Autor: TV News

Në një vend ku premtimet elektorale janë të shumta e rezultatet shpesh të pazbatuara në terren, raportet e Zyrës Kombëtare të Auditimit pwr komuna janë një pasqyrë realiteti. Raportet e kësaj të fundit zbulojnë se disa komuna kanë bërë gabime të njëpasnjëshme në menaxhimin e parasë publike.   Parregullsi dhe keqmenaxhim financiar u evidentua në raportin për Podujevën. Në fokus mbetet pranimi i mallrave pa kontrata zyrtare, veprim që sipas Auditorit rrit rrezikun për borxhe ndaj operatorëve ekonomikë. Në 10 raste kemi vërejt mangësitë si në vijim, si në gjashtë (6) prej tyre zotimi i mjeteve dhe urdhër-blerja janë bërë pas…

Read More

Real Madridi përballet me Pachuca në Charlotte në një ndeshje të xhiros së dytë të Kupës së Botës për Klube. Në xhiron e parë, “Mbretërit” patën vështirësi dhe barazuan 1-1 me Al Hilal, ndërsa meksikanët humbën 1-2 ndaj Salzburgut. Ndeshja fillon në orën 21:00. Pak para ndeshjes janë publikuar edhe formacionet zyrtare. Ja përbërjet: Real Madrid XI: Courtois, Trent Alexander-Arnold, Asencio, Huijsen, Fran Garcia, Tchouameni, Valverde, Bellingham, Guler, Vinicius, Gonzalo. Pachuca XI (TBC): Moreno, Rodriguez, Pereira, Bauermann, Gonzalez, Pedraza, Montiel, Palavecino, Dominguez, Kenedy, Rondon. /GazetaBlic Sport

Read More

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara nuk kanë interes për një “konflikt të zgjatur” në Lindjen e Mesme, duke theksuar se sulmi i mbrëmshëm ishte një “qasje e ngushtë dhe e kufizuar” me qëllim ruajtjen e paqes në rajon. Duke folur për “ABC News”, Vance tha se goditjet amerikane e kanë kthyer shumë mbrapa programin bërthamor të Iranit — “për disa vite apo edhe më shumë”, sipas tij. Ai i bëri thirrje qeverisë iraniane të “zgjedhë rrugën e mençur” dhe të bashkëpunojë me SHBA-në për “shkatërrimin e atij programi bërthamor”. “Ne nuk duam që Irani…

Read More

Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara do të mbajë një seancë të jashtëzakonshme, pas sulmeve të Shteteve të Bashkuara ndaj objekteve bërthamore në Iran. Sipas raportimit të BBC-së të dielën, ishte vetë Irani që kërkoi mbajtjen e kësaj seance, duke e cilësuar veprimin amerikan si “skandaloz” dhe me “pasoja të përjetshme”. Këshilli i Sigurimit përbëhet nga 15 shtete anëtare, ndërsa SHBA-ja është një nga pesë anëtarët e përhershëm me të drejtë vetoje, përkrah Kinës, Rusisë, Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Read More

Autoritetet doganore në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë sekuestruar sot një sasi të konsiderueshme të cigareve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Sipas njofoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 10:00, gjatë një kontrolli të detajuar në fluturimin që kishte si destinacion Mbretërinë e Bashkuar. Gjatë këtij kontrolli, është ndalur një udhëtare femër, te e cila, pas hapjes së valixheve në prani të saj, janë gjetur 100 boksa (shteka) me cigare të markës Malboro. Sipas njoftimit zyrtar, sasia e cigareve është sekuestruar menjëherë nga Dogana e Kosovës, ndërsa autoritetet përkatëse po merren me procedurat e mëtejme ligjore…

Read More

Një 65-vjeçar ka humbur jetën të dielën në një aksident trafiku në fshatin Mirosalë të Ferizajt. Sipas Policisë, një veturë e tipit Golf me targa vendore ka dalë nga rruga dhe ka goditur një shtyllë elektrike. Brenda veturës është gjetur një person, i cili fillimisht nuk kishte shenja të qarta jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë emergjente, zjarrfikësit dhe Njësia e Komunikacionit Rrugor. Për shkak të rrëzimit të telave të energjisë në tokë, është njoftuar edhe kompania KEDS. Rreth orës 12:37, mjeku kujdestar nga emergjenca e Ferizajt ka konstatuar vdekjen e viktimës. Bëhet fjalë për S. B., rreth…

Read More

Leicester synon të finalizojë shkarkimin e trajnerit Ruud van Nistelrooy në korrik, raporton The Sun. Pritja ka të bëjë me arsyet financiare, pasi ‘Dhelprat’ duan të regjistrojnë ndërprerjen e kontratës në periudhën e ardhshme për shkak të kostos së saj. Van Nistelrooy mori drejtimin e Leicester në mes të sezonit të kaluar dhe udhëhoqi një seri të tmerrshme prej 17 humbjesh nga 19 ndeshje. Rënia e tyre nga Premier League u konfirmua në prill. Sean Dyche thuhet të jetë favoriti për t’u emëruar si pasardhësi i holandezit. /GazetaBlic Sport

Read More

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, ka deklaruar se nuk ka frikë se do të ketë një përshkallëzim të luftës me Iranin. “Nuk jemi në luftë me Iranin, por me programin bërthamor të tij”, theksoi ai, duke u përpjekur të qartësojë qëllimet e ndërhyrjes ushtarake. Vance shtoi se SHBA-të nuk synojnë ndërrimin e regjimit në Teheran – ndryshe nga disa deklarata të mëhershme nga zyrtarë të lartë izraelitë që kanë përmendur pikërisht këtë objektiv. Ai nënvizoi gjithashtu se Shtetet e Bashkuara nuk kanë interes të dërgojnë trupa tokësore në Iran. Deklaratat e Vance vijnë pas qëndrimit të presidentit Donald…

Read More

Një arsenal armësh është zbuluar sot në fshatin Vallaq të komunës së Zveçanit, gjatë një bastisjeje të Policisë së Kosovës, zhvilluar në bashkëpunim me AKI-në dhe Prokurorinë, nën monitorimin e KFOR-it dhe Eulex-it. Për këtë ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, i cili ka thënë se armatimi i rëndë është gjetur në një objekt që, sipas tij, i përket politikanit serb Aleksandar Arsenijeviq. “Sipas informacioneve që kam pranuar, armatimi i rëndë është gjetur në një objekt që i përket politikanit Aleksandar Arsenijevic. Krimi nuk mund të fshihet kurrë, pavarësisht petkut që vesh. Veçanërisht përballë institucioneve tejet vigjilente e profesionale…

Read More