Autor: TV News

Koha me diell nënkupton verë evente sportive, piknikë, ditë plazhi dhe djegie nga dielli. Nëse lëkura juaj nuk është e mbrojtur mirë me krem mbrojtës ndaj diellit, mund të digjeni vetëm për disa minuta. Por mos u shqetësoni nëse dini si të kujdeseni për djegiet nga dielli, ka shumë mënyra natyrale për të qetësuar djegien në shtëpi. Çfarë të bëni për lehtësim të menjëhershëm pas një djegie nga dielli Nëse qëndroni gjatë në diell ose harroni të lyheni me krem, veproni menjëherë sapo vini re që lëkura ju është djegur. Për të nisur procesin e shërimit dhe për të lehtësuar…

Read More

Komisionerja Marta Kos ka vlerësuar në Parlamentin Evropian progresin e Shqipërisë përgjatë muajve, si dhe punën e SPAK si organi që riktheu besimin tek drejtësia. “SPAK është sot institucioni më i besuar në vend. Kjo duhet mbrojtur dhe forcuar”, u shpreh Komisionerja, duke vlerësuar angazhimin e reformës në drejtësi. Komisionerja për zgjerim u tha anëtarëve të Parlamentit Evropian se bisedimet me Shqipërinë po ecin me një shpejtësi të madhe, edhe pse ende ka shumë punë për t’u bërë. “Ky raport vjen në një moment vendimtar, pasi negociatat e anëtarësimit mes Shqipërisë dhe BE-së po ecin me një ritëm të paparë…

Read More

Futbollisti kosovar, Kastriot Selmani bëri një lëvizje interesante në merkaton e verës. Selmani u largua nga skuadra e Dritës, duke u transferuar tek skuadra kampione e Shqipërisë, KF Egnatia. Debutimi i tij tek kjo skuadër në ndeshje zyrtare erdhi në momentin më të mirë, në ndeshjen e parë eliminuese në Ligën e Kampionëve. Egnatia triumfoi me shifrat 1 me 0 ndaj Breidablik, duke siguruar avantazh deri në ndeshjen e dytë, atje ku do të vendoset gjithçka. Në një intervistë për ‘GazetaBlic Sport’, Kastriot Selmani, tha se ambientimi i tij ka qenë shumë i lehtë, sepse pritja ka qenë fantastike, duke…

Read More

Pas arrestimit të shtunën e kaluar (5 korrik) nga policia zvicerane në aeroportin e Zyrihut, ndaj reperit të njohur shqiptar, Noizy është kërkuar masa e paraburgimit. Sipas medias zvicerane ne shqip LeCanton27.ch, arrestimi i tij u bë me urdhër të Zyrës së Prokurorit Publik për Krime të Rënda të Dhunshme, e cila ka njoftuar se 38-vjeçari akuzohet për disa vepra penale. “Prokuroria Publike po zhvillon procedura penale kundër reperit shqiptar…” , ka deklaruar sot për gazetën zvicerane ne shqip LeCanton27.ch Erich Wenzinger zëdhënës i Zyrës së Prokurorit të Lartë Publik dhe Departamentit te Drejtësisë te Punëve të Brendshme. Prokuroria Publike ka…

Read More

Ministria e Jashtme e Rusisë akuzon qeverinë gjermane se synon të marrë pjesë në sulmet ushtarake të Ukrainës përtej kufijve të Rusisë. “Pas gjithë kësaj velloje fjalësh qëndron dëshira e maskuar keq e qeverisë Merz për të marrë pjesë edhe në goditje thellë brenda vendit tonë”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, njofton agjencia shtetërore e lajmeve Tass. Ajo ju referua deklaratave të kancelarit Friedrich Merz lidhur me furnizimin e Ukrainës armë me rreze të gjatë veprimi, raketa të tipit Taurus. Berlini nuk e merr në konsideratë faktin se kjo do të thotë një hyrje të…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet e tij sociale një pamje të Lungomares në Vlorë, pas aksionit për lirimin e hapësirave publike të zaptuara. Rama nënvizon se Lungomarja doli në dritë, duke hequr barrikadat absurde dhe frymën e shëmtimit kioskëzues.Lexo edhe :Related Posts POSTIMI I PLOTË:  VLORA sot pasdite! Ja se si doli në dritë Lungomarja, thjesht duke hequr barrikadat absurde dhe frymën e shëmtimit kioskëzues, ndërkohë që të gjithë kanë hapësirën e tyre, edhe qytetarët, vizitorët, turistët, edhe njësitë e shërbimit, të çliruara nga “rraqet” e tepërta dhe të tërhequra qytetarisht në zonën e tyre. /vizionplus.tv 

Read More

Prishtina dhe Malisheva i zhvillojnë sonte ndeshjet e tyre në garat evropiane. Kryeqytetasit luajnë në kualifikimet e Europa League, atje ku sonte luajnë në transfertë tek Sheriff Tiraspol, shkruan GazetaBlic Sport. Nuk pritet të jetë një ndeshje e lehtë për fituesen e Kupës së Kosovës, por që synimi është për të marrë rezultat sa më pozitiv, në ndeshjen që fillon në ora 19:00. Skuadra tjetër kosovare, FC Malisheva luan në kualifikimet e Conference League, atje ku sonte e pret skuadrën e Vikingur Reykjavik. Kjo ndeshje luhet me fillim nga ora 20:15, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’. /GazetaBlic Sport/  

Read More

Sekretarja e Departamentit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Kristi Noem, njoftoi të martën se udhëtarët nuk do të jenë më të detyruar të heqin këpucët gjatë kalimit nëpër kontrollet e sigurisë të TSA-së në aeroportet amerikane, duke i dhënë fund një politike që ka qenë në fuqi për gati dy dekada. Sipas Noem, politika e re hyn në fuqi menjëherë dhe zbatohet në të gjitha aeroportet e SHBA-së. Ajo theksoi se edhe pse pajisjet e sigurisë mund të ndryshojnë nga një aeroport në tjetrin, Departamenti i Sigurisë Kombëtare ka vlerësuar me kujdes të gjitha sistemet dhe është “plotësisht i bindur”…

Read More

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar në rrjetet sociale pas ngjarjes tragjike në Shkodër, ku kapiteni 51-vjeçar Arben Anamali humbi jetën pasi shpëtoi nga mbytja dy turistë. Kreu i shtetit e cilësoi Anamalin si një shembull heroizmi dhe modeli shoqëror që duhet nderuar.Lexo edhe :Related Posts “Nderim përjetë Arben Anamalit, kapitenit 51-vjeçar nga Shkodra për aktin heroik të shpëtimit të dy turistëve nga mbytja, duke dëshmuar një model shoqëror dhe shpirt heroik,” shkruan Presidenti Begaj. Ai shprehu gjithashtu solidaritetin e tij me familjen e të ndjerit: “Jam pranë familjarëve të tij në këto momente të vështira dhimbjeje.” Ngjarja ka…

Read More

Të paktën 161 persona rezultojnë ende të zhdukur në një qark të Teksasit, katër ditë pasi përmbytjet vdekjeprurëse dhe shkatërruese goditën disa pjesë të shtetit, tha guvernatori Greg Abbott, ndërsa shpresat për gjetjen e të mbijetuarve po shuhen. Të paktën 109 persona kanë vdekur pas përmbytjeve, 94 pret të cilëve vetëm në zonën e Kerrville, tha Abbott në një konferencë për shtyp të martën. Në Teksas, përpjekjet të kërkim-shpëtimit vazhdojnë. Abbott u zotua se ekipet e emergjencës “nuk do të ndalen derisa të gjendet çdo person i zhdukur”. Ekipet e ndihmës nga agjenci të ndryshme po punojnë së bashku në…

Read More