Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Tetova intensifikon punimet për rrugën drejt Prizrenit

4 Tetor, 2026

Fatjona Geci nga BDI në Konferencën e Vlorës: Përvoja e grave në politikë të shndërrohet në burim frymëzimi

4 Tetor, 2026

Endrit Thaçi u bën thirrje partive: Të bëhen bashkë dhe ta kalojnë ligjin për Specialen

4 Tetor, 2026

Në Francë, 400 deri në 500 shkolla mbyllen për shkak të dhunës

4 Tetor, 2026

Mexhiti: Bërvenica nuk ka nevojë të shndërrohet në trampolinë të opozitës, por në servil të qytetarit e shqiptarit

4 Tetor, 2026

Endrit Thaçi thirrje partive: Të bëhen bashkë dhe ta kalojnë ligjin për Specialen

4 Tetor, 2026

Rrezart Alili triumfon në Plovdiv (Bullgari), boksieri i ri nga Kumanova fiton medaljen e artë

4 Tetor, 2026

Përforconi cilësimet e sigurisë në “Whatsapp”! Hakerët godasin rajonin, rrezikohet edhe vendi

4 Tetor, 2026

Mediat gjermane thurrin lavde: Shqiptari qeth falas për të varfërit në Alpet e Bavarisë

4 Tetor, 2026

Kasami nga Çellopeku: Bërvenica do të jetë fitorja e 11-të e VLEN-it

4 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E hënë, 5 Tetor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Fatjona Geci nga BDI në Konferencën e Vlorës: Përvoja e grave në politikë të shndërrohet në burim frymëzimi

Suad AvdiuBy Suad Avdiu4 Tetor, 2026 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Drejtoresha e Qendrës Analitike dhe Hulumtuese “Abdilaqim Ademi”, Fatjona Geci, mori pjesë në Konferencën V Mbarëkombëtare, Rajonale dhe Ndërkombëtare “Imazhi i Grave dhe Vajzave Shqiptare: Vlerë, Lidership dhe Ndikim drejt Bashkimit Evropian”, e zhvilluar në Vlorë, ku u mblodhën gra të afirmuara shqiptare nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Presheva dhe diaspora.

Geci ishte pjesë e panelit me temën “Trashëgimia e lidershipit dhe brezi i ardhshëm: përvoja, mentorimi dhe gjenerata e re e lidereve”, ku ndau qëndrimet e saj mbi rëndësinë e ndërtimit të një gjenerate të re lideresh dhe përgjegjësinë e brezit aktual për t’ua përcjellë përvojën dhe vlerat vajzave dhe grave të reja.

Në fjalën e saj, Geci e vendosi theksin te trashëgimia e lidershipit, duke nënvizuar se ajo nuk përfshin vetëm pozitat dhe arritjet individuale, por edhe dijen, përvojën, vlerat dhe përgjegjësinë për të krijuar hapësira e mundësi për brezat që vijnë.

Sipas Gecit, mentorimi është një prej instrumenteve të rëndësishme për ndërtimin e një gjenerate të re, e cila nuk duhet të trashëgojë vetëm poste dhe pozita, por mbi të gjitha vizionin, përgjegjësinë dhe një kulturë të re të lidershipit.

” ”
Një tjetër çështje e trajtuar prej saj ishte raporti i brezave me traditën. Geci nënvizoi nevojën që të rinjtë të mësojnë të dallojnë cilat janë vlerat dhe traditat që duhet të ruhen, përcillen dhe promovohen, por edhe cilat elemente të trashëgimisë duhet të lihen pas, në mënyrë që vlerat shoqërore të përshtaten me kohën dhe nevojat e brezave të rinj.

Në këtë kuadër, ajo theksoi rëndësinë e krijimit të një kulture ku përvoja e grave që kanë kontribuar në politikë, institucione, akademi dhe jetën publike të mos mbetet vetëm pjesë e së kaluarës, por të shndërrohet në burim frymëzimi, mentorimi dhe mundësish për gjeneratat e reja.

Konferenca “Imazhi i Grave dhe Vajzave Shqiptare: Vlerë, Lidership dhe Ndikim drejt Bashkimit Evropian” vendosi në qendër të diskutimit rolin e gruas shqiptare në zhvillimin shoqëror, pjesëmarrjen në vendimmarrje, barazinë e mundësive dhe përgatitjen e gjeneratës së ardhshme.

Pjesëmarrja e grave nga të gjitha trevat shqiptare dhe diaspora solli në Vlorë përvoja dhe perspektiva të ndryshme, të bashkuara rreth rëndësisë së fuqizimit të grave, lidershipit dhe mentorimit të brezit të ri për zhvillimin e shoqërisë dhe afrimin me standardet evropiane.

Përvojat e grave të pranishme në këtë konferencë dëshmuan se lidershipi merr një kuptim edhe më të madh kur përvoja individuale shndërrohet në frymëzim dhe mundësi për gjeneratën që vjen pas nesh.

Lexuar: 18

Lajme te ngjashme

Tetova intensifikon punimet për rrugën drejt Prizrenit

Mexhiti: Bërvenica nuk ka nevojë të shndërrohet në trampolinë të opozitës, por në servil të qytetarit e shqiptarit

Rrezart Alili triumfon në Plovdiv (Bullgari), boksieri i ri nga Kumanova fiton medaljen e artë

Përforconi cilësimet e sigurisë në “Whatsapp”! Hakerët godasin rajonin, rrezikohet edhe vendi

Kasami nga Çellopeku: Bërvenica do të jetë fitorja e 11-të e VLEN-it

Bekim Sali: Mjaft me premtime, tani është koha e Jakup Huseinit

Lajmet e fundit

Tetova intensifikon punimet për rrugën drejt Prizrenit

4 Tetor, 2026

Fatjona Geci nga BDI në Konferencën e Vlorës: Përvoja e grave në politikë të shndërrohet në burim frymëzimi

4 Tetor, 2026

Endrit Thaçi u bën thirrje partive: Të bëhen bashkë dhe ta kalojnë ligjin për Specialen

4 Tetor, 2026

Në Francë, 400 deri në 500 shkolla mbyllen për shkak të dhunës

4 Tetor, 2026

Mexhiti: Bërvenica nuk ka nevojë të shndërrohet në trampolinë të opozitës, por në servil të qytetarit e shqiptarit

4 Tetor, 2026

Endrit Thaçi thirrje partive: Të bëhen bashkë dhe ta kalojnë ligjin për Specialen

4 Tetor, 2026

Rrezart Alili triumfon në Plovdiv (Bullgari), boksieri i ri nga Kumanova fiton medaljen e artë

4 Tetor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.