Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Tërmet në Shqipëri, ja sa ishte magnituda

25 Gusht, 2026

“Pasaportë, letërnjoftim e librezë të ushtrisë ish-jugosllave” – Çka iu gjet tjetër Fatmir Shehollit?

25 Gusht, 2026

Takohen udhëheqësit e doganave të Maqedonisë dhe Kosovës, Dauti: Do të funksionojmë sipas standardeve evropiane!

25 Gusht, 2026

Albin Kurti nesër për vizitë në Maqedoninë e Veriut, regjim i posaçëm i trafikut në Shkup

25 Gusht, 2026

BE-ja po ndryshon rregullat e zgjerimit

25 Gusht, 2026

​28 vjet nga rënia e Ismet Jasharit

25 Gusht, 2026

Ali Ahmeti për Komandant Kumanovën: Sakrifica e tij mbetet e përjetshme në kujtesën kombëtare

25 Gusht, 2026

Mickoski: Kriza në Iran mund të zgjasë me vite, po shqyrtojmë masat! Ne kemi naftën më të lirë në rajon dhe inflacionin më të ulët

25 Gusht, 2026

ETHET E NILIT PERËNDIMOR PO PËRHAPEN NË BALLKAN: Raste të reja në Kroaci dhe Shqipëri, Maqedonia ndër vendet më të prekura

25 Gusht, 2026

BDI: Projekti Shkup-Bllacë u përgatit dhe financua gjatë qeverisjes sonë

25 Gusht, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 25 Gusht
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Nis platforma “Çairi në ritmin e shëndetit” me masa për mbrojtje nga temperaturat e larta të verës

Suad AvdiuBy Suad Avdiu25 Qershor, 2026 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Shëndeti dhe interesi i qytetarëve janë prioriteti ynë më i lartë. Në kuadër të masave parandaluese përballë temperaturave të larta të paralajmëruara gjatë verës, Komuna e Çairit ndërmerr aktivitete për mbrojtjen dhe ruajtjen e shëndetit të qytetarëve. Ekipet profesionale të komunës kanë kryer kontrollin dhe sanimin e të gjitha çezmave publike në territorin e Çairit, ndërsa shtesë do të vendosen edhe pika me ujë në lokacionet më të frekuentuara.

Gjithashtu, në hapësirat publike do të vendosen pika mjekësore dhe vullnetarë të cilët do të japin këshilla për parandalim, ndërsa qytetarëve do t’u ofrohen edhe kontrolle bazë mjekësore. Kësaj nisme me këshilla dhe aktivitete edukative do t’i bashkohen edhe shtëpitë e shëndetit në Çair, Qendra për Shëndet Publik dhe institucione të tjera.

Parandalimi i rreziqeve shëndetësore gjatë temperaturave të larta është aktiviteti i parë i platformës së re të Komunës së Çairit “Çairi në ritmin e shëndetit”. Bëhet fjalë për një iniciativë afatgjatë që synon përmirësimin e shëndetit, ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e parandalimit dhe ndërtimin e shprehive të shëndetshme të jetesës tek qytetarët e Çairit.

“Në kushtet e një jete të shpejtë dhe dinamike, parandalimi i problemeve shëndetësore dhe ndërtimi i shprehive të shëndetshme janë prioritet. Çairi është komunë që nuk kujdeset vetëm për infrastrukturën, por edhe për njerëzit, sepse ata janë më të rëndësishmit. Ne nuk reagojmë vetëm kur shfaqet problemi, por veprojmë me kohë për t’iu përgjigjur sfidave më të mëdha të jetës moderne – përmes parandalimit në kohë. I ftoj qytetarët të bëhen pjesë aktive e këtyre aktiviteteve, sepse shëndeti është pasuria jonë më e madhe. Njëkohësisht, të gjitha aktivitetet do të jenë falas dhe të qasshme për qytetarët”, deklaroi Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti.

Platforma “Çairi në ritmin e shëndetit” do të përfshijë aktivitete të ndryshme që lidhen me shëndetin publik, parandalimin, jetën aktive dhe aktivitetin fizik, ushqimin e shëndetshëm dhe kujdesin për kategoritë më të ndjeshme të qytetarëve. Po ashtu, do të organizohen aktivitete edukative dhe informuese për ngritjen e vetëdijes publike.

Aktivitetet do të realizohen me profesionistë nga fusha të ndryshme, si mjekësia, nutricionizmi, aktivitetet sportive dhe edukimi. Interes për t’iu bashkuar platformës kanë shprehur tashmë individë që veprojnë në fusha të lidhura me shëndetin e njerëzve.

Përmes platformës “Çairi në ritmin e shëndetit”, Komuna e Çairit konfirmon përkushtimin e saj për të qenë një komunë që jo vetëm investon në infrastrukturë, por njëkohësisht kujdeset edhe për shëndetin e qytetarëve dhe përmirësimin e cilësisë së jetës

Lexuar: 14

Lajme te ngjashme

Takohen udhëheqësit e doganave të Maqedonisë dhe Kosovës, Dauti: Do të funksionojmë sipas standardeve evropiane!

Albin Kurti nesër për vizitë në Maqedoninë e Veriut, regjim i posaçëm i trafikut në Shkup

Ali Ahmeti për Komandant Kumanovën: Sakrifica e tij mbetet e përjetshme në kujtesën kombëtare

Mickoski: Kriza në Iran mund të zgjasë me vite, po shqyrtojmë masat! Ne kemi naftën më të lirë në rajon dhe inflacionin më të ulët

ETHET E NILIT PERËNDIMOR PO PËRHAPEN NË BALLKAN: Raste të reja në Kroaci dhe Shqipëri, Maqedonia ndër vendet më të prekura

BDI: Projekti Shkup-Bllacë u përgatit dhe financua gjatë qeverisjes sonë

Lajmet e fundit

Tërmet në Shqipëri, ja sa ishte magnituda

25 Gusht, 2026

“Pasaportë, letërnjoftim e librezë të ushtrisë ish-jugosllave” – Çka iu gjet tjetër Fatmir Shehollit?

25 Gusht, 2026

Takohen udhëheqësit e doganave të Maqedonisë dhe Kosovës, Dauti: Do të funksionojmë sipas standardeve evropiane!

25 Gusht, 2026

Albin Kurti nesër për vizitë në Maqedoninë e Veriut, regjim i posaçëm i trafikut në Shkup

25 Gusht, 2026

BE-ja po ndryshon rregullat e zgjerimit

25 Gusht, 2026

​28 vjet nga rënia e Ismet Jasharit

25 Gusht, 2026

Ali Ahmeti për Komandant Kumanovën: Sakrifica e tij mbetet e përjetshme në kujtesën kombëtare

25 Gusht, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.