Autor: TV News

Senati i dominuar nga Republikanët ka refuzuar të premten që të miratojë propozimin e nisur nga Demokratët për ta bllokuar presidentin amerikan, Donald Trump, nga përdorimi i forcës së mëtejme ushtarake kundër Iranit, disa orë pasi kreu i Shtëpisë së Bardhë kishte thënë se po e konsideron që ta bombardojë përsëri Republikën Islamike. 53 senatorë votuan kundër rezolutës, ndërsa 47 votuan pro saj, për kufizimin e kompetencave të luftës, e cila do ta detyronte Trumpin që të kërkonte miratimin e Kongresit për të vazhduar sulmet kundër Iranit. Votat ishin kryesisht në vijë me qëndrimet partiake, me përjashtim të senatorit demokrat…

Read More

Partia Demokratike e Kosovës ka këmbëngulur se aktgjykimin i Gjykatës Kushtetuese lidhur me propozimin e kandidatit dhe mënyrën e votimit për kryetar të Kuvendit të Kosovës i jep të drejtë pretendimeve të opozitës. Në një konferencë për media të shtunën, deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka thënë se aktgjykimi e përcakton qartë se ndonëse grupi më i madh parlamentar ka të drejtë të propozojë kandidatin për kryetar të Kuvendit, duhet të ketë shumicën e votave. “Megjithatë, Gjykata thekson se kjo e drejtë nuk është absolute. Ajo është e kushtëzuar me arritjen e shumicës së votave të të gjithë deputetëve, pra  së…

Read More

E ardhmja e Thomas Tuchel si trajner i ekipit kombëtar të Anglisë është në dyshim, me spekulime që sugjerojnë se ai do të kthehet në futbollin e klubeve pas Kupës së Botës 2026. I emëruar me një kontratë për një turne, objektivi kryesor i Tuchel është i qartë: të fitojë Kupën e Botës dhe t’i japë fund mungesës 60-vjeçare të trofeve për Anglinë. Me një fokus vetëm në Kupën e Botës, roli i Tuchel ndryshon ndjeshëm nga paraardhësi i tij, Gareth Southgate, i cili mbikëqyri përgjegjësi më të gjera, duke përfshirë zhvillimin e të rinjve dhe planifikimin e brendshëm të…

Read More

Të paktën 34 palestinezë kanë humbur jetën nga sulmet izraelite përgjatë Rripit të Gazës, kanë njoftuar zyrtarët shëndetësorë, ka shkruar The Guardian. Sulmet filluan në orët e vona të së premtes dhe vazhduan deri në orët e hershme të së shtunës, duke vrarë ndër të tjera 12 persona në Stadiumin e Palestinës në qytetin e Gazës, i cili ishte duke strehuar disa persona të zhvendosur, dhe 8 të tjerë që jetonin nëpër apartamente, bazuar në deklarimet e stafit mjekësor të spitalit Shifa, ku edhe ishin sjellë trupat. Gjashtë të tjerë u vranë në Gazën jugore kur një sulm izraelit goditi…

Read More

Policia e Kosovës, e cila tha ka marrë masat e nevojshme për menaxhimin e situatës së sigurisë gjatë këtij manifestimi, ka shtuar praninë e saj në Graçanicë. Në hyrje të kësaj komune janë parë edhe Njësi Speciale të Policisë së Kosovës. Ndërkaq, rreth Manastirit të Graçanicës është devijuar rruga dhe s’lejohet kalimi i veturave nëpër qendër. Për këto lëvizje në trafik, policia ka paralajmëruar qysh dje. “Po ashtu, me rastin e bllokimit të përkohshëm apo riorientimit të mundshëm të trafikut, Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve, pjesëmarrësve në trafik”, u tha në komunikatën e policisë…

