Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Alarm në Poloni: Rusia dyshohet se planifikoi sulm me shumë viktima për t’ia hedhur fajin Ukrainës!

18 Nëntor, 2026

Ligji për të gjithë, fatura për shqiptarët?

18 Nëntor, 2026

Projektligji i ri për automjetet në RMV! Gjobë prej 100 eurosh nëse keni ndryshuar numrin dhe nuk e lajmëroni

18 Nëntor, 2026

Tronditëse në Shkup: Dy burra, 47 dhe 62 vjeç, dyshohen për abuzim seksual ndaj një fëmije nën 15 vjeç

18 Nëntor, 2026

Vellkovski: Borxhi ndaj fondit të dytë pensional është shumë më herët, jo nga viti 2026

18 Nëntor, 2026

Fshati ku jetojnë vetëm shqiptarë, por ku nuk lejohet të flitet shqip!

18 Nëntor, 2026

Faton Ameti i BDI-së: Nuk marrë 180.000 denarë nga partija por më pak

18 Nëntor, 2026

E RËNDË: Specialja nuk e lejoi vëllain e Jakup Krasniqit ta takojë, ai shpërthen në lot

18 Nëntor, 2026

Incident tronditës në Klinikën e Gjinekologjisë në Shkup: Foshnjës dyditëshe i pritet një pjesë e gishtit me gërshërë!

18 Nëntor, 2026

Shtabi për parandalim dhe Muftinia e Kumanovës mbajnë takim pune me imamët e Likovës dhe Kumanovës për festat e 22 dhe 28 Nëntorit

18 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E mërkurë, 18 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Perëndimi do të diskutojë për dislokimin e trupave në Ukrainë, thotë Zelensky

TV NewsBy TV News2 Prill, 2025 Botë Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Udhëheqësit ushtarakë perëndimorë do të diskutojnë për dislokimin e mundshëm të trupave në Ukrainë, të cilat do të monitoronin një armëpushim të mundshëm në konfliktin me Rusinë, dhe do të ishin pjesë e strukturës së re të sigurisë në vend, ka thënë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në videoadresimin e tij të përnatshëm, të martën.

“Kjo është pika jonë fillestare: ushtria ukrainase duhet të jetë mjaftueshëm e fortë, dhe mbi këtë bazë duhet të ndërtohet e tërë arkitektura e sigurisë”, është shprehur Zelensky më 1 prill.

“Brenda pak ditësh – të premten [më 4 prill] – do të mbahet një takim me përfaqësues të shteteve partnere, do të jenë përfaqësues ushtarakë”, ka pohuar presidenti ukrainas.

Zelensky u takua të martën, në Kiev, me ministren e Jashtme në largim të Gjermanisë, Annalena Baerbock, dhe tha se “një rreth i ngushtë vendesh” është i gatshëm të dërgojë kontingjente.

Udhëheqësi i Ukrainës tha, po ashtu, në një konferencë të përbashkët për media me Baerbockun, se po pret për përgjigje “më konkrete” nga aleatët rreth gatishmërisë së tyre për të marrë pjesë në dërgimin e trupave.

Franca dhe Britania e Madhe kanë shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa, si pjesë e një të ashtuquajturi koalicion të vullnetit, për të monitoruar një armëpushim të mundshëm. Por, Rusia ka kundërshtuar ashpër çfarëdo dislokimi të trupave të huaja në Ukrainë.

Në videoadresimin e tij, Zelensky tha, gjithashtu, se Ukraina tashmë ka ndarë me partnerët e saj amerikanë “të gjitha informatat e nevojshme në lidhje me shkeljet e Rusisë në sektorin e energjisë”.

Ai shtoi se më 1 prill ka pasur sulme në Herson, përfshirë nga një dron rus, i cili, sipas tij, ka goditur një objekt dhe pajisje energjetike “krejtësisht me qëllim”, duke lënë pjesë të qytetit pa rrymë.

“Ne ngulmojmë që çdo shkelje e tillë duhet të dokumentohet, dhe kërkojmë të marrim një përgjigje nga partnerët tanë”, tha Zelensky.

