Trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso është prononcuar pas humbjes nga Liverpool.
Ai tha se luftuan në fushë, por që kjo nuk mjaftoi për të arritur rezultat, transmeton GazetaBlic Sport.
“Ne luftuam mirë. Humbja e sotme është ndryshe nga ajo ndaj Atletico Madrid. Ishte një ndeshje e ngushtë, pastaj në pjesën e dytë pati shumë episode të caktuara dhe Liverpooli ishte shumë i mirë në to”.
Nuk e fajësoj ekipin për asgjë sonte. Ne u përpoqëm, pavarësisht që nuk ia dolëm”, përfundoi Alonso.
/GazetaBlic Sport/

