Kreshnik Bahtiri është shumë pranë që të bëhet me skuadër të re.
Futbollisti i mirënjohur kosovar ishte pjesë e Prishtina 01 në edicionin që shkoi, por që u largua pas suksesit dhe ngjitjes në Superligë.
‘GazetaBlic Sport’ mëson skuadra e Feronikelit 74 ka shprehur interesim të madh për të dhe një marrëveshje duket shumë afër.
Mesfushori 32 vjeçar ka përvojë të madhe dhe ka luajtur edhe tek disa skuadra tjera në Kosovë dhe Shqipëri. Ai do të jetë një forcë e shtuar tek skuadra e drejtuar nga trajneri Granit Dervisholli.
/GazetaBlic Sport/

