Autor: TV News

Në 38 gradë kanë shkuar temperaturat në ditët e fundit kur vendin e ka goditur një valë ekstreme e të nxehtit. Rekomandime janë dhënë për kujdes por në pikun e të nxehtit, në kryeqytet shumë punëtorë të ndërtimarisë u panë duke punuar. Në pesë pika në lagjen “Arbëria” dëgjohen zhurma e mjeteve të ndërtimit në mesditë kur sipas ligjit, puna  do të duhej të ndalej në mbrojtje të shëndetit të punëtorëve. IKSHPK tash e disa ditë po bën thirrje për kujdes. Punëtorët në ambiente të brendshme gjithashtu mund të jenë në rrezik, sidomos nëse punojnë në industri të ngarkuara me…

Read More

Që nga mesnata e 21 qershorit, objektet e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës kanë mbetur pa sigurim fizik, pasi Organi Shqyrtues i Prokurimit kishte vendosur t’ia shkëpusë kontratën kompanisë që kishte fituar tenderin për sigurimin fizik të QKUK-së. Edhe pse ushtruesi i detyrës së drejtorit të QKUK-së, Osman Hajdari, kishte paralajmëruar një kontratë të re sigurimi, procedura për caktimin e operatorit të ri është pezulluar sot për shkak të ankesave të kompanive pjesëmarrëse në tender. Sipas udhëheqjes së QKUK-së, ankesat e operatorëve ekonomikë e kanë dërguar lëndën në Apel në OSHP. Për më tepër, Hajdari kishte kërkuar anulimin e procesit…

Read More

Shtetet e Bashkuara njoftojnë se kanë miratuar 30 milionë dollarë financim të drejtpërdrejtë për grupin kontrovers të mbështetur nga Izraeli që ofron ndihma në Gaza, pavarësisht shqetësimit në rritje për një seri sulmesh vdekjeprurëse ndaj kërkuesve palestinezë të ndihmës pranë qendrave të shpërndarjes në territorin e rrethuar. “U bëjmë thirrje vendeve të tjera që të mbështesin gjithashtu GHF-në, Fondacionin Humanitar të Gazës dhe punën e saj kritike”, u tha gazetarëve të enjten zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Tommy Pigott. GHF, e mbështetur nga SHBA-të dhe Izraeli, ka qenë një burim kritikash të gjera që nga themelimi i saj në maj.…

Read More

Historiani Jusuf Buxhovi, i ftuar në emisionin Five, ka deklaruar se historia e shtetësisë serbe është e ndërtuar mbi mite të fabrikuara që nga ndikimi rus në Ballkan. “Duhet të themi fillimisht se këtu është fjala për një mit. Serbia si shtet është ndërtuar me mite, historia e Serbisë nuk është një histori e një etnie të konstituuar historikisht,” theksoi Buxhovi. Ai argumentoi se Rusia ka luajtur rol vendimtar në krijimin e identitetit politik dhe historik serb: “Prej fundit të shekullit 18 dhe fillimit të shekullit 19, Rusia ka qenë ajo që, kur mori përsipër konferencën e paqes dhe në…

Read More

Një gjykatë në Izrael refuzoi kërkesën e kryeministrit Benjamin Netanyahu, për të shtyrë dëshmimin e tij në gjyqin për korrupsion, pasi presidenti amerikan, Donald Trump, tha se ky rast gjyqësor duhet të anulohet. Të enjten, avokati i Netanyahut i kërkoi gjykatës që të mos e thërriste kryeministrin për të dhënë dëshminë për dy javë, duke thënë se atij i duhet të përqendrohet në “çështje të sigurisë” pas luftës 12-ditore mes Izraelit dhe Iranit. Gjykata e qarkut në Jerusalem tha në vendimin e publikuar online se “forma aktuale [e kërkesës së Netanyahut] nuk ofron bazë apo justifikim të detajuar për anulimin…

Read More

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, e paraparë të mbahej sot, është shtyrë për datën 29 qershor në orën 11:00. Këtë e ka bërë të ditur kryesuesi i seancës, Avni Dehari, duke thënë se të gjitha subjektet parlamentare ishin në pajtim që seanca të ndërpritet për sot. Pas aktgjykimit të Kushtetueses, Kurti fton liderët e partive për takim të shtunën Sipas Deharit, shtyrja u bë në funksion të përpjekjeve për arritjen e një konsensusi politik për konstituimin e Kuvendit, veçanërisht në prag të takimit të liderëve politikë që është thirrur për nesër nga Lëvizja Vetëvendosje, si subjekti më i madh…

Read More

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka uruar diplomimin e 350 ushtarëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), duke theksuar përkushtimin e tyre për mbrojtjen e paqes dhe sigurisë së vendit. Përmes një postimi në Facebook, Kurti tha se këta ushtarë tashmë të betuar janë të gatshëm të përballen me çdo kërcënim apo armik. Ai theksoi se Qeveria do të vazhdojë t’u qëndrojë përkrah, sikurse edhe populli dhe shteti i Kosovës. “Teksa ata u betuan për të përballuar çdo armik e çfarëdo kërcënimi të paqes e të sigurisë, në çdo kohë, ne zotohemi para tyre që do ta…

Read More

Futbollisti 18-vjeçar argjentinas, Camilo Nuin, ka ndërruar jetë gjatë një operacioni në gju, raportuan mediat lokale. Operacioni supozohej të riparonte lëndimin e meniskut dhe ligamenteve të kryqëzuara anteriore me qëllim stabilizimin e gjendjes, por vdekja ndodhi gjatë procedurës. Klubi dhe autoritetet lokale nuk e kanë zbuluar ende shkakun e saktë të vdekjes, dhe mediat argjentinase raportojnë se një hetim është duke u zhvilluar. Klubi i tij, Atletico San Telmo, publikoi një mesazh lamtumire: “Me hidhërim të thellë i themi lamtumirë Camilo Nuinos, lojtarit tonë, i cili ndërroi jetë këtë mëngjes”. “Në këto momente të vështira, ne qëndrojmë pranë familjes, miqve…

Read More

Arieta Spahiu, bashkëshortja e ish-policit të Kosovës, Arbnor Spahiu, i cili po mbahet në burg në Serbi që nga fillimi i qershorit, ka reaguar sërish me tone të ashpra ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës për mungesën e veprimit dhe heshtjen që po e shoqëron këtë rast. Spahiu për Dukagjinin ka theksuar se burri i saj është arrestuar dhe po mbahet në mënyrë të padrejtë, pa asnjë provë të qartë, në kushte të rënda dhe larg familjes. Ndërsa në Kosovë, sipas saj, institucionet përkatëse nuk po bëjnë asgjë për të mbrojtur qytetarin e tyre. “Ku është shteti? Ku është kryeministri…

Read More

Ermal Veliqi ka njoftuar largimin e tij nga skuadra e Drenicës. Veliqi ishte pjesë e Drenicës edicionin e kaluar, ku me paraqitjet e tij, e ndihmoi klubin nga Skenderaj të shpallet kampion, e të rikthehet në Superligë, shkruan GazetaBlic Sport. Largimin nga Drenica e ka bërë të ditur vet mbrojtësi me një postim në Facebook. Ja postimi i tij: “Nga sot nuk jam më pjesë e KF Drenica!!.Largohem me shumë krenari dhe me koken lart që e arritëm bashkë objektivin – rikthimin në Superligë! Faleminderit bashkëlojtarëve dhe tifozëve për gjithçka”, ka shkruar ai. /GazetaBlic Sport

Read More