Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Ansambli Muzikor i Tetovës: Strategjia e kulturës jep pasqyrë të pasaktë, të korrigjohet menjëherë (Dokument)

22 Prill, 2026

VLEN: Grubi e mban peng Ahmetin

22 Prill, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

22 Prill, 2026

Rama ndan pamje nga punimet në rrugën Fier–Kthesa e Patosit: Zhvillim të mëtejshëm për Mallakastrën

22 Prill, 2026

Milo “pa dorashka” në Quo Vadis: Ndryshimet kushtetuese të 2008-ës dëmtuan politikën shqiptare

22 Prill, 2026

Milo: PS i eliminoi aleatët, PD u soll ndryshe

22 Prill, 2026

Milo: Rama nuk iu përmbajt marrëveshjes së 2013-ës

22 Prill, 2026

“Nuk ndjek asnjë seancë pas 2009”, Milo: Parlamenti është kthyer në shesh beteje, me luftë verbale dhe fizike

22 Prill, 2026

Paskal Milo rrëfen të panjohurat për Fatos Nanon: Çfarë ndodhte kur debatonim në zyrë dhe dobësia që e shoqëronte si lider

22 Prill, 2026

Paskal Milo: Ja cilat kanë qenë dy momentet më të vështira kur isha ministër i Jashtëm

22 Prill, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E mërkurë, 22 Prill
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Republikanët shprehin mbështetje për Trump pas ngritjes së akuzave penale

TV NewsBy TV News31 Mars, 2023 Botë Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Udhëheqës të lartë republikanë në Kongres shprehën mbështetje për ish-Presidentin Donald Trump, ndërsa një juri e madhe në Manhatan hapi dritën jeshile për ngritjen e akuzave penale ndaj tij. Republikanët i akuzuan demokratët se po e përdorin politikisht sistemin e drejtësisë.

 

Reagimi i ashpër i republikanëve ndaj ngritjes së akuzave të enjten pasqyron mbështetjen që ende gëzon zoti Trump tek Partia Republikane dhe shumë prej votuesve të tij, ndërsa ai përpiqet të rimarrë Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet e vitit 2024.

 

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, republikani Kevin McCarthy, tha se ngritja e aktakuzës tregon se “sistemi ynë i shenjtë i drejtësi u përdor politikisht” kundër zotit Trump.

 

Ligjvënësja Elise Stefanik, një tjetër udhëheqëse në Dhomën e Përfaqësuesve të kontrolluar nga republikanët, e quajti aktakuzën një, “gjueti politike shtrigash dhe një ditë të errët për Amerikën”.

 

Senatori i Floridës, republikani Rick Scott e quajti ngritjen e aktakuzës një “hakmarrje politike kundër Presidentit Trump”, ndërsa Senatori Ted Cruz i Teksasit e quajti atë “një përshkallëzim katastrofik të përdorimit politikisht të sistemit të drejtësisë”.

 

Ish-Presidenti Trump e quajti ngritjen e aktakuzave një “persekutim politik”. Kandidati për Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet e vitit 2024 i përgatiti mbështetësit e tij ndërsa deklaroi javën e kaluar se ndaj tij do të ngriheshin akuza lidhur me pretendimet për pagesa për aktoren e filmave pornografikë Stormy Daniels. Javën e kaluar fushata presidenciale e zotit Trump mblodhi rreth 2 milionë dollarë, sipas drejtuesve të saj.

 

Zoti Trump është kandidati kryesor republikan në zgjedhjet e presidenciale të vitit 2024. Ai gëzon mbështetjen e rreth 44% të republikanëve, sipas një sondazhi të mbyllur të hënën nga Reuters/Ipsos dhe pasohet nga guvernatori i Floridës Ron DeSantis me 30%, pavarësisht se ky i fundit ende nuk ka shpallur kandidaturën.

 

Përmes një shkrimi në rrjetitn Twitter, guvernatori DeSantis tha se ngritja e aktakuzës ishte joamerikane.

“Përdorimi politikisht i sistemit tonë të drejtësisë për të avancuar një axhendë politike e kthen me kokë poshtë zbatimin e ligjit”, thuhet në postimin e zotit DeSantis në rrjetin Twitter. “Prokurori i Qarkut të Manhatanit, i mbështetur nga Sorosi, ka deformuar vazhdimisht ligjin duke lënë të lirë krimilenët. Megjithatë, tani ai po tendos ligjin për të vënë në shënjestër një kundërshtar politik”, shprehet mes të tjerash zoti DeSantis.

 

Por ngritja e aktakuzës paraqet probleme për zotin Trump i cili po përpiqet të kthehet në Shtëpinë e Bardhë.

 

Ligjvënësi demokrat në Dhomën e Përfaqësuesve, Ted Lieu e quajti ngritjen e akuzës një “precedent tronditës” por të nevojshëm nëse zoti Trump kishte kryer krime. Kolegu i tij demokrat në Dhomën e Përfaqësuesve, Jamaal Bowman tha se, “Është koha të sigurohemi që Trump-i të ndalohet të kandidojë përsëri për ndonjë post publik”./VOA/

Lexuar: 89

Lajme te ngjashme

Trump: E vazhdojmë armëpushimin me Iranin

Kriza me karburantet, mblidhen ministrat e Transportit të BE-së

Gaza ka nevojë për më shumë se 70 miliardë dollarë në dekadën e ardhshme për rimëkëmbje

BE zgjeron sanksionet ndaj Iranit

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, anija e kompanisë franceze qëllohet me paralajmërim

Trump thotë se është kapur një anije iraniane që u përpoq të kalonte bllokadën amerikane

Lajmet e fundit

Ansambli Muzikor i Tetovës: Strategjia e kulturës jep pasqyrë të pasaktë, të korrigjohet menjëherë (Dokument)

22 Prill, 2026

VLEN: Grubi e mban peng Ahmetin

22 Prill, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

22 Prill, 2026

Rama ndan pamje nga punimet në rrugën Fier–Kthesa e Patosit: Zhvillim të mëtejshëm për Mallakastrën

22 Prill, 2026

Milo “pa dorashka” në Quo Vadis: Ndryshimet kushtetuese të 2008-ës dëmtuan politikën shqiptare

22 Prill, 2026

Milo: PS i eliminoi aleatët, PD u soll ndryshe

22 Prill, 2026

Milo: Rama nuk iu përmbajt marrëveshjes së 2013-ës

22 Prill, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.