Autor: TV News

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur një aktakuzë për krime lufte kundër të pandehurit D.R, për veprimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, konkretisht në qytetin e Gjakovës në periudhën 7–10 maj 1999. Ai akuzohet për përfshirje në një sulm të gjerë dhe të organizuar të forcave serbe ndaj popullsisë civile shqiptare. Sipas Prokurorisë, D.R ka vepruar në bashkëkryerje me persona të tjerë, duke marrë pjesë në vrasjen e tre civilëve shqiptarë, të cilët më pas janë keqtrajtuar fizikisht. Po ashtu, ai akuzohet për dëbimin e dhunshëm të civilëve shqiptarë nga shtëpitë e tyre, plaçkitjen dhe shkatërrimin e…

Read More

Lille është shumë pranë përfundimit të marrëveshjes për transferimin e Olivier Giroud nga LAFC, me bisedimet që kanë hyrë në fazën përfundimtare, raportojnë mediat franceze. Sipas Foot Mercato, sulmuesi francez ka dhënë tashmë sinjale pozitive për rikthimin në Evropë dhe është i gatshëm të bashkohet me klubin nga Ligue 1, duke përmbyllur kështu aventurën e tij në MLS. Giroud, i cili iu bashkua LAFC-së pas përfundimit të kontratës me Milanin, dëshiron të përmbyllë karrierën në vendlindje, dhe Lille shihet si destinacioni ideal për të. Klubi është në kërkim të një sulmuesi me përvojë që mund të udhëheqë repartin ofensiv dhe…

Read More

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka ngritur shqetësime lidhur me mundësinë e provokimeve dhe incidenteve gjatë tubimit në Gazimestan me rastin e festës serbe të Vidovdanit. Gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë, ai tha se institucionet e sigurisë dhe inteligjencës kanë vlerësuar se ka përpjekje që ky tubim të jetë masiv dhe potencialisht i rrezikshëm. “Në fundjavë shënohet Dita e Vidovdanit. Beogradi zyrtar po përpiqet që ta zhvendosin vëmendjen diku tjetër për të ulur përmasat e protestës së studentëve. Sipas vlerësimeve të sigurisë ka përpjekje që tubimin në Gazimestan të jetë sa më masiv. Janë organizuar grupe nga…

Read More

Nga paga e ulët deri te orët shtesë, ka shumë arsye pse dikush mund të ndihet sikur nuk është në një pozicion të mirë në punë. Për fat të mirë, gjërat po duken më mirë për tre shenja të zodiakut para fundit të qershorit 2025. Në një video, astrologia Elizabeth Brobeck shpjegoi se disa shenja po përjetojnë ndryshime të mëdha, duke çuar në rritje dhe zgjerim të imazhit të tyre publik ose në një ndryshim në karrierën e tyre. GaforrjaGjërat po përmirësohen në të gjitha fushat e jetës së Gaforres, veçanërisht pasi Jupiteri, planeti i fatit dhe bollëkut, hyn në…

Read More

Mesfushori i Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka duket se do të qëndroj në Bayer Leverkusen. Xhaka ishte i lidhur ngushtë për një transferim të mundshëm te AC Milani. Madje edhe Igli Tare kishte biseduar me menaxherët e lojtarit shqiptar. Blick.ch raporton se për momentin këto bisedime janë ndërprerë. Xhaka ishte pajtuar me kushtet te Milani, por duket se skuadra gjermane nuk dëshiron ta lejoj mesfushorin të largohet nga “BayArena”. Trajneri Erik ten Hag është adhurues i mesfushorit shqiptar, andaj nuk dëshiron largimin e tij.

Read More

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka shprehur skepticizëm lidhur me takimin e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje me liderët politikë për të diskutuar mbi konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Pas aktgjykimit të Kushtetueses, Kurti fton liderët e partive për takim të shtunën Në një deklaratë për media, Bajrami ka thënë se nuk pret shumë nga ky takim, duke e cilësuar më tepër si një shfaqje mediatike sesa një përpjekje reale për zgjidhje. “Nuk mund t presim diçka më shumë nga ky takim, më shumë është për shou mediatik. Megjithatë për të treguar për konstituimit të institucioneve do…

Read More

Vinicius Jr luajti një nga ndeshjet e tij më të mira për Real Madridin në fitoren 3-0 ndaj Red Bull Salzburg në Kupën e Botës për Klube. Jo vetëm që hapi serinë e golave, por edhe asistoi për golin e dytë të Federico Valverdes – pak para përfundimit të pjesës së parë. Pas ndeshjes, Vini u tha gazetarëve: “Asistimi im? Ishte fantastik, një nga më të mirët që kam bërë ndonjëherë. “Është një kërkesë nga Xabi. Ai po na tregon pak nga pak se çfarë duhet të bëjmë. “Është më mirë për mua, kur jam më afër portës, mund të…

Read More

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidatja për kryetare të Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar gjatë një konference për media se është e gatshme t’i shërbejë të gjithë deputetëve. Haxhiu u shpreh gjithashtu se nëse në votimin e fshehtë, të cilin e konsideroi në përputhje me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, nuk arrin të sigurojë mbështetjen e të paktën 61 deputetëve, ajo do të tërhiqet nga kandidatura. “Prandaj me rastin e votimit të fshehtë, kur votojnë të gjithë deputetët, ashtu siç ka kërkuar edhe GJK, ashtu edhe siç ka obliguar GJK. Nëse unë si kandidate e propozuar nga VV-ja nuk…

Read More

Më herët gjatë ditës së djeshme (26 qershor), u përhap lajmi se Bayern Munich dhe Nick Woltemade kanë arritur një marrëveshje për kushtet personale për një kontratë pesëvjeçare. Sulmuesi i Stuttgartit ka tërhequr interesim nga klubet më të mira në Evropë, por duket se Bayern është klubi më i mundshëm për ta marrë atë. Por, drejtori ekzekutiv i Stuttgartit, Alexander Wehrle, i ka hedhur poshtë të gjitha këto zëra, duke pretenduar se sulmuesi i tyre nuk do të largohet. “Woltemade do të qëndrojë në klub sezonin e ardhshëm. Pikë! Stuttgart gjithashtu nuk do ta shiste nën 60 milionë euro”, deklaroi…

Read More

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish sot, në përpjekjen e 38-të me radhë për ta konstituar legjislaturën e nëntë të këtij institucioni. Ndryshe të mërkurën vijoi seanca e konstituive e Legjislaturës së Nëntë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, e ndërprerë të hënën, më 23 qershor. Kryesuesi Avni Dehari ftoi subjektet politike parlamentare të cilat nuk kanë propozuar deputetë për anëtarë të komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit me votim të fshehtë, që ta bëjnë këtë, por të njëjtat nuk paraqitën propozime. Kryesuesi Dehari hodhi në votim përbërjen e komisionit, me anëtarët e propozuar në…

Read More