Read More

Juventusi ka konfirmuar se mbrojtësi i krahut, Nicolo Savona, ka pësuar një dëmtim të rëndë në kyçin e këmbës gjatë humbjes 5-2 ndaj Manchester Cityt në Kupën e Botës për Klube, duke e lënë atë jashtë fushave për të paktën një muaj. Mbrojtësi 20-vjeçar pësoi lëndimin gjatë një përplasjeje aksidentale në gjysmën e dytë të ndeshjes në Orlando. Incidenti menjëherë ngriti shqetësime, pasi Savona kishte dhimbje të dukshme dhe u desh të nxirrej nga fusha nga stafi mjekësor. Pas ndeshjes, trajneri kryesor Igor Tudor pranoi se lëndimi “nuk dukej mirë”. Një deklaratë e klubit zbuloi shkallën e plotë të dëmtimit:…

Read More

Dy persona kanë humbur jetën dhe të paktën 14 të tjerë janë plagosur pasi një dron rus u përplas me një ndërtesë të lartë banimi në qytetin ukrainas të Odesës, kanë njoftuar autoritetet të shtunën, ka shkruar Reuters. Tre fëmijë ishin në mesin e të plagosurve gjatë sulmit brenda natës, teksa njëri nga ta është në gjendje kritike, ka bërë të ditur kryebashkiaku rajonal Oleh Kiper. Pamjet e publikuara nga Shërbimi i Emergjencës Shtetërore, treguan zjarrfikësit duke luftuar me flakët dhe duke i nxjerrë me nxitim banorët poshtë shkallëve në ndërtesën 21-katëshe. Rusia ka intensifikuar sulmet me dronë dhe raketa…

Read More

Njohësi i sigurisë dhe profesori universitar i kriminalistikës, Fatmir Çollaku, vlerësoi se Kosova ndodhet ende në fazën fillestare të konsolidimit ushtarak në aspektin e pajisjeve luftarake. Ai në intervistë për Ekonomia Online tha se vendi nuk ka kapacitete të rënda të armatimit, përfshirë sisteme raketore apo mburoja mbrojtëse, që janë thelbësore në rast të një sulmi modern me dronë apo raketa, siç janë bërë të zakonshme në luftërat bashkëkohore. “Duhet pranuar që Kosova është në atë fazën fillestare të konsolidimit ushtarak në aspektin e pajisjeve luftarake. Ne të gjithë e dimë që nuk kemi armatim të rëndë, nuk kemi as…

Read More

Marc-Andre ter Stegen ia ka bërë të qartë qëndrimin e tij Barcelonës. Sipas SPORT, ai nuk do të largohet nga klubi nëse ata nuk ia ndërpresin kontratën dhe nuk paguajnë shumën e plotë që i detyrohet. Barcelona shpresonte të gjente një zgjidhje pas mbërritjes së Joan Garcias dhe po punonte për një rinovim të kontratës për Wojciech Szczesnyn. Por, Ter Stegen nuk ka ndërmend të largohet. Ai ka kontratë deri në vitin 2028 dhe dëshiron që ajo të respektohet plotësisht. Ai ka refuzuar të gjitha bisedimet me klube si Monaco, Galatasaray dhe Chelsea. Thuhet se gjermani është i mërzitur me…

Read More

Irani ka organizuar të shtunën ceremoni shtetërore të varrimit të rreth 60 personave, përfshirë komandantët ushtarakë dhe shkencëtarët bërthamorë të vrarë në luftën kundër Izraelit. Ceremonia ka nisur në mëngjes në Teheran, ndërsa zyrat qeveritare dhe shumica e bizneseve do të jenë të mbyllura. Në pamjet e televizionit shtetëror janë parë mijëra njerëz me rroba të zeza duke mbajtur në duar flamuj iranianë dhe fotografi të komandantëve të vrarë. Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, bashkë me zyrtarë tjerë të lartë qeveritarë dhe komandantë ushtarakë – përshirë Esmail Qaanin, kreun e forcave Quds për operacione të jashtme të Gardës Revolucionare – kanë…

Read More