Autor: TV News

Skuadra e Real Madridit ka kaluar në avantazh ndaj Pachucas. Golin e avantazhit në këtë duel e ka shënuar Jude Bellingham, shkruan GazetaBlic Sport. Bellingham realizoi gol të bukur pas një aksioni fenomenal të madrilenëve në minutën e 35’të të duelit. Rezultati aktual i takimit është 1-0. Ja goli: 🚨 JUDE BELLINGHAM SCORES BEAUTIFUL GOAL FROM REAL MADRID 🔥pic.twitter.com/k9IqXmeVSW — KinG £ (@xKGx__) June 22, 2025

Read More

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka thënë se çdo akt hakmarrjeje nga Irani kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të përballet me “forcë shumë më të fuqishme” se sa ajo që është treguar në orët e para të së dielës kundër tri objekteve bërthamore. “Presidenti Trump ka thënë ‘jo armë bërthamore’, ai ka kërkuar paqe dhe Irani duhet ta ndjekë këtë rrugë”, ka thënë Hegseth. “Irani do të tregohej i zgjuar nëse do t’i merrte seriozisht këto fjalë, sepse ai vërtetë i mendon ato”. Në një konferencë të jashtëzakonshme të Pentagonit disa orë pas goditjes së tri objekteve bërthamore…

Read More

Hyri si pacient, por nuk doli të jetë i tillë. Ky person vendosi të vjedh paratë nga arka e kësaj barnatoreje në Pejë, një ditë më parë. Përkundër rezistencës së punëtores, e cila edhe u sulmua fizikisht, hajduti ia doli t’i marrë paratë. Ai është identifikuar nga Policia e Kosovës, por vazhdon ende të jetë në arrati. “Personi i dyshuar është ikur menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërkaq janë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore, ku prokurori i shtetit ka bërë kërkesë në gjykatën kompetente të bastiset shtëpia e tij, me që rast i njëjti është identifikuar janë siguruar rrobat, mirëpo…

Read More

Trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, ka folur për kartonin e kuq të hershëm të Raul Asencios pas ndeshjes së tyre të fundit në Kupën e Botës për Klube, duke theksuar mësimet që lojtari i ri duhet të nxjerrë nga rasti. “Do të flasim me Raul Asencion, por me siguri ai duhet të mësojë nga këto përvoja. Ky gabim nuk duhej të ishte bërë”, deklaroi Alonso. Alonso gjithashtu vlerësoi reagimin e ekipit pasi u reduktua në dhjetë lojtarë. “Qasja jonë me 10 lojtarë, si u mbrojtëm dhe sulmuam duhej të ndryshonte. Është një situatë stresuese të luash me 10 lojtarë,…

Read More

Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, dënoi sulmet amerikane, duke thënë se këto sulme zbuluan se Uashingtoni ishte “prapa” fushatës ushtarake të Izraelit ndaj Republikës Islamike. “Ky agresion tregoi se Amerika është faktori kryesor prapa veprimeve armiqësore të regjimit sionist kundër Republikës Islamike të Iranit”, tha ai, sipas agjencisë së lajmeve, IRNA.

Read More

Para disa ditësh, Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli edhe një aktgjykim dënues për krime lufte ndaj Zoran Vukotiqit. Megjithataë dënimi i shqiptuar për vrasjen e një 14-vjeçari më 1999, ishte 15 vjet. “Ligjit të ish Republikës Federative penal të Jugosllavisë, anadaj gjykata duke u bazuar në nenet e LPJ-së dhe kodin e procedurës penale…. “ Ky nuk është rasti i vetëm, që gjykatat në Kosovë shqiptojnë dënime me kaq vite, i cili është më i larti që parasheh Kodi Penal i Ish-Jugosllavisë, në të cilin bazohen gjykatat e Kosovës shkaku që ai ka qenë në fuqi kur vepra penale është…

Read More

Mesfushori i Real Madridit, Jude Bellingham, ka njoftuar se do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në shpatull pas përfundimit të Kupës së Botës për Klube për të trajtuar një dëmtim të vazhdueshëm. 21-vjeçari ka pasur probleme me shpatullën e majtë që nga nëntori i vitit 2023. Pavarësisht përpjekjeve për ta menaxhuar dëmtimin me rripa dhe rehabilitim, Bellingham pranoi zhgënjimin e tij me rikuperimin e ngadaltë. “Po humbas durimin dhe dua vetëm që kjo të mbarojë,” tha Bellingham. “Stafi mjekësor ka qenë i jashtëzakonshëm. Do të bëj një operacion në shpatull pas Kupës së Botës për Klube”, përfundoi ai. /GazetaBlic Sport

Read More

Media iraniane raporton sulme ndaj objektivave të IRGC-së, duke përfshirë depot e armëve dhe bazat e raketave. \ U raportuan pesë sulme në bazën Ghadir, bazën e raketave në Yazd dhe aeroportin ndërkombëtar në Bushehr. Centrali bërthamor në Bushehr mbeti i padëmtuar.

Read More

Një letër ‘qortuese’ nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, kishte shkuar muajin e kaluar në adresë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Letra vuri në pah se anëtarët e Këshillit ishin duke u organizuar për të penguar zbatueshmërinë e ligjit të ri të KPK-së, duke dhënë dorëheqje anëtarët aktual e duke u zëvendësuar me të tjerë. Megjithatë këto pretendime të ngritura nga Bashkimi Evropian i kanë mohuar në Këshillin Prokurorial. Përmes një përgjigjeje me shkrim kryesuesi i këtij institucioni, Ardian Hajdaraj ka thënë se nuk besojnë se kjo letër është qëndrim zyrtar i BE-së. “Lidhur me letrën që kemi pranuar…

Read More

Izraeli ka shënjestruar dy zona pranë qytetit të Bushehrit në Iran, raportoi agjencia iraniane e lajmeve Fars, duke u bazuar në burime lokale. Lajmi është transmetuar edhe nga BBC. Në të njëjtën kohë, agjencia tjetër iraniane Mehr njoftoi se mbrojtja ajrore është aktivizuar në disa lokacione në qytetin Yazd, në pjesën qendrore të Iranit. Provinca e Bushehrit është e njohur për centralin bërthamor që ndodhet atje. Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (IAEA) e Kombeve të Bashkuara paralajmëroi një ditë më parë se goditja e këtij centrali do të mund të shkaktonte “lirimin e madh të materialeve radioaktive”. Deri më tani,…

Read More