Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Mexhiti: Bërvenica nuk ka nevojë të shndërrohet në trampolinë të opozitës, por në servil të qytetarit e shqiptarit

4 Tetor, 2026

Endrit Thaçi thirrje partive: Të bëhen bashkë dhe ta kalojnë ligjin për Specialen

4 Tetor, 2026

Rrezart Alili triumfon në Plovdiv (Bullgari), boksieri i ri nga Kumanova fiton medaljen e artë

4 Tetor, 2026

Përforconi cilësimet e sigurisë në “Whatsapp”! Hakerët godasin rajonin, rrezikohet edhe vendi

4 Tetor, 2026

Mediat gjermane thurrin lavde: Shqiptari qeth falas për të varfërit në Alpet e Bavarisë

4 Tetor, 2026

Kasami nga Çellopeku: Bërvenica do të jetë fitorja e 11-të e VLEN-it

4 Tetor, 2026

Bekim Sali: Mjaft me premtime, tani është koha e Jakup Huseinit

4 Tetor, 2026

Shqiprim Arifi tërhiqet nga jeta publike: “Pas 27 vitesh, bëra aq sa munda”

4 Tetor, 2026

Thirrja për vrasjen e Rexhep Selimit nga një komentues, reagon Shqipe Selimi

4 Tetor, 2026

Rrënjët e subjektivitetit politik dhe kulla e moralit: Anatomia gnoseologjike e dy paradigmave në diplomaci

4 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E diel, 4 Tetor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Përforconi cilësimet e sigurisë në “Whatsapp”! Hakerët godasin rajonin, rrezikohet edhe vendi

Suad AvdiuBy Suad Avdiu4 Tetor, 2026 Maqedoni Pa Komente4 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Sulmet e reja kibernetike po bëhen së fundmi në shtetet fqinje nga aplikacioni “WhatsApp”. Ekspertët kompjuterik thonë se edhe vendi ynë është i ekspozuar ndaj rrezikut. Sa nuk është vonë, ata rekomandojnë që të bëhet përforcimi i cilësimeve të sigurisë në llogarinë tuaj të këtij aplikacioni.

Profesori universitar Filip Simeonov sugjeron që kurrë me askënd të mos e shpërndani kod verifikimi, aktivizoni dy faktorët e autenticitetit për të vërtetuar dyfish sistemi që jeni sigurt ju, mos klikoni në linqe të dyshimta, mos ja jepni askujt kodin që ju arrin në SMS dhe shkyçni të gjitha pajisjet e vjetra që i keni pasur si “linked devices”. Ai tha që nëse merrni kërkesë të çuditshme nga lista e kontakteve që i njihni apo ju kërkojnë para në “WhatsApp” mos i dërgo.

“Kohëve të fundit shohim më shumë raste ku sulmuesit përdorin një inxhinieri sociale të caktuar, dërgojnë mesazh që duket sikur është miku, kolegu apo kompani e njohur, pastaj të njëjtën e dërgon te kontaktet e veta. Rreziku më i madh është marrja e llogarisë së ‘WhatsApp’-it, ku sulmuesi mund ti kontaktoj të gjithë personat, përkatësisht viktimat, pasi që porosia vjen nga një person i njohur besimi është shumë më i madh. Një profil i komprometuar mund të jetë një fillim i sulmeve të reja”, tha Filip Simeonov – ekspert i IT-së.

Brezi më i pambrojtur janë adoleshentët. Kjo ka ngritur shqetësimin në stafin pedagogjik, të cilët iu bëjnë thirrje prindërve që t’i mbajnë nën kontroll fëmijët e tyre.

“Keqpërdorimi i të dhënave personale shpeshherë ndodh edhe tek fëmijët pasi që ata nuk janë në dijeni se mund të rrezikohet identiteti i tyre apo të dhënat personale dhe për këtë arsye profesorët apelojnë që të kenë kujdes sikurse prindërit ashtu edhe fëmijët në përdorimin e aplikacioneve, sidomos pas keqpërdorimeve dhe hakerimeve të ‘WhatsApp’-it”, raporton Adnan Qaili, gazetar TV21.

Profesori i informatikës Nderim Ramani tha se vet nxënësit bien pre e mashtrimeve duke aluduar që dikush i afërm po i shkruan, dhe me t’ju marrë llogarinë e “WhatsApp”-it të gjitha kontaktet e tij janë të ekspozuara në rrezik për mashtrimin e radhës, duke folur në emër të tij.

“Mund të themi se kemi disa raste ku ka pasur tendencë që nxënësve t’u vidhet identiteti, të mashtrohen përmes linqeve, të cilat kërcënojnë sigurinë e tyre apo ju marrin të dhënat e tyre personale ose shfrytëzohen për reklama të ndryshme. Më së tepërmi shfrytëzohet çiltërsia e nxënësve dhe besueshmëria ndaj një të panjohuri, i cili me disa fjali arrin ndoshta ta bind apo ta fus në dyshim se diçka me të vërtetë është e dobishme për atë”, u shpreh Nderim Rahmani – profesor i informatikës.

Nga Sektori kundër krimit kibernetik dhe forenzikës digjitale në Ministrinë e Brendshme për TV21 thanë se deri më tani nuk kanë marrë asnjë denoncim në lidhje me sulme kibernetike ndaj aplikacionit WhatsApp-it.

“Ju bëjmë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm me mesazhet, linqet dhe bashkëngjitjet që marrin përmes platformave ‘WhatsApp’ dhe ‘Meta’. Mos hapni linqe të dyshimta dhe mos i shpërndani të dhëna personale ose financiare, fjalëkalimet dhe kodet e verifikimit. Mbroni profilet tuaja dhe mos lejoni që besimi juaj të keqpërdoret. Nëse diçka ju duket e dyshimtë – kontrolloni para se të reagoni”, theksojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Një numër i madh i hakerimit të llogarive personale dhe biznesore të “Whatsapp”-it ditëve të fundit ka ndodhur në Kosovë dhe në Shqipëri. Njësitet policore për siguri kibernetike kanë nisur hetimin për detektimin e mashtruesve në bashkëpunim me kompaninë amerikane “META” dhe operatorët celularë. Ekziston dyshimi që janë vjedhur kodet e verifikimit që arrijnë përmes SMS dhe qindra shtetas fqinjë kanë rënë pre e mashtrimit financiar dhe materialeve komprometuese.

Lexuar: 36

Lajme te ngjashme

Mexhiti: Bërvenica nuk ka nevojë të shndërrohet në trampolinë të opozitës, por në servil të qytetarit e shqiptarit

Rrezart Alili triumfon në Plovdiv (Bullgari), boksieri i ri nga Kumanova fiton medaljen e artë

Kasami nga Çellopeku: Bërvenica do të jetë fitorja e 11-të e VLEN-it

Bekim Sali: Mjaft me premtime, tani është koha e Jakup Huseinit

Rrënjët e subjektivitetit politik dhe kulla e moralit: Anatomia gnoseologjike e dy paradigmave në diplomaci

Bllaca prej vitesh pa transport publik, nxënësit detyrohen të ecin

Lajmet e fundit

Mexhiti: Bërvenica nuk ka nevojë të shndërrohet në trampolinë të opozitës, por në servil të qytetarit e shqiptarit

4 Tetor, 2026

Endrit Thaçi thirrje partive: Të bëhen bashkë dhe ta kalojnë ligjin për Specialen

4 Tetor, 2026

Rrezart Alili triumfon në Plovdiv (Bullgari), boksieri i ri nga Kumanova fiton medaljen e artë

4 Tetor, 2026

Përforconi cilësimet e sigurisë në “Whatsapp”! Hakerët godasin rajonin, rrezikohet edhe vendi

4 Tetor, 2026

Mediat gjermane thurrin lavde: Shqiptari qeth falas për të varfërit në Alpet e Bavarisë

4 Tetor, 2026

Kasami nga Çellopeku: Bërvenica do të jetë fitorja e 11-të e VLEN-it

4 Tetor, 2026

Bekim Sali: Mjaft me premtime, tani është koha e Jakup Huseinit

4 Tetor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.