Autor: TV News
Pa shenja jete është gjetur një person në Gjilan të premten ka njofuar Policia e Kosoves. Trupi i pajetë u dërgua për obduksion, e rasti po hetohet nga Policia si “vdekje e dyshimtë”. “Është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.
Erling Haaland në vitet e fundit ka treguar se është një makineri golash, duke mos arritur ta ndal askush brenda fushës. Me golin e shënuar ndaj Juventusit, sulmuesi norvegjez i Manchester City arriti shifrën prej 300 golave në karrierë. Këtë statistikë të jashtëzakonshme e arriti në moshën 24-vjeçare, duke zhvilluar 370 ndeshje zyrtare. Ai ka kaluar dukshëm dy nga futbollistët më të mirë të dy dekadave të fundit, Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon. Sulmusi argjentinas kur ishte 24 vjeçar kishte shënuar 197 gola në 326 ndeshje, ndërsa portugezi 132 gola në 362 ndeshje zyrtare.
Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një burrë pasi me forcë ka tentuar ta merrte vajzën e djalit të tij për t’u kujdesur për të. Në Polici është raportuar se nëna e fëmijës nuk donte ta lejonte këtë në Vushtrri. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit në Vushtrri janë gjetur një pistoletë dhe një pushkë ajrore. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i dyshuari-vjehrri ka tentuar që me forcë të marrë vajzën e djalit-mbesën për t’u përkujdesur përkundër dëshirës së viktimës nënës së fëmijës. Po ashtu gjatë kontrollit-bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit janë…
Ekspertët e shëndetit mendor theksojnë se narcisistët me sjellje të dyfishta mund të shkaktojnë dëme të mëdha psikologjike, ndërsa mbajnë një imazh publik të padiskutueshëm. Ja 7 shenja paralajmëruese që tregojnë se mund të jeni në një marrëdhënie me një narcisist manipulues: Breshëri emocionesh në fillim Në fazat e para të lidhjes, gjithçka duket e jashtëzakonshme: komplimente të vazhdueshme, deklarata dashurie si “nuk kam njohur kurrë dikë si ty”, dhe ndjesia se jeni krijuar për njëri-tjetrin. Kjo nuk është domosdoshmërisht romancë është një taktikë për të krijuar varësi emocionale. Kur kjo fazë përfundon, fillon zhgënjimi: një ndryshim i papritur i…
Paga minimale e Gjermanisë do të rritet nga 12.82 € në orë në 14.60 € deri në vitin 2027, në dy hapa. Në fillim të vitit 2026, paga bazë ligjore që u paguhet punonjësve duhet të rritet së pari në 13.90 €, përpara se të rritet me 0.70 € të tjera një vit më vonë. Komisioni i Pagës Minimale, i përbërë nga përfaqësues të lartë të sindikatave dhe punëdhënësve, si dhe një president i pavarur, voton për rregullimet çdo dy vjet, duke marrë parasysh rritjen e pagave. Dhe sipas kryetares së komisionit Christiane Schönefeld, rritjet e propozuara të këtij viti…
Të shtunën parashihet të mbajë mot me diel dhe vranësira te pakta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29radë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-3m/s, njoftoi Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Miratimi i rritjes së buxhetit për mbrojtjen nga të gjithë udhëheqësit e NATO-s pritet të detyrojë çdo shtet të shpenzojë në këtë drejtim rreth 5% të produktit të brendshëm bruto. Edhe Shqipëria, si një vend anëtar, do të përballet në vijim me një rikalkulim të shpenzimeve për përballimin e një vendimi të tillë. Rritja ekonomike e Shqipërisë, sipas INSTAT, deri në 2024 llogaritet në 25.7 miliardë euro. Teksa për të përmbushur objektivin e NATO-s prej 2%, vendi ynë duhet të shpenzonte afërsisht deri në 514 milionë euro në vit. Por me vendimin më të fundit prej 5%, Shqipëria pritet të…
Ka përfunduar procesi i rinumërimit të 1208 kutive të votimit në qarkun e Tiranës, me përjashtim të njësisë nr. 10 dhe Bashkisë Vorë, ku u aplikua sistemi i votimit dhe numërimit elektronik. Sipas rezultateve përfundimtare të rinumërimit, nuk ka asnjë ndryshim në shpërndarjen e mandateve dhe as në renditjen e kandidatëve në listat e hapura. Gjithsesi, nga analiza e rezultateve të rinumëruara, partitë politike kanë humbur vota në krahasim me numërimin fillestar, ku komisionerët politikë kishin konsideruar të vlefshme një numër votash që rezultuan të pavlefshme në verifikim raporton Euronews.al përcjell Dukagjini. Humbjet në vota për secilën forcë politike janë…
Policia e Shkodrës është njoftuar ditën e sotme lidhur më një konflikt të ndodhur midis disa shtetasve në fshatin Theth. Sipas informacioneve policore,dje pasdite shtetasi me iniciale A. Rr., 33 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, në drejtim të automjetit me drejtues shtetasin N. H. dhe pasagjerë shtetasit P. H. dhe D. Rr. Më pas, këta 3 shtetas kanë ushtruar dhunë fizike ndaj 33-vjeçarit. Nga të shtënat janë shkaktuar vetëm dëme materiale në automjet. Si rezultat i hetimeve , u arrestua 33-vjeçari, A. Rr.,. Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë tre të tjerët e përfshirë, shtetasit: N. H.,…
Ditët e fundit në komunën e Vushtrrisë është rishfaqur kërkesa për nënshkrimin e kontratave të reja të punës, pavarësisht se mësimdhënësit e Arsimit Parauniversitar tashmë kanë kontrata pune me afat të pacaktuar. Sipas Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, versioni i Kontratës së re është në kundërshtim me udhëzimin administrativ ,që është në fuqi dhe ka më pak të drejta të precizuara, krahasor me kontratat që kanë punëtorët e arsimit parauniversitar. “SBASHK kërkon nga Komuna e Vushtrrisë që menjëherë të ndalë këtë praktikë të gabuar dhe presionin ndaj mësimdhënësve, si dhe u bën thirrje të gjitha komunave tjera që të mos…
