Autor: TV News
“Demokracia nuk mund të mbijetojë nëse Ukraina nuk çlirohet tërësisht dhe agresioni rus nuk ndalet,” deklaron Xhabir Deralla, kryetar i organizatës CIVIL – Qendra për Liri, në një intervistë ekskluzive për agjencinë ukrainase të lajmeve Ukrinform, të realizuar nga redaktorja Ana Kostjushenko. Deralla, një nga mbështetësit më të zëshëm të Ukrainës në rajonin e Ballkanit, thekson se që nga fillimi i pushtimit të plotë rus, ai ka qëndruar përkrah popullit ukrainas në mënyrë të pandërprerë. Ai tregon se është ndikuar thellësisht nga Revolucioni i Dinjitetit dhe se përvoja ukrainase kundër autoritarizmit është bërë burim frymëzimi edhe për shoqërinë civile në Maqedoninë e Veriut.…
Tashmë është zyrtare se skuadra e Drenicës do të privatizohet. Drenica ka njoftuar sot gjatë ditës se ceremonia e privatizimit të klubit do të bëhet të hënën në ambientet e klubit në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj. Pronari i ri i klubit pritet të jetë Faton Seferi, një biznismen mjaft i fuqishëm në Augsburg. Megjithatë, burime të sigurta të GazetaBlic Sport mësojnë se afër Seferit do të jetë edhe një gjerman, i cili është Thomas Wustefeld. Thomas Wustefeld ka mjaft përvojë në Gjermani dhe do jetë një aset i madh i klubit për të ardhmen. Zyrtarët e KF Drenicës nuk…
Franca do të ndalojë pirjen e duhanit në plazhe dhe në parqe, kopshte publike dhe stacione autobusësh – që nga e diela. Dekreti, i botuar në gazetën zyrtare të qeverisë të shtunën, do të ndalojë gjithashtu pirjen e duhanit jashtë bibliotekave, pishinave dhe shkollave, dhe synon mbrojtjen e fëmijëve nga pirja pasive e duhanit. Dekreti nuk përmendi cigaret elektronike. Ndërkohë raportohet se shkelësit e ndalimit do të përballen me një gjobë prej 135 eurosh, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi. “Duhani duhet të zhduket nga vendet ku ka fëmijë”, tha Ministrja e Shëndetësisë dhe Familjes, Catherine Vautrin në maj, duke…
Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është deklaruar për herë të parë publikisht për situatën e bllokimit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës që nga fillimi i ngërçit institucional. Në fjalimin e tij pas takimit konsultativ me liderët e partive, Kurti theksoi se përgjegjësia për krijimin e Kuvendit është e përbashkët dhe nuk mund të zhvendoset vetëm te fituesi i zgjedhjeve. “Së pari më lejoni t’i falënderoj pjesëmarrësit e takimit të sotshëm, i cili ishte takim konsultativ, lidhur me konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës që është obligim, është detyrë e të gjithë ne deputetëve…
Skuadra e Al Nassr ka gjetur trajnerin e ri pas largimit të Stefano Piolit. Klubi nga Arabia Saudite ka arritur marrëveshje me trajnerin, Jorge Jesus. Jesus e njeh shumë mirë ligën arabe pasi ka qenë pjesë e Al Hilalit, ku fitoi titullin kampion në sezonin e kaluar me fitore rekodesh. Fabrizio Romano raporton se Cristiano Ronaldo e ka dhënë dritën e gjelbër për emërimin e Jorge Jesusit.
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, është deklaruar pas takimit të liderëve të partive politike të thirrur nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti. Kadrijaj ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se po përpiqet të shtrembërojë interpretimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe se nuk po tregon vullnet për respektimin e tij në praktikë. “Në interpretimin e Gjykatës Kushtetuese janë munduar të shtrembërojnë plot pika dhe të mos pranojnë asgjë,” deklaroi Kadrijaj. Ajo shtoi se AAK ka kërkuar që nesër të mos vazhdohet me të njëjtat procedura, por sipas saj VV po paralajmëron që do të mbetet në të njëjtat…
Kupa e Botës për Klube e cila ka nisur për herë të parë në histori me format të ri, ku garojnë 32 skuadra, është pritur mirë nga tifozët e futbollit. Por ka edhe tifozë, futbollistë e trajner që janë kundër kësaj ideje. Pas futbollistit të Barcelonës, Raphinha, me këtë ide nuk pajtohet edhe ish-trajneri i Liverpulit, Jurgen Klopp. Tekniku gjerman tha se kjo është ideja më e keqe ndonjëherë në historinë e futbollit, duke pasur frikë se lojtarët do të pësojnë lëndime që nuk i kanë pasur kurrë më parë. “Kupa e Botës për Klube është ideja më e keqe…
Uji është një përbërës thelbësor për jetën dhe shëndetin tonë. Ai luan një rol kyç në funksionimin e çdo qelize, indi dhe organi në trupin tonë. Por shpesh lind pyetja: sa ujë duhet të pimë çdo ditë për të qëndruar të hidratuar dhe të shëndetshëm? Një rregull i njohur është “8 gota në ditë”, ose rreth 2 litra ujë në ditë. Megjithatë, kjo është një mesatare dhe nevojat për ujë ndryshojnë nga personi në person, në varësi të faktorëve të ndryshëm si: Mosha dhe gjinia, pesha trupore, aktiviteti fizik, temperatura e ambientit, gjendja shëndetësore dhe ushqimet që konsumojmë. Sipas Institutit…
Një qytetar serb është shoqëruar nga Policia e Kosovës të shtunën, gjatë festimeve të Vidovdanit në Gazimestan. Ai mbante veshur një bluzë me fotografinë e kryetarit të partisë “Demokracia Serbe”, Aleksandar Arsenijeviq. Pas këtij veprimi, vetë Arsenijeviq reagoi përmes një postimi në Facebook, ku pretendoi se personi në fjalë, Stefan Velkoviq, ishte arrestuar. Ai ironizoi gjithashtu duke shkruar se, sipas tij, në Kosovë e pret një “gjykim i drejtë dhe i paanshëm”, duke shtuar se “nuk ka fund kjo urrejtje”. Aleksandar Arsenijeviq aktualisht është në kërkim nga Policia e Kosovës, pasi në pronën e tij në fshatin Vallaq të Zveçanit,…
Një aeroplan i vogël trajnimi u rrëzua të shtunën në rajonin Kolomna, afër Moskës, duke shkaktuar vdekjen e katër personave. Aeroplani i tipit Yakovlev Yak-18T po kryente një manovër ajrore kur pësoi një defekt në motor. Si pasojë, ai humbi kontrollin dhe u përplas në një fushë, ku shpërtheu në flakë. Në bord ndodheshin dy instruktorë dhe dy kursantë, të cilët humbën jetën në vend. Prokuroria dhe agjencia e aviacionit kanë nisur një hetim për të zbardhur shkaqet e ngjarjes. /Telegrafi/
