Sipas gazetës BILD, Bayern Munich ka bërë ofertën e parë për sulmuesin e Liverpoolit, Luis Diaz .
E ardhmja e lojtarit ndërkombëtar kolumbian ka qenë subjekt i spekulimeve serioze këtë verë, ndërsa ai hyn në 12 muajt e fundit të kontratës së tij.
Barcelona, ekipet nga Arabia Saudite dhe kampioni gjerman, të cilët duan të forcojnë sulmin e tyre, po tregojnë interes për të.
Oferta zyrtare e bavarezëve vlen 45 milionë paund dhe Liverpooli nuk pritet ta pranojë atë.
Diaz ka rënë dakord tashmë për kushtet personale me Bayernin dhe dëshiron të largohet nga kampionët anglezë. Ai është i zhgënjyer me ecurinë e negociatave për një kontratë të re.
Liverpooli dhe Diaz thuhet se kanë një marrëveshje që kolumbiani të largohet nëse arrin një ofertë prej rreth 70 milionë funtesh.
/GazetaBlic Sport/

