vrarë gruan e tij

18 Nëntor, 2026

Nuk kanë të ndalur punimet në Çair, Izet Mexhiti asfalton rrugën “Dervish Hima”

18 Nëntor, 2026

Fundi i pikëpagesave rrugore në Maqedoni? Po përgatitet një sistem elektronik i pagesës sipas kilometrave të përshkuara

18 Nëntor, 2026

Goditje lojërave të fatit: Nga 1 janari ndalohen reklamat, shteti merr monopolin e lojërave online!

18 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 19 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Kodi i ri Penal në Maqedoni: Për fyerje të kolegut mund të dënoheni me gjobë ose burg

Suad AvdiuBy Suad Avdiu17 Nëntor, 2026 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Gazetar: Suad Bajrami

Maqedonia e Veriut parashikon masa të reja për parandalimin e shqetësimit në punë. Me Kodin e ri Penal, i cili aktualisht ndodhet në fazën e debatit publik, përcaktohen sanksione për personat që fyejnë, poshtërojnë apo keqtrajtojnë kolegët e tyre, duke u shkaktuar dëme në shëndet.

“Ai që në vendin e punës ose në lidhje me punën, fyen, poshtëron, keqtrajton fizikisht ose psikologjikisht një person tjetër, apo në ndonjë mënyrë tjetër e shqetëson dhe me këtë ia dëmton shëndetin, nëse nuk plotësohen elementet e ndonjë vepre tjetër penale më të rëndë, do të dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit”.

Por, ky nen është një ndër 49 nenet e reja të cilat sjellin risi, por edhe precizojnë veprat penale. Ndonëse censura ka qenë edhe deri tani e ndaluar me Kushtetutë, me Kodin e ri, për herë të parë, censura ndaj gazetarëve parashihet shprehimisht si vepër penale.

 “Ai që urdhëron ose zbaton censurë, apo që në kundërshtim me ligjin ose rregullat e profesionit të gazetarisë ia merr ose ia kufizon gazetarit lirinë e raportimit, do të dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet”.

Në këtë kontekst, precizohen të gjitha veprat penale që kanë të bëjnë me lirinë e shprehjes, lirinë e deklarimit të përkatësisë etnike apo fetare, por edhe themelimit të shoqatave, partive dhe organizatave të tjera.

Një risi tjetër është mundësia që gjykata t’ia ndalojë kryerësit të veprave të caktuara penale ushtrimin e së drejtës për t’u zgjedhur, për një periudhë prej dy deri në dhjetë vjet.

“Gjykata mund t’ia shqiptojë ndalimin e ushtrimit të së drejtës pasive zgjedhore, përkatësisht të drejtës për t’u zgjedhur, kryerësit të cilit i është shqiptuar dënim me burg prej së paku dy vjetësh ose dënim me kusht me të cilin është përcaktuar dënim prej dy vjetësh, nëse është dënuar me vendim të formës së prerë për vepër penale nga Kapitulli XIV – Vepra kundër njerëzimit, Kapitulli XX – Vepra kundër të drejtave zgjedhore, Kapitulli XXII – Veprat penale kundër lirisë seksuale, Kapitulli XXXI – Vepra kundër shtetit ose Kapitulli XXXIII – Vepra kundër detyrës zyrtare”.

Në Kodin e ri Penal fëmija trajtohet si kategori e veçantë që gëzon mbrojtje të posaçme penale të privatësisë dhe identitetit. Kodi i ri Penal parasheh për herë të parë një vepër të posaçme për cenimin e privatësisë së fëmijëve. Publikimi i fotografive, videove, të dhënave personale apo informacioneve nga jeta private e fëmijës, nëse rrezikon privatësinë dhe interesat e tij, do të dënohet deri në një vit burgim, ndërsa nëse bëhet përmes mediave apo internetit, deri në tre vjet.

Kodi i ri Penal zgjeron dhe precizon edhe dispozitat që lidhen me ngacmimin seksual, dhunën me bazë gjinore, përndjekjen e padëshiruar dhe publikimin e materialeve intime pa pëlqimin e personit. Parashikohen gjithashtu ndryshime në sanksionet për vepra penale që lidhen me krimin ekonomik, sistemin financiar, shëndetësinë dhe tregtimin e barnave.

Krahas këtyre risive, një nga fushat ku përqendrohen ndryshimet është edhe luftimi i keqpërdorimit të detyrës zyrtare nga funksionarët. /Alsat.mk

Lexuar: 656

Lajme te ngjashme

Zjarr në garazhin e “KAM Mall” në Shkup, evakuohen vizitorët pas përhapjes së tymit

Fundi i pikëpagesave rrugore në Maqedoni? Po përgatitet një sistem elektronik i pagesës sipas kilometrave të përshkuara

Goditje lojërave të fatit: Nga 1 janari ndalohen reklamat, shteti merr monopolin e lojërave online!

Kërkoi 500 euro ryshfet, i punësuari i Drejtorisë qeveritare përfundon në paraburgim

Agon Ferati takon studentët e UEJL-së, diskuton edhe për provimin e jurisprudencës

Ligji për të gjithë, fatura për shqiptarët?

Lajmet e fundit

Pamje të reja nga sulmi në Banjskë – zbulohen lëvizjet e grupit serb

19 Nëntor, 2026

Parakalimi i çmendur kthehet në tragjedi! Tre burra vdesin në vend, tre të tjerë përfundojnë të plagosur në Kroaci.

18 Nëntor, 2026

Zjarr në garazhin e “KAM Mall” në Shkup, evakuohen vizitorët pas përhapjes së tymit

18 Nëntor, 2026

Limaj për rikthimin e Ligjit për Specialen: Kam qenë i shokuar atë natë

18 Nëntor, 2026

Jakup Krasniqi mbërrin në shtëpinë e tij në Velani në Prishtinë

18 Nëntor, 2026

Europarlamenti kërkon shtrenjtimin e cigareve dhe kufizime të reja për alkoolin

18 Nëntor, 2026

I dyshuari për vrasjen e sotme në Suharekë, raportohet se ishte dëbuar nga Zvicra pasi kishte vrarë gruan e tij

18 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.