Autor: TV News

Presidenti Donald Trump falenderoi të hënën Iranin për “njoftimin e hershëm” pasi vendi sulmoi një bazë ajrore amerikane në Katar, duke shtuar se do të donte që Teherani të “vazhdonte drejt Paqes dhe Harmonisë në Rajon dhe do ta inkurajonte me entuziazëm Izraelin të bënte të njëjtën gjë”. “ASNJË amerikan nuk u lëndua dhe mezi u shkaktua ndonjë dëm” në sulmin me raketa iraniane, shtoi Trump. “Më e rëndësishmja, ata i kanë nxjerrë të gjitha nga ‘sistemi’ i tyre dhe, shpresojmë, nuk do të ketë më URREJTJE. Dua të falënderoj Iranin që na dha njoftimin e hershëm, gjë që bëri…

Read More

Analisti Sadri Ramabaja ka deklaruar se rigrupimi politik tashmë është bërë i qartë dhe se në Kuvendin e Kosovës do të jenë të përfaqësuara tri forca politike kryesore. Sipas tij, ndarja në dy blloqe është pasqyruar qartë edhe në sondazhin e fundit. “Do të kemi rigrupim në dy blloqe politike. Ashtu ka rezultuar edhe në këtë anketë. Në Parlament do t’i kemi tri forca politike”, tha Ramabaja. Ai theksoi se ndarja në përqindje mes blloqeve është shumë e balancuar. “Nuk e kam pritur që ndarja do të jetë kaq strikt 50/50. Aty është vetëm 3% margjina e gabimit, që është…

Read More

Menjëherë pas sulmeve ajrore të Iranit ndaj bazave në Katar dhe Irak, Ministria e Punëve të Jashtme ka dalë me një njoftim urgjent për shqiptarët që ndodhen në vendet e Gjirit Persik. Në njoftim, ata këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar, të ndjekin me vëmendje njoftimet dhe udhëzimet e autoriteteve vendase, si dhe për çdo nevojë apo informacion të kontaktojnë me numrat e kontaktit të ambasadave shqiptare në rajon. Njoftimi i plotë i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme “Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme këshillon qytetarët shqiptarë që ndodhen aktualisht në vendet e Gjirit Persik, të ndjekin…

Read More

Atë që i është kërkuar ta bëjë tash e dy javë në emisionin Debat Plus, sqarime për procesin e ankandit për ndërtimin e parkut solar me kapacitet 100 megavat, ministrja në detyrë, Artane Rizvanolli zgjodhi ta bëjë përmes një konferencë për media. Jo vetëm këtë, Zyra e saj ftoi konferencë siç thanë ‘rreth çështjeve aktuale dhe adresimit të paqartësive e dezinformatave lidhur me sektorin e energjisë’. Në emisionin Debat Plus u publikuan dokumente të cilat dëshmojnë se si KOSTT-i kishte dhënë garancion bankar për një operator ekonomik privat, e që sipas Rizvanollit kjo është bërë për shkak të gjendjes financiare…

Read More

Seattle Sounders përballet me Paris Saint-Germain sonte nga ora 21:00, duke ditur se fushata e tyre në Kupën e Botës për Klube ka të ngjarë të përfundojë në fazën e grupeve. Matematikisht, Sounders janë ende gjallë. Realisht, gjasat që ata të mposhtin PSG-në me tre gola diferencë dhe më pas Botafogo të mposhtë Atletico Madridin janë jashtëzakonisht të ulëta. Pak para duelit janë publikuar edhe formacionet zyrtare. Ja përbërjet: PSG XI: Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Pacho, Nuno Mendes; João Neves, Vitinha, Fabián Ruiz; Doué, Kvaratskhelia, Mayulu. SEATTLE SOUNDERS XI: Frei; A.Roldán, Bell, Ragen, Nouhou; C.Roldán, Vargas; Rothrock, Rusnak, Kent; Ferreira.

Read More

Irani ka lëshuar gjashtë raketa drejt bazave amerikane në Katar, ka thënë një zyrtar izraelit për Axios, shkruan Reuters. Më herët u raportua se Katari ka pezulluar përkohësisht trafikun në hapësirën e tij ajrore. Në një postim në mediat sociale nga Ministria e Jashtme e vendit, thuhet se kjo është pjesë e një sërë masash paraprake që po merren bazuar në zhvillimet në rajon. Katari është shtëpia e bazës më të madhe ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme, Bazës Ajrore Al Udeid. Rreth 8,000 qytetarë amerikanë jetojnë atje, sipas Departamentit të Shtetit. Zyrtarët më të lartë ushtarakë në Dhomën e…

Read More

Pamje të tilla nuk janë të zakonshme në termocentralin A në Komunën e Obiliqit. Përpos një sipërfaqeje të mbuluar me tym të zi, në ajër u përhap kundërmim i rëndë djegieje që ashtu qëndroi për disa orë. Një pamje e tillë tregoi se termocentrali A rifilloi punën por jo edhe se çka e shkaktoi këtë situatë, e pas shumw reagimeve KEK-u doli me njw njoftim. Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) njofton opinionin publik se sot, më 23.06.2025, njësia A5 e Termocentralit Kosova A është sinkronizuar me rrjetin elektroenergjetik rreth orës 10:03 të mëngjesit, duke shënuar një rikthim të suksesshëm…

Read More

Theo Hernandez do të largohet nga skuadra e Milanit, për t’u transferuar në Arabi. Mbrojtësi francez ka rënë dakord me Al Hilal për kushtet e kontratës, teksa pritet që gjithçka të finalizohet në ditët e ardhshme, përcjell GazetaBlic Sport. “Theo Hernández te Al Hilal, u arrit marrëveshja e plotë. 25 milionë euro plus bonuse te AC Milan, 20 milionë euro në sezon për mbrojtësin e majtë francez. Të dyja palët tani po punojnë me dokumentet”, shkruan gazetari italian, Daniele Longo. /GazetaBlic Sport

Read More

Ish-diplomati Avni Arifi ka deklaruar se pa angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme në botë, veçanërisht në Lindjen e Mesme. Në një prononcim lidhur me përshkallëzimin e konfliktit mes Izraelit dhe Iranit dhe ndërhyrjen e SHBA-ve në Iran një ditë më parë, Arifi tha se rikthimi i rolit amerikan në rajon është jetik. “Është në interes të rajonit që SHBA-të të rikthehen dhe të marrin një rol shumë më të madh. Këtë e dëshirojnë aleatët e saj dhe këtë e kanë pritur edhe kundërshtarët e saj. Pa Amerikën nuk ka paqe në…

Read More