Autor: TV News
Mesfushori Enis Bardhi do ta bartë fanellën e Konyasporit, ekip që bën gara në Superligën e Turqisë. Edhe pse ishte pranë marrëveshjes me Rizesporin, Bardhi ka zgjedhur Konyasporin, pasi të premten do ti nënshtrohet kontrollimeve mjekësore dhe do të prezantohet. Ai me Konyasporin do të firmos kontratë dyvjeçare dhe pas prezantimit do ti bashkohet pjesës tjetër të ekipit në fazën përgatitore në Erzurum. Bardhi te Konyaspori do të transferohet si futbollist i lirë pasi javë më parë ka shkëputur kontratën me Bodrumsporin, ekip që nuk mbijetoi në elitën e futbollit turk. 30-vjeçari po shihet si përforcim i rëndësishëm për mesfushën…
Pas paralajmërimit të bërë disa ditë më parë nga kryeministri Rama, ka nisur zyrtarisht aksioni për lirimin e hapësirave publike edhe në Tiranë. Grupet inspektuese kanë ndërhyrë sot në qendër të kryeqytetit, në pranë zonës së njohur me emrin “Piazza” duke hequr tavolina, karrige dhe struktura të paligjshme, me qëllim rikthimin e këtyre hapësirave që pengojnë lëvizjen e lirë dhe sigurinë publike në funksion të qytetarëve. Por aksioni i ndërmarrë nga strukturat shtetërore nuk është pritur mirë nga shumë pronarë që kanë bizneset e tyre në katet e para të blloqeve të banimit. Në shenjë proteste, sot ata kanë mbyllur…
Një sulm rus në Kiev ka shkaktuar dy viktima dhe 13 të plagosur. Gjithashtu edhe dëme të mëdha materiale në ndërtesa banimi dhe objekte publike. Sipas autoriteteve lokale, sulmet ndodhën në gjashtë lagje të qytetit, përfshirë Shevchenkivskyi dhe Podilsky. Mbetje të dronëve goditën çatitë e ndërtesave, automjete dhe depo, duke shkaktuar zjarre masive dhe shpërthime të fuqishme. “Ndërtesa banimi, automjete, depo, ndërtesa zyrash dhe jo-banesore po digjen,” deklaroi Tymur Tkachenko, kreu i administratës ushtarake të Kievit, përmes një postimi në Telegram. “Fatkeqësisht, kemi dy të vdekur. Këta njerëz u vranë nga rusët. Kjo është një humbje e tmerrshme”, shtoi ai.…
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim në Bashkinë e Durrësit këtë të martë. Në fokus të takimit ishte e njëjta tematikë, ajo e lirimit të hapësirave publike. Vizion Plus ka mësuar se kreu i qeverisë, ashtu si në Vlorë e Fier, edhe në Durrës u ka kërkuar drejtuesve të bashkisë që të japin dorëheqjen. Ndërkohë ish-kandidatëve dhe deputetëve u ka kërkuar që të dalin në terren, të flasin me qytetarët dhe të dëgjojnë ankesat e tyre. Kujtojmë që Rama më herët zhvilloi një takim në Bashkinë e Fierit ku kërkoi shkarkimin e të gjithë drejtorëve që kanë neglizhuar me detyrën,…
Portieri Amrush Bujupi është bërë me skuadër të re. Bujupi ishte pjesë e skuadrës së Malishevës në edicionin e kaluar, por vendosi që të largohet. ‘GazetaBlic Sport’ mëson se tashmë Bujupi ka nënshkruar marrëveshje me skuadrën e Vëllaznimit, ku do të mbrojë ngjyrat e skuadrës kuq e zi nga Gjakova. Kujtojmë që portieri 28 vjeçar ka mbrojtur portën e disa skuadrave në të kaluarën, duke qenë pjesë e Feronikelit ’74, Lirisë, Drenasit, Llapit dhe disa ekpieve tjera. /GazetaBlic Sport/
Një 20-vjeçar shqiptar është goditur me thikë këtë të enjte në Itali. Ai ka marrë plagë në gjoks dhe në bark. Sipas mediave italiane, në qytetin e Rovigos ka ndodhur një sherr mes dy të rinjve, përleshje me thika në rrugën pranë qendrës së qytetit. I riu ndodhet aktualisht në spitalin e Rovigos nën kujdes mjekësor, në gjendje të qëndrueshme, megjithëse plagët janë në zona të ndjeshme të trupit. Sipas të dhënave të para, konflikti kishte nisur si një takim për “sqarim” midis dy të rinjve, një shqiptar dhe një rumun, të dy rreth të njëjtës moshë, por ka përfunduar…
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka qenë së fundmi e ftuar në një intervistë të veçantë për televizionin prestigjioz ABC, ku foli me krenari për prejardhjen e saj dhe për rrugëtimin që e ka bërë një ikonë globale të muzikës pop. E pyetur nga gazetari për ndikimin e rrënjëve të saj nga Kosova dhe Londra në artin që krijon sot, Rita nuk hezitoi të theksojë se origjina e saj është thelbësore në formimin e saj si artiste dhe si njeri. “Mund të flas për këtë përgjithmonë. Kurrë nuk e harroj nga vij. Qysh në fillimet e mia, më…
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur këtë të enjte në Romë, atje ku mbahet “Ukraine Recovery Conference 2025”, Konferenca për Rimëkëmbjen e Ukrainës. Një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare të këtij viti, në mbështetje të Ukrainës dhe rindërtimit të saj pas pasojave shkatërruese të luftës, me pjesëmarrjen e liderëve botërorë, përfaqësuesve të lartë të BE-së, G7-ës, organizatave ndërkombëtare, institucioneve financiare dhe sektorit privat, për të koordinuar ndihmën konkrete dhe investimet strategjike në sektorët kyç të Ukrainës. Rama është pritur nga homologia e tij, Giorgia Meloni. /vizionplus.tv
Thibaut Courtois e ulmoi presidentin e La Ligas, Javier Tebas, pas humbjes ndaj PSG-së. Ai tha se nuk ka parë kurrë një person tjetër që dëshiron të jetë protagonist si Tebas, transmeton GazetaBlic Sport. “Nuk kam parë kurrë një president të ligës të flasë si Javier Tebas. Ai gjithmonë dëshiron të jetë protagonist. Ai nuk dëshiron që Kupa e Botës për Klube të ekzistojë? Epo, ekziston”, shtoi Courtois. Kujtojmë që presidenti Tebas përfshihet vazhdimisht në polemika dhe diskutime, në veçanti kur gjërat kanë të bëjnë me Barcelonën dhe Real Madrid. /GazetaBlic Sport/
Dy persona kanë humbur jetën dhe të paktën 12 të tjerë janë plagosur, nga një seri sulmesh ajrore të ushtrisë ruse mbi kryeqytetin ukrainas, Kiev. Goditjet ndodhën gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, kur mbi qytet u lëshuan raketa balistike dhe dronë shpërthyes. Presidenti Zelensky, ka dënuar ashpër këtë përshkallëzim dhe ka kërkuar reagim të menjëhershëm nga bashkësia ndërkombëtare. “U përdorën 18 raketa, përfshirë ato balistike, dhe rreth 400 dronë sulmues, gati 200 prej tyre ishin “shahedë. Ky është një përshkallëzim i qartë i terrorit nga Rusia, qindra “shahedë” çdo natë, sulme të vazhdueshme dhe sulme masive në…
