Autor: TV News

Shtatë lojtarë të Ajax janë ndaluar të rikthehen në skuadrën e parë nga klubi, pasi morën një mesazh të ashpër në WhatsApp. Trajneri i Ajax, John Heitinga, i cili ka ardhur nga Liverpool, po synon të bëjë ndryshime të mëdha në skuadër këtë verë përpara sezonit 2025/2026. Dhe duket se drejtuesit e klubit janë në një mendje me trajnerin e tyre të ri pas emërimit të tij. Shefi i Ajax, Alex Kroes, u ka bërë me dije shtatë lojtarëve se ‘nuk janë të mirëpritur’ në bazën stërvitore të klubit. Ish-ylli i Arsenalit, Chuba Akpom, dhe ish-lojtari i Wolves, Carlos Forbs,…

Read More

Ka nisur takimi i thirrur nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, me liderët e partive politike parlamentare, me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje për tejkalimin e ngërçit institucional që ka bllokuar konstituimin e Kuvendit të Kosovës.  Para nisjes së mbledhjes, Kurti ka dhënë një deklaratë të shkurtër për gazetarët, duke theksuar se ende nuk dihet qartë se kush do të marrë pjesë dhe çfarë gatishmërie për dialog do të tregojnë liderët.  “Së pari ta shohim se kush po vjen, si po ecën e mandej shpresoj që do të kemi çfarë të themi,” është shprehur Kurti, para fillimit të takimit.

Read More

Barcelona ka qenë aktive në afatin kalimtar gjatë javëve të fundit, me mundësinë që deri javën tjetër të zyrtarizohen tri blerje të reja. Joan Garcia është bashkuar tashmë me ekipin, dhe me një marrëveshje për Nico Williams që pritet të mbyllet më 1 ose 2 korrik, kjo do të përbënte dy transferime të konfirmuara. Atij do t’i bashkohet edhe Roony Bardghji. Më herët gjatë kësaj jave, u raportua se Barcelona kishte arritur një marrëveshje me Kopenhagën për të nënshkruar me Bardghjin. Mendohet se do të paguhet një shumë prej 2-3 milionë eurosh për anësorin suedez, kontrata e të cilit në…

Read More

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka folur shkurt para mbledhjes së ftuar me liderët e partive politike, e cila po mbahet me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje për tejkalimin e ngërçit lidhur me konstituimin e Kuvendit të Kosovës, pas aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese.  “Së pari ta shohim se kush po vjen, si po ecën e mandej shpresoj që do të kemi çfarë të themi,” ka deklaruar Kurti para mediave, duke lënë të hapur mundësinë që diskutimet të varen nga pjesëmarrja dhe gatishmëria e liderëve për kompromis. 

Read More

Franca do të ndalojë pirjen e duhanit në plazhe, parqe, oborre publike dhe stacione autobusësh prej të dielës, ka thënë Qeveria. Dekreti, i publikuar në Gazetën Zyrtare të shtunën, do të ndalojë pirjen e duhanit edhe jashtë bibliotekave, shkollave, pishinave, dhe synon mbrojtjen e fëmijëve nga duhanpirja pasive. Në dekret nuk janë përmendur cigaret elektrike, ndërsa ata që shkelin ndalesën do të përballen me gjobë prej 135 eurosh. “Duhani duhet të zhduket nga vendet ku ka fëmijë”, ka thënë Ministrja për Shëndet dhe Familje, Catherine Vautrin në maj, duke përmendur “të drejtën e fëmijëve për të thithur ajër të pastër”.…

Read More

Barcelona ka paguar zyrtarisht 16 milionë eurot e fundit të pagave të shtyra gjatë krizës së vitit 2020, duke mbyllur një nga borxhet më të mëdha të klubit. “Siç raportohet nga Culemania, Barça ka paguar 16 milionë eurot e mbetura nga 121.7 milionë eurot fillestare të shtyra gjatë kulmit të krizës së tyre financiare”, konfirmoi klubi. “Pjesa tjetër e skuadrës ra dakord të shtyjë 42.9 për qind të pagave fikse dhe 100 përqind të bonuseve të ndryshueshme në tetë këste nga dhjetori 2021 deri në qershor 2025”, thuhet më tej. Lionel Messi kryesoi listën me 5.96 milionë euro të përfshira…

Read More

Festimi i Vidovdanit në Gazimestan këtë vit ka kaluar pa ndonjë incident të theksuar. Të shtunën, ceremonia në Gazimestan u zhvilluan në mënyrë të qetë, përveç disa rasteve ku disa pjesëmarrës serbë u shoqëruan nga Policia e Kosovës, pasi mbanin flamuj apo bluza me përmbajtje provokuese, përfshirë simbole apo figura që konsiderohen nxitëse në kontekstin e sigurisë. Disa prej tye u ndaluan pasi në fund nisën të bëjnë thirrje nacionaliste.  Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë mbledhje së Qeverisë të premten kishte paralajmëruar se Serbia mund të nxiste tensione gjatë kremtimit të Vidovdanit. Disa prej serbëve u mblodhën edhe në…

Read More

Të paktën 34 persona janë vrarë në Gazë si pasojë e sulmeve izraelite, kanë bërë të ditur autoritetet shëndetësore të Gazës. Sulmet është raportuar të kenë nisur të premten dhe kanë vazhduar në mëngjesin e së shtunës. Në mesin e të vrarëve janë 12 persona në stadiumin e qytetit të Gazës, ku po strehoheshin njerëzit, sipas stafit të spitalit Shifa. Raportimet për sulmet vijnë teksa presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se marrëveshja për armëpushim mund të arrihet brenda javës tjetër. Duke pranuar pyetje nga gazetarët në Zyrën Ovale të premten, presdidenti ka thënë se “po punojmë në Gazë dhe…

Read More

Trajneri i Interit, Cristian Chivu, ka marrë një lajm fantastik përpara ndeshjes së Kupës së Botës për Klube të së hënës në mbrëmje kundër Fluminense, me Marcus Thuram dhe Davide Frattesi që janë rikthyer në stërvitje. Gazzetta dello Sport raporton se Thuram dhe Frattesi u rikthyen në stërvitje individuale të premten, ndërsa Interi mbërriti në Charlotte, Karolina e Veriut për fazën tjetër të turneut të tyre në Kupën e Botës për Klube. Pjesa tjetër e ekipit e kishte lënë ditën e caktuar për pushim, pohojnë raportet, por dyshja, pasi u rikthye nga lëndimi, u vlerësua gjendja e tyre shëndetësore dhe…

Read More

Aleanca Kosovare e Bizneseve, është shprehur e shqetësuar lidhur me situatën ekonomike në vend duke thënë se bizneset e vendit po ikin jashtë Kosovës, dhe se ky trend, është i vazhdueshëm. Nga AKB është thënë edhe se, vetëm për në Shqipëri janë larguar 600 biznese. Sipas AKB investimet e drejtpërdrejta nga Kosova në Shqipëri për vitin 2024 arritën rreth 100 milionë euro – një rritje prej 32% krahasuar me vitin paraprak ‘‘Bizneset po investojnë jashtë – Kosova po humb brenda Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) shpreh shqetësimin e saj të thellë për trendin e vazhdueshëm të largimit të kapitalit dhe…

Read More