Autor: TV News

Në emisionin “Debat Plus” të moderuar nga Ermal Panduri, janë prezantuar të dhëna nga një sondazh i realizuar së fundmi nga UBO Consulting, ku qytetarëve u është shtruar pyetja: Sa jeni të kënaqur me punën që ka bërë deri më tani qeveria e udhëhequr nga Kryeministri, Albin Kurti? Sipas rezultateve të publikuara per here te pare keshtu eshte rezultati: 14.8% – Shumë i/e kënaqur 33.6% – I/e kënaqur 26.1% – I/e pakënaqur 20.9% – Shumë i/e pakënaqur 4.6% – Nuk e di / Nuk kam përgjigje.Qytetarët janë pyetur edhe për kënaqëshmërinë e tyre ndaj Presidentes, Vjosa Osmani. E sipas përgjigjeve thuhet…

Read More

Ish-diplomati Avni Arifi, në një intervistë në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur lidhur me situatën e tensionuar në Lindjen e Mesme. Ai ka thënë se shumë njohës të situatës në Lindjen e Mesme, kohëve të fundit, ndonëse SHBA dëmtohej nga Irani, Uashingtoni nuk reagonte, dhe kjo ishte e çuditshme për ta. “E para është për pasurimin e uraniumit… në çdo projekt që kanë pasur SHBA-të atje të paqes, ka qenë Irani që e ka sabotuar,” ka thënë ai, duke shtuar se Izraeli ishte tërhequr nga Gaza në vitin 2005 nën ndikimin e SHBA-ve. “Tërë atë ndihmë financiare që…

Read More

Skuadra e Atletico Madridit ka shënuar golin e avantazhit ndaj Botafogos. Golin e parë në ndeshje e realizoi Antoine Griezmann, shkruan GazetaBlic Sport. Griezmann realizoi pas 86 minutave lojë. Rezultati aktual i takimit është 0-1. Ja goli: VIDEO /GazetaBlic Sport

Read More

Donald Trump i është kundërpërgjigjur Dmitry Medvedev, ish-presidentit rus dhe një aleat të Vladimir Putin, për thënien e tij se presidenti i Shteteve të Bashkuara “e ka shtyrë SHBA-në në një luftë tjetër” dhe se vendet janë “të gatshme ta furnizojnë drejtpërdrejt Iranin me kokat e tyre bërthamore”. Duke shkruar në Truth Social, Trump tha: “A e dëgjova ish-Presidentin Medvedev, nga Rusia, duke përdorur fjalën “Bërthamore” dhe duke thënë se ai dhe vende të tjera do t’i furnizonin Iranit me koka bërthamore? A e tha vërtet këtë, apo është thjesht pjesë e imagjinatës sime?” “Nëse e ka thënë këtë, dhe…

Read More

Në emisionin Debat Plus, gazetari Ermal Panduri ka prezantuar të dhënat e sondazhit më të fundit të realizuar nga UBO Consulting, i cili pasqyron preferencat e qytetarëve për koalicione të mundshme qeverisëse dhe zgjidhjen e dytë në rast se zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel. Sipas të dhënave, qytetarët kanë preferuar më shumë koalicionet që përfshijnë Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) ku 22.4% e të anketuarve janë shprehur në favor të një qeverie LVV-LDK-NISMA, ndërsa 21.4% janë për një koalicion PDK-LDK-AAK-NISMA. Për koalicionin LVV-PDK janë shprehur 11.8% e të anketuarve, ndërsa 9.4% për opsionin LVV-NISMA-Minoritetet. Përgjigja “Asnjëra, duhen zgjedhje…

Read More

Atletico Madrid është bërë skuadra e parë evropiane që eliminohet nga Kupa e Botës për Klube, që në fazën e grupeve. Duke folur për eliminimin e hershëm tronditës të skuadrës së tij, trajneri i Atletico-s, Diego Simeone, tha: “Marrja e gjashtë pikëve në grup nuk ishte keq, por ndeshja kundër PSG-së na dënoi. Në ndeshjen e sotme [kundër Botafogo-s], pati raste për të marrë kryesimin. Pastaj ishte ajo penalltia ku ai rishikoi një lojë të mëparshme në mënyrë që të mos jepte penalltinë që ishte në të vërtetë.” Sezoni i Atletico Madridit ka përfunduar praktikisht pa asnjë trofe. Për atë…

Read More

Pentagoni ka konfirmuar se baza amerikane ajrore Al Udeid në Katar është sulmuar nga raketa balistike me rreze të shkurtër dhe mesme, të nisura nga Irani. Një zyrtar i mbrojtjes i ka thënë Radios Evropa e Lirë se deri më tani nuk ka raportime për viktima amerikane. Ky zyrtar ka thënë se autoritetet janë duke vëzhguar situatën dhe do të ofrojnë më shumë informacione “kur të jenë të qasshme”. Sulmi duket se është kundërpërgjigje pas sulmeve ajrore amerikane kundër tri objekteve bërthamore të Iranit – Fordo, Natanz dhe Isfahan më 22 qershor. Sulmet e SHBA-së në Iran pasuan sulmin e befasishëm të…

Read More

Në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin janë publikuar të dhëna nga një sondazh i realizuar nga UBO Consulting, lidhur me perceptimin e qytetarëve për punën e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. Sipas rezultateve, një përqindje e konsiderueshme e qytetarëve shprehen pozitivisht. Konkretisht, 17.8% e të anketuarve janë “shumë të kënaqur” dhe 44.3% janë “të kënaqur” me punën e Presidentes, duke përbërë gjithsej 62.1% mbështetje pozitive. Ndërkohë, 21.0% janë deklaruar si “të pakënaqur” dhe 12.6% “shumë të pakënaqur”, që në total përfaqësojnë 33.6% të pakënaqur. Ndërsa 4.3% e të anketuarve nuk kanë dhënë përgjigje ose janë deklaruar të paqartë. Ky…

Read More

Atletico Madrid e mposhti Botafogon me rezultatin e ngushtë 1:0, por kjo nuk mjaftoi që të kalonin në fazat eliminatore të Kupës së Botës për Klube në Shtetet e Bashkuara. Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua nga Antoine Griezmann. Ekipi i Diego Simeones përfundoi i treti në Grupin B pasi humbi 0-4 ndaj PSG-së në raundin e parë, përpara se Botafogo të trondiste kampionin evropian të klubeve 1-0. Kështu, dy fitoret e Atleticos kundër Seattle Sounders dhe Botafogos nuk ishin të mjaftueshme për t’u kualifikuar për raundin e 16-të, ku PSG dhe Botafogo vazhdojnë. /GazetaBlic Sport

Read More