Thibaut Courtois e ulmoi presidentin e La Ligas, Javier Tebas, pas humbjes ndaj PSG-së.
Ai tha se nuk ka parë kurrë një person tjetër që dëshiron të jetë protagonist si Tebas, transmeton GazetaBlic Sport.
“Nuk kam parë kurrë një president të ligës të flasë si Javier Tebas. Ai gjithmonë dëshiron të jetë protagonist. Ai nuk dëshiron që Kupa e Botës për Klube të ekzistojë? Epo, ekziston”, shtoi Courtois.
Kujtojmë që presidenti Tebas përfshihet vazhdimisht në polemika dhe diskutime, në veçanti kur gjërat kanë të bëjnë me Barcelonën dhe Real Madrid.
/GazetaBlic Sport/