“Janë pikërisht këto detaje të vogla që ndikojnë në vonesat e mëdha të Rusisë në procesin diplomatik”, shtoi ai.

Zelensky iu referua një marrëveshjeje ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë për të mos sulmua objektet energjetike të njëra-tjetrës. Marrëveshja u njoftua nga Shtëpia e Bardhë, më 25 mars, bashkë me një armëpushim për lejimin e lundrimit në Detin e Zi.

Kievi tha se marrëveshja për objektet energjetike do të hynte në fuqi menjëherë. Moska, në anën tjetër, pohoi se ajo do të zbatohej vetëm pas heqjes së pjesshme të sanksioneve ndaj kompanive dhe bankave ruse, të përfshira në tregtinë ndërkombëtare ushqimore.

Gjermania dha, gjatë vizitës së Baerbockut, një zotim për ndarjen e 130 milionë eurove shtesë në formën e ndihmave humanitare dhe të fondeve për stabilizim. Pakoja do të çojë vlerën e përgjithshme të ndihmave gjermane, që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, në 7 miliardë euro, tha Zelensky.

Ai falënderoi Gjermaninë për garancitë se mbështetja e saj për Ukrainën mbetet e parashikueshme dhe sistematike. Stabiliteti i mbështetjes është një prej faktorëve kyç në mbrojtjen kundër agresionit rus, tha Zelensky.

“Janë ndërprerjet e furnizimeve, mosmarrëveshjet ndërmjet partnerëve, dhe të gjitha shenjat e paqëndrueshmërisë, tek të cilat po llogarit shumë [presidenti rus, Vladimir] Putin”, deklaroi Zelensky.

Trupat ruse kryen një sulm masiv me dronë në Harkiv, në natën e 1 prillit. Prefekti Ihor Terekhov tha se 13 dronë Shahed goditën qytetin, me ç’rast u plagosën katër persona.

“Pasojat përfshinë djegien e dy ndërtesave industriale, dhe dëmtimin e më shumë se dhjetë shtëpive private”, tha Terekhov.

Një sulm i mëhershëm rus, më 1 prill, në rajonin e Zaporizhjës, goditi infrastrukturën civile, duke vrarë një person, bëri të ditur guvernatori rajonal, Ivan Fedorov./Radio Evropa e Lire

Lexuar: 20

Lajme te ngjashme

Alarm në Poloni: Rusia dyshohet se planifikoi sulm me shumë viktima për t’ia hedhur fajin Ukrainës!

Tragjedi në Kroaci: Përplasen 4 automjete, 3 të vdekur dhe dy të lënduar!

Presidenti Xi Jinping takon homologun kilian

Rrëzohet avioni ushtarak në Serbi, dyshohet se është luftarak i tipit MiG-29!

BE-ja godet Rusinë me sanksione të reja, 113 persona dhe kompani në listën e zezë – miraton afro 8 miliardë euro për Ukrainën

Kremlini u jep udhëzime deputetëve: Përgatituni për shpalljen e fitores në Ukrainë

Lajmet e fundit

Alarm në Poloni: Rusia dyshohet se planifikoi sulm me shumë viktima për t’ia hedhur fajin Ukrainës!

18 Nëntor, 2026

Ligji për të gjithë, fatura për shqiptarët?

18 Nëntor, 2026

Projektligji i ri për automjetet në RMV! Gjobë prej 100 eurosh nëse keni ndryshuar numrin dhe nuk e lajmëroni

18 Nëntor, 2026

Tronditëse në Shkup: Dy burra, 47 dhe 62 vjeç, dyshohen për abuzim seksual ndaj një fëmije nën 15 vjeç

18 Nëntor, 2026

Vellkovski: Borxhi ndaj fondit të dytë pensional është shumë më herët, jo nga viti 2026

18 Nëntor, 2026

Fshati ku jetojnë vetëm shqiptarë, por ku nuk lejohet të flitet shqip!

18 Nëntor, 2026

Faton Ameti i BDI-së: Nuk marrë 180.000 denarë nga partija por më pak

18 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.