Autor: TV News
Jeni në kërkim të ideve të mëngjesit që janë të shijshme dhe të shëndetshme njëkohësisht? Më poshtë do të gjeni katër receta të shkëlqyera që jo vetëm që janë të mbushura me vlera ushqyese por gjithashtu janë brenda limitit të 400 kalorive. Këto mëngjese të lehta për t’u përgatitur do t’ju ndihmojnë të filloni ditën tuaj në mënyrën më të mirë të mundshme. Tost me Avokado dhe Salmon të tymosur – 369 kalori Kombinimi i avokados kremoze me salmonin e tymosur ofron një mëngjes të pasur me yndyra të shëndetshme dhe proteinë. Shtoni disa feta të trasha domate ose disa…
Mbrojtësi i majtë i Bournemouth, Milos Kerkez, ka mbërritur në qendrën stërvitore të Liverpoolit për t’iu nënshtruar vizitave mjekësore përpara një transferimi të raportuar prej 40 milionë funtesh. Nënshkrimi i Kerkez është shtesa më e fundit në afatin kalimtar të verës së ngjeshur të transferimeve të Liverpoolit, ku klubi tashmë ka thyer rekordin e transferimeve duke nënshkruar me Florian Wirtz nga Bayer Leverkusen për 116 milionë funte. Mbrojtësi i djathtë holandez Jeremie Frimpong gjithashtu iu bashkua Reds këtë verë për 29.5 milionë funte. /GazetaBlic Sport
Melos Kolshi nga IKD ka folur lidhur me gjendjen statike në Kuvendin e Kosovës, ku as sot, për herën e 36-të, nuk pati vota për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Ai, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, tha se i tërë procesi është kthyer në një praktikë rutinore dhe në një normalitet negativ, i cili pas çdo tentimi po e zbeh dhe po e dëmton demokracinë funksionale. “Moskonstituimi po zgjatet përtej çdo pritjeje normale dhe çdo standardi demokratik, dhe në vend të përpjekjeve për dialog dhe arritjes së një marrëveshjeje, partitë politike po zgjedhin që t’i…
Municioni i prodhuar në fabrikat e mbrojtjes në Serbi, kryesisht për sisteme të rënda me rreze të gjatë veprimi, po u dërgohet vendeve anëtare të NATO-s në të mirë të Ukrainës, në formën e seteve të plota të pjesëve për montim, ka njoftuar shërbimi për media i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Rusisë. “Kjo i mundëson Kievit që formalisht të pranojë pajisje të industrisë ushtarake që, në atë fazë, nuk janë më serbe, pasi montohen në fabrika armësh në vendet perëndimore. Montimi dhe mbushja e municionit bëhet kryesisht në Çeki dhe Bullgari”, thuhet në njoftimin e datës 23 qershor,…
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka deklaruar sot para mediave se vendi nuk ka qenë asnjëherë në kolaps energjetik, pavarësisht sfidave me të cilat po përballet sektori i energjisë në Kosovë. Ajo shtoi se për herë të parë po kryhen ndërhyrje të mëdha në këtë termocentral, duke përfshirë vendosjen e filtrave dhe modernizimin e turbinave, çka do të sjellë rritje të kapacitetit për 80 megavatë dhe ulje të ndotjes në ambient. “Nuk ka pasur asnjë moment kur KEKU ka prodhuar zeromegabatur ose që Kosova ka qenë në kolaps energjetik. Kemi sfida në sektorin energjetik sepsesiguria jonë e furnizimit varet nga…
Kylian Mbappe humbi seancën stërvitore të Real Madridit të hënën përpara ndeshjes së tyre të fundit në grupe në Kupën e Botës për Klube kundër Salzburgut. Sipas Marca-s, Mbappe mbetet në dyshim për atë ndeshje, megjithëse rikuperimi i tij është afër. Javën e kaluar, Mbappe u shtrua në spital me probleme akute në stomak, megjithëse u lirua pak kohë më pas. Sulmuesi francez ka humbur barazimin 1-1 të Real Madridit me Al Hilal dhe fitoren 3-1 kundër Pachuca-s mbrëmë. Mbappe është golashënuesi më i mirë i Real Madridit këtë sezon me 43 gola. /GazetaBlic Sport
Hungaria dhe Sllovakia kanë vendosur të mos e mbështesin planin e BE-së për paketën e 18-të të sanksioneve kundër Rusisë, njoftoi të hënën ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto. Duke folur në një konferencë për shtyp, Szijjarto theksoi se Hungaria dhe Sllovakia vendosën ta bllokojnë paketën e sanksioneve si përgjigje ndaj planeve të Bashkimit Evropian për ta ndërprerë dalëngadalë importin e energjisë nga Rusia. “E bëmë këtë sepse Bashkimi Evropian … dëshiron t’ua ndalojë shteteve anëtare, përfshirë Hungarinë dhe Sllovakinë, blerjen e gazit natyror dhe naftës së lirë nga Rusia, siç kanë bërë më parë”, u shpreh Szijjarto. Hungaria dhe…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka njoftuar se periudha për kundërshtimin e pasaktësive në Listën Preliminare të Votuesve për Zgjedhjet Lokale do të jetë nga 3 korriku deri më 31 gusht 2025. Gjatë kësaj periudhe 60-ditore, qytetarët me të drejtë vote mund të kërkojnë korrigjimin e të dhënave nëse nuk figurojnë fare në listë, janë caktuar gabimisht në ndonjë qendër tjetër votimi, apo kanë të dhëna të tjera të pasakta. Kërkesa për korrigjim mund të bëhet në dy mënyra: online, përmes platformës elektronike të KQZ-së: https://qv.kqz-ks.org/sq, fizikisht, në zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në komunën përkatëse. Po ashtu, gjatë…
Skuadra e Malishevës po punon mjaft në merkato, por jo veç me lojtarë, por edhe me anëtarë të stafit të ekipit. Në këtë afat kalimtar, Malisheva u bë me drejtor sportiv, duke e marrë në ekip Sami Borovcin, ish drejtorin sportiv të Prishtinës së Re. Siç mëson ‘GazetaBlic Sport’, Malisheva ka afruar në ekip edhe video-analistin, Shkumbim Gërguri, i cili së fundmi ishte pjesë e Besës së Pejës. Gërguri do të fillojë punën tek Malisheva, teksa klubi po bëhet gati për ballafaqimin në Conference League ndaj Vikingur. /GazetaBlic Sport
Të paktën 25 persona kanë humbur jetën pas një sulmi vetëvrasës me bombë në kishën Mar Elias në Damask të dielën, ka raportuar agjencia shtetërore siriane e lajmeve, SANA, duke cituar Ministrinë e Shëndetësisë. Ky është sulmi i parë i këtij lloji në kryeqytetin sirian që nga rrëzimi i presidentit Bashar al-Assad në dhjetor, pas një kryengritjeje të udhëhequr nga grupet islamiste. Sipas Ministrisë së Brendshme të Sirisë, sulmuesi ishte një ekstremist i lidhur me grupin terrorist Shteti Islamik (ISIS). Ai ka hyrë në kishë i armatosur dhe me fytyrë të mbuluar, ka hapur zjarr ndaj besimtarëve, e më pas…
