Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

VLEN: Grubi e mban peng Ahmetin

22 Prill, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

22 Prill, 2026

Rama ndan pamje nga punimet në rrugën Fier–Kthesa e Patosit: Zhvillim të mëtejshëm për Mallakastrën

22 Prill, 2026

Milo “pa dorashka” në Quo Vadis: Ndryshimet kushtetuese të 2008-ës dëmtuan politikën shqiptare

22 Prill, 2026

Milo: PS i eliminoi aleatët, PD u soll ndryshe

22 Prill, 2026

Milo: Rama nuk iu përmbajt marrëveshjes së 2013-ës

22 Prill, 2026

“Nuk ndjek asnjë seancë pas 2009”, Milo: Parlamenti është kthyer në shesh beteje, me luftë verbale dhe fizike

22 Prill, 2026

Paskal Milo rrëfen të panjohurat për Fatos Nanon: Çfarë ndodhte kur debatonim në zyrë dhe dobësia që e shoqëronte si lider

22 Prill, 2026

Paskal Milo: Ja cilat kanë qenë dy momentet më të vështira kur isha ministër i Jashtëm

22 Prill, 2026

Milo: Ish-komandantët e UÇK nuk meritojnë Hagën, duhen trajtuar si heronj

22 Prill, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E mërkurë, 22 Prill
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Milo “pa dorashka” në Quo Vadis: Ndryshimet kushtetuese të 2008-ës dëmtuan politikën shqiptare

TV NewsBy TV News22 Prill, 2026 Rajoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Politikani i njohur, profesor Paskal Milo, i cili ka mbajtur disa poste të rëndësishme në karrierën e tij të gjatë politike, si ministër i Jashtëm, ministër Integrimi dhe kryetar i Partisë Demokracia Sociale, ka qenë i ftuar këtë të martë në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus.

Milo ka folur pa dorashka për politikën 35-vjeçare, si dhe për pengesat që forcat e vogla kanë pasur gjatë këtyre viteve.

Profesor Milo tha se ishin ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 ato që nxorën jashtë loje partitë e vogla dhe se ishin pikërisht dy kryetarët e partive më të mëdha në Shqipëri, PS dhe PD, ata që vendosën fatin politik të vendit.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Ish-ministër i Jashtëm, ish-ministër i Integrimit, kryetar i PSD-së. Ju mungon jeta aktive parlamentare?

Milo: Mua nuk më ka munguar intensiteti i punës, pavarësisht se çfarë mund të ketë qenë. Unë i kam alternuar të gjitha punët, edhe kur kam qenë ministër apo deputet. Nuk jam shkëputur asnjëherë nga ligjërimi në universitet dhe nga projektet shkencore; këtë e dëshmojnë edhe librat që kam shkruar gjatë këtyre viteve. Kam ndier kënaqësi, jo se më ka detyruar kush. Jam ndier i plotësuar në vijimësi, aq sa edhe sot e kësaj dite nuk është se kam hequr dorë nga angazhimet që kam pasur. Vijoj të kombinoj punërat që kam kryer në të shkuarën. Sigurisht, në një fushë të caktuar nuk kam më atë angazhim që kam pasur, për shkak të ndryshimit të rrethanave dhe të lojës. Megjithë dëshirën që kishim për të vazhduar të kontribuonim, të tjerët na përjashtuan me ligj dhe me vendim, duke mos krijuar rrethana të favorshme për të pasur garë të barabartë politike dhe elektorale. Nuk jemi larguar vullnetarisht, por na kanë detyruar të tërhiqemi.

Borakaj: Sot mbushen plot 18 vite nga momenti kur u bënë ndryshimet për sistemin zgjedhor në Shqipëri. Ju keni qenë një nga 7 votat kundër. E mendonit që do të vinte kjo ditë sot, që do të kishim këtë nivel parlamentarizmi?

Milo: Në atë natë prilli kur është bërë votimi në Kuvendin e Shqipërisë për ndryshimet kushtetuese që sollën këtë sistem dhe këtë situatë politike, unë kam menduar që ndoshta kjo do të ishte një masë e përkohshme, kalimtare, shfaqje e një lufte të paprinciptë. Të them të drejtën, mendova që së shpejti kjo do të korrigjohej, sepse do të gjendeshin forca brenda mjedisit politik që do ta korrigjonin, por kjo nuk ndodhi. Nuk ndodhi sepse bashkëpërgjegjës për këtë ndryshim ishin dy kryetarët e dy partive të mëdha, PS dhe PD, dhe ata janë përgjegjës edhe për gjendjen në të cilën ndodhet sot politika shqiptare. Në atë kohë, brenda atij legjitimiteti demokratik, e ngritëm zërin bashkë me të tjerë, pasi kuptuam që ky ishte një vendim për të eliminuar rivalët politikë. Është për të ardhur keq që më tepër këmbënguli PS për të eliminuar aleatët e vet. Unë kam qenë një aleat tradicional i PS, ndërkohë që PS punoi dhe eliminoi të gjitha partitë aleate të saj. PD nuk veproi kështu; gjeti mënyra dhe forma që i mbajti aleatët dhe ata janë edhe sot e kësaj dite në Kuvend, pavarësisht se çfarë përfaqësojnë nga pesha elektorale. Duhet të jemi të ndershëm: PD nuk u soll si PS, e cila i eliminoi aleatët e vet, ndërkohë që PD i ruajti ata.

Lexuar: 52

Lajme te ngjashme

Rama ndan pamje nga punimet në rrugën Fier–Kthesa e Patosit: Zhvillim të mëtejshëm për Mallakastrën

Milo: PS i eliminoi aleatët, PD u soll ndryshe

Milo: Rama nuk iu përmbajt marrëveshjes së 2013-ës

“Nuk ndjek asnjë seancë pas 2009”, Milo: Parlamenti është kthyer në shesh beteje, me luftë verbale dhe fizike

Paskal Milo rrëfen të panjohurat për Fatos Nanon: Çfarë ndodhte kur debatonim në zyrë dhe dobësia që e shoqëronte si lider

Paskal Milo: Ja cilat kanë qenë dy momentet më të vështira kur isha ministër i Jashtëm

Lajmet e fundit

VLEN: Grubi e mban peng Ahmetin

22 Prill, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

22 Prill, 2026

Rama ndan pamje nga punimet në rrugën Fier–Kthesa e Patosit: Zhvillim të mëtejshëm për Mallakastrën

22 Prill, 2026

Milo “pa dorashka” në Quo Vadis: Ndryshimet kushtetuese të 2008-ës dëmtuan politikën shqiptare

22 Prill, 2026

Milo: PS i eliminoi aleatët, PD u soll ndryshe

22 Prill, 2026

Milo: Rama nuk iu përmbajt marrëveshjes së 2013-ës

22 Prill, 2026

“Nuk ndjek asnjë seancë pas 2009”, Milo: Parlamenti është kthyer në shesh beteje, me luftë verbale dhe fizike

22 Prill, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.