Autor: TV News

Në lagjen Emshir të Prishtinës, nata e kaluar nuk solli qetësi por alarm dhe flakë në orët e vona. Një banesë u përfshi nga zjarri, duke lënë pas tym, erë djegieje dhe një ndërtesë që sot ngjan më shumë me një vend të braktisur. Banorët janë larguar mbrëmë nga hyrja kryesore dhe e vetme e ndërtesës, në mungesë të një daljeje emergjente. Zjarri mbrëmë u vlerësua masiv e për rrjedhojë, në lokalizimin e tij u angazhuan staf shtesë.  “Kur kanë shku në vendin e ngjarjes ekipet, është pa që aty nuk është vetëm një banesë por është e përfshirë edhe…

Read More

Kryetari i Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës, Bashkim Nurboja, ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 BQK ka realizuar fitim prej rreth 31 milionë euro. Nga ky fitim, institucioni ka kontribuar me 24.5 milionë euro në buxhetin e shtetit, përmes ndarjes së fitimit dhe interesave të arkëtuara nga depozitat afatgjata. “BQK krijoi profit rreth 31 milion euro në vitin 2024. Ndërsa buxhetit të shtetit i kontribuoi me 24.5 milion euro nga fitimi i ndarë dhe interesat e mbledhura nga afatizimet e depozitave”, deklaroi Nurboja. Ai shtoi se viti 2024 ka qenë një vit i suksesshëm për BQK-në. /Telegrafi/

Read More

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) miratoi Raportin Vjetor për vitin 2024, i cili përmbledh në mënyrë gjithëpërfshirëse angazhimet dhe arritjet institucionale në funksion të garantimit të stabilitetit financiar, ruajtjes së besimit publik, forcimit të integritetit të sistemit financiar dhe sovranitetit monetar, si dhe qëndrueshmërisë së BQK-së si institucion i pavarur kushtetues. Raporti pasqyron zhvillimet makroekonomike të vendit, duke theksuar një rritje reale ekonomike prej 4.4%, si dhe një ngadalësim të inflacionit në 1.6%, që reflekton përmirësim të kushteve makroekonomike dhe një menaxhim të kujdesshëm fiskal dhe monetar. Ky progres mbështetet edhe nga niveli i ulët i borxhit publik…

Read More

Një tërmet tjetër ka shkundur Tiranën mbrëmjen e 27 qershorit.  Sipas të dhënave, magnituda ka qenë 3.1 Rihter, teksa epiqendra ka qenë në afërsi të Fushë-Krujës.  Kjo është e disata goditje e ndjeshme në ditët e fundit, ku kryesisht zona e Tiranës dhe rrethinat kanë ndjerë lëkundje të konsiderueshme, mbi të gjitha në katet e larta të banesave.

Read More

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për menaxhimin e sigurisë dhe mbarëvajtjen e manifestimeve që pritet të zhvillohen me rastin e “Vidovdan-it”, më 28 qershor 2025. Sipas njoftimit zyrtar, Policia ka hartuar dhe aktivizuar një plan operacional gjithëpërfshirës, i cili përfshin masa të shumta për ruajtjen e rendit publik, orientimin e trafikut rrugor dhe kontrollin kufitar në të gjitha rajonet e vendit. Gjatë një takimi të zhvilluar sot në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, menaxhmenti i lartë ka shpalosur në detaje planin e masave operative, duke informuar përfaqësues të…

Read More

Një shenjë duket se do jetë e favorizuara e muajit korrik. Bëhet fjalë për shenjën e Luanit. Gjatë gjithë muajit, dhe veçanërisht në gjysmën e dytë të tij, personat e kësaj shenje kanë shansin më të madh për të marrë lajmet më inkurajuese dhe pozitive të vitit. Sezoni i Luanit fillon në gjysmën e dytë të korrikut dhe sjell me vete energjinë e fuqishme të Diellit, duke i ofruar shenjës vitalitet, vetëbesim dhe sharm të shtuar. Në të njëjtën kohë, kalimi i Venusit në Luan rrit dashurinë për veten, kreativitetin, lidhjet emocionale dhe aftësinë për t’u dalluar si në jetën…

Read More

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, thotë se do të shqyrtonte përsëri bombardimin e Iranit nëse raportet e inteligjencës arrijnë në përfundimin se Teherani mund të pasurojë uranium në një nivel që e shqetëson atë. Trump iu përgjigj gjithashtu komenteve të fundit të Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, se Irani ishte fitimtar në luftën 12-ditore me Izraelin. Irani u mund keq, ashtu si edhe Izraeli, sipas Trump, përcjell Telegrafi. “Ishte një kohë e shkëlqyer për ta përfunduar atë”. Pas komenteve të tij për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, Trump shkroi në Truth Social për të kritikuar Khamenein. “Gjatë ditëve…

Read More

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se në mbledhjen e 263-të të Qeverisë në detyrë janë marrë gjithsej 13 vendime, përfshirë ndarje buxhetore dhe projekte zhvillimore në disa fusha të rëndësishme. Kurti ka njoftuar se një ndër vendimet më të rëndësishme ishte ndarja e 4 milionë eurove për mbulimin e policës së sigurimit (kartonit të gjelbër) për bashkatdhetarët që vijnë në Kosovë gjatë sezonit të verës. Po ashtu, janë ndarë 626,400 euro për mbështetjen e arsimit dhe lobimit institucional për shqiptarët në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, përfshirë bursa për studentët, mbështetje për nxënësit si dhe financim të…

Read More

Kremlini tha të premten se gatishmëria e deklaruar e Estonisë për të mbajtur aeroplanë luftarakë të NATO-s të tipit F-35A, të cilët mund të bartin armë bërthamore, paraqet kërcënim të drejtpërdrejt ndaj Rusisë. Ministri i Mbrojtjes i Estonisë, Hanno Pevkur, i tha mediumit “Postimees” të enjten se vendi i tij, i cili kufizohet me Rusinë dhe shërben si bazë e përkohshme e aeroplanëve të NATO-s të ngarkuar me detyrën e mbrojtjes së hapësirës ajrore mbi Detin Baltik, është i gatshëm që të shërbejë si nikoqir i aeroplanëve që mund të bartin armë bërthamore, nëse është e nevojshme, raporton agjencia e…

Read More

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka përmendur edhe një herë marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, duke treguar se kishte përdorur presionin ekonomik për të ndalur një përplasje të mundshme. Gjatë një konference për shtyp të premten, Trump tha se situata në Ballkan kishte arritur një pikë shumë të rrezikshme, dhe se roli i tij kishte qenë vendimtar për të ruajtur paqen. “Serbia dhe Kosova ishin gati të përplaseshin. Po shkonin drejt një lufte të madhe. U thashë: Nëse përplaseni, nuk ka më tregti me Shtetet e Bashkuara. Ata thanë: ‘Ndoshta nuk do të përplasemi’,” deklaroi Trump. Ai e krahasoi këtë përvojë…

Read More