Autor: TV News

Situata në Iran mbetet kritike pas sulmeve ajrore të Izraelit të nisura më 13 qershor, televizioni shtetëror iranian raporton se rreth 500 persona janë vrarë dhe mbi 3,000 janë plagosur, duke cituar Ministrinë e Shëndetësisë së vendit. Për shkak të kufizimeve strikte nga autoritetet iraniane, gazetarët e BBC-së nuk mund të raportojnë drejtpërdrejt nga brenda vendit, duke e bërë të vështirë verifikimin e pavarur të shifrave. Ndërkohë, një organizatë për të drejtat e njeriut, “Aktivistët e të Drejtave të Njeriut në Iran”, e vlerëson se numri i viktimave është pothuajse dyfish më i lartë. Fluturimet shmangin Iranin – ndërprerje dhe…

Read More

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Zveçan, ku në një bastisje të institucioneve të sigurisë është gjetur një arsenal armësh në objektin e politikanit serb Aleksandar Arsenijeviq. Musliu, që është edhe kryetar i bordit të Institutit “Octopus”, ka theksuar se nisma për krijimin e të ashtuquajturave “Roje të Lagjes” nuk ka qenë aspak një formë e vetëmbrojtjes qytetare, por një organizim me potencial të rrezikshëm terrorist. Sipas tij, prapa këtij organizimi qëndrojnë struktura shtetërore të Serbisë. “Nisma e Aleksandar Arsinijeviq për të krijuar të ashtuquajturat “Roje të Lagjes” u prezantua si një rezistencë qytetare…

Read More

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka kritikuar opozitën për mospjesëmarrje në votim gjatë seancave të Kuvendit, duke e cilësuar këtë si shkelje të Kushtetutës dhe të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Sipas tij, deputetët e opozitës janë të obliguar të marrin pjesë në votim dhe jo vetëm të jenë fizikisht të pranishëm në sallë. “Sado që duket e pabesueshme, kemi mbi 30 herë që deputetët e opozitës vijnë në sallë dhe refuzojnë të kryejnë obligimin e tyre kushtetues, që është të votojnë”, ka theksuar Murati. Ai e quajti këtë një qasje bllokuese sistematike nga ana e opozitës, veçanërisht në rastin…

Read More

Ushtria izraelite (IDF) ka pretenduar se ka sulmuar gjashtë aeroporte ushtarake në Iran, duke shkatërruar 15 aeroplanë dhe duke dëmtuar rëndë pistat e fluturimit, raportoi BBC. Në një deklaratë në rrjetet sociale, IDF-ja ka bërë të ditur se sulmet kanë përfshirë rajonet perëndimore, lindore dhe qendrore të Iranit. Sipas tyre, janë goditur edhe bunkerë nëntokësorë dhe janë shkatërruar disa avionë luftarakë të tipit F-15 dhe F-5, si dhe helikopterë të modelit AH-1 Cobra. Megjithatë, Izraeli nuk ka dhënë detaje se kur saktësisht kanë ndodhur këto sulme, ndërsa autoritetet iraniane ende nuk kanë konfirmuar pretendimet. Ndërkohë, në orët e para të…

Read More

Nico Williams është kthyer në një nga emrat më të përfolur të merkatos së verës. Anësori i Athletic Club dukej se e kishte të sigurt të ardhmen me Barcelonën. Megjithatë, Bayern Munich ka hyrë fuqishëm në garë në orët e fundit me klubin gjerman nuk pranon të dorëzohet përpara konkurrencës së katalanasve. Bavarezët kanë rritur ndjeshëm ofertën e tyre. Ata i kanë propozuar lojtarit një pagë prej 12 milionë eurosh neto në vit, shumë më e lartë se ajo e Barcelonës. Nga ana tjetër, Barça mbetet e bindur se marrëveshja verbale me Nicon do të respektohet. Në Camp Nou besojnë…

Read More

Pas dështimit të radhës në konstituimin e Kuvendit, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se partia e tij është në pritje të përgjigjes nga Gjykata Kushtetuese pas adresimit që kanë bërë lidhur me procesin, raporton Ekonomia Online. “Edhe sot nuk ka ndryshim ne po shpresojmë që këto dite do të vjen përgjigja e Gjykatës Kushtetuese me adresimin që e kemi bërë ne po presim këtë vendim dhe me pa si me vepruar më tutje. Jemi në ditët e fundit të përgjigjes po shpresojmë që na hap rrugë për te shkuar përpara po e shohim se gjendja është e keqe”, ka…

Read More

Të paktën gjashtë njerëz janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në sulmet ruse me dronë dhe raketa në kryeqytetin e Ukrainës gjatë natës, njoftuan të hënën në mëngjes shërbimet e emergjencës të Ukrainës. Ekipet për shpëtim dhe zjarrfikësit po përpiqen të nxjerrin njerëz që besohet se kanë ngecur nën rrënojat e një ndërtese banimi, e cila është shembur pjesërisht. Në një zonë tjetër të Ukrainës, një sulm me dron rus me rreze të shkurtër veprimi vrau dy njerëz dhe plagosi dhjetë të tjerë në rajonin e Çernihivit, thanë autoritetet. Sipas kreut të administratës rajonale, Viacheslav Chaus, tre fëmijë…

Read More

Në mungesë të ish-deputetëve Pal Lekaj, Donika Kadaj-Bujupi dhe Besa Baftiu, ka dështuar të mbahet seanca e së hënës në Gjykatën Themelore në Prishtinë në rastin ku të njëjtit bashkë me ministren në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiu, akuzohen për posedim të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës më 2016. Gjykatësi Bujar Ahmeti tha se për palët që nuk janë prezent në seancë, Gjykata do të marrë të gjitha veprimet ligjore, raporton “Betimi për Drejtësi“. E pranishme në gjykatore ishte e akuzuara Haxhiu. Kurse, e akuzuara Kadaj-Bujupi arriti në Gjykatë pas përfundimit të seancës. Kujtojmë se sot nga ora 11:00…

Read More

Zyrtarë të lartë ushtarakë iranianë kanë paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara do të përballen me “pasoja të rënda” pas sulmeve të fundit ndaj objekteve në Iran. Zëdhënësi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), Ebrahim Zolfaghari, tha se SHBA-të kanë hyrë drejtpërdrejt në luftë dhe kanë shkelur “tokën e shenjtë” të Iranit. Ai paralajmëroi një “përgjigje të fuqishme dhe të synuar”, duke shtuar se pasojat për SHBA-në do të jenë “të rënda, të paparashikueshme dhe për të ardhur keq”. Duke iu drejtuar personalisht presidentit amerikan Donald Trump, Zolfaghari tha në anglisht: “Z. Trump, bixhozxhiu! Ju mund ta filloni këtë luftë – por…

Read More

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka paralajmëruar se Kosova mund të humbasë 90 milionë euro nga Banka Botërore nëse marrëveshja nuk ratifikohet deri në shtator. Ai ka bërë të ditur se kjo shumë me kamatë 0% është alokuar që nga maji i vitit të kaluar, por Kuvendi nuk ka arritur ta miratojë për shkak se sipas tij, partitë opozitare gjatë legjislaturës së kaluar kishin refuzuar të votonin ratifikimin. “Ndërsa tash po e pamundësojnë edhe konstituimin e legjislaturës së re duke mos marrë fare pjesë në votim, duke prolonguar kështu ratifikimin e kësaj marrëveshjeje”, ka shtuar Murati. Ai ka…

Read